Bebe Rexha MTV EMA

“MTV EMA” do të prezantohet nga shqiptarja, Bebe Rexha (Video)

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e “MTV EMA” në Twitter me anë të një videoje, ku Bebe shfaqet mjaft mirë, ndërkaq vetë artistja shkruan: “Jam shumë e emocionuar për të prezantuar “MTV EMA” në Roterdam këtë vit”, përcjell “albinfo.ch”.

Periskopi.com Limonada

Shqiptarja me origjinë nga Dibra e cila vetëm një muaj më parë ishte prezent në Tiranë në një koncert madhështor, do të mirëpresë artistët botërorë më të ndjekur të momentit, e cila do të mbahet me 6 nëntor në Roterdam, Holandë.

Përveç prezantimit, ajo edhe do të performojë teksa është edhe në garë për dy çmime.

Bebe Rexha, është e nominuar në kategoritë për “Depërtimin më të mirë” dhe “Ylli më i mirë i ri”, ku në këtë të fundit ajo është në të njëjtën kategori me shqiptaren tjetër Dua Lipa, dhe  të dyja do të “luftojnë” për të rrëmbyer këtë çmim.

Kujtojmë se ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për dibranen. Ajo ka shitur më shumë se 10 milionë single-s, ka arritur 1 miliard dëgjime në Spotify dhe më shumë se 1.3 miliardë klikime në Youtube dhe Vevo.

Këngët hite të Bebe Rexhes janë:  “Me Myself & I”, “Hey Mama” si dhe hiti i fundit  në bashkëpunim me Nicki Minaj “No Broken Hearts”.