dembele

Gjigandët pas Dembele

Arsenali është duke vëzhguar nga afër sulmuesin e Celtic, Moussa Dembele.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ kanë dërguar vëzhgues për të parë nga afër futbollistin në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi shënoi dy gola në sfidën në fjalë e cila përfundoi baraz 3:3.

Mirëpo, londinezët nuk do ta kenë të lehtë transferimin e tij, pasi përveç rezistimit të mundshëm të skocezëve për të mos e shitur lojtarin, problem mund të paraqesë edhe interesimi i dy klubeve tjera të njohura, Real Madrid dhe Bayern Munich. /Periskopi.com

drogba

Ky pritet të bëhet Drogba i ardhshëm

Brendan Rodgers beson se Moussa Dembele mund të bëhet në të ardhmen Didier Drogba i ri.

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Celtic i dha këto deklarata pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, ku Dembele shënoi dy gola.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Kam punuar me Didier Drogban te Chelsea dhe mendoj se Moussa Dembele është i njëjti tip i lojtarit”, deklaroi Rodgers.

“Didier erdhi në Chelsea në moshën 26-vjeçare. Dembele është vetëm 20 vjeç. Ai është ende një fëmijë”, shtoi ai. /Periskopi.com