inter-milan-team-captain-mauro-icardi (1)

Të gjithë e duan Icardin

Tranjer i sapoemëruar i Interit, Stefano Pioli, ka thurrur elozhe për sulmuesin e tij, Maurico Icardi.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi argjentinas edhe pse është në sezonin e tij më të mirë, në muajin e fundit ishte në probleme me tifozët ultras të Interit, për shkak të auto-biografisë së tij.

Pioli shpreson se kapiteni i skuadrës të vazhdojë të shënoj gola dhe të japë më të mirën nga vetja.

“Unë jam i kënaqur që kam mundësinë për të trajnuar Mauro Icardin. Ai është një sulmues i madh”, ka thënë Pioli gjatë prezantimin të tij.

“Ai shënon vazhdimisht dhe shpresoj të vazhdoj ta bëjë këtë duke sakrifikuar për skuadrën. Do të shënojë edhe të tjerë,madje shumë gola”, ka përfunduar trajneri italian. /Periskopi.com