sissoko

Juve shpreson për Sissoko

Periskopi.com Sporti

Juventus është duke shpresuar se do të arrijë transferimin e Moussa Sissoko.

The Sun shkruan se ‘Zonja e vjetër’ beson se Newcastle United do të lejojë largimin e francezit për një shifër 15 milionë funte.

Megjithatë, vështirë se mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi klubi anglez kërkon rreth 30 milionë funte. /Periskopi.com

sissoko

Juventus e do Sissokon

Periskopi.com Sporti

Kampioni i Serie A, Juventus është duke u interesuar për mesfushorin e Newcastle United, Moussa Sissoko, shkruan Tuttosport.

Bardhezintjë e shohin francezin si zëvendësuesin e Paul Pogba, i cili javë më parë u largua drejt Manchester United.

Ditë më parë, ‘Zonja e vjetër’ e kërkonte mesfushorin e Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, mirëpo parisienët nuk lejuan largimin e tij dhe tani klubi italian ka kthyer sytë kah Sissoko, i cili shkëleqeu me paraqitjet në Euro 2016 me Francën. /Periskopi.com

sissoko

Interi në bisedime për Sissoko

Periskopi.com Sporti

Interi ka nisur bisedimet me Newcastle United rreth mundësisë së transferimit të mesfushorit të kësaj të fundit, Moussa Sissoko, shkruan Shields Gazette.

Francezi i cili shkëlqeu në Kampionatin Europian me kombëtaren e tij, pritet të largohet nga bardhezinjtë, skuadër kjo e cila nuk arriti të siguronte mbijetesën në Premier Ligë në sezonin e kaluar.

Newcastle kërkon hiç më pak se 30 milionë funte për Sissoko, i cili më herët ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Arsenali. /Periskopi.com