Fundjava me mot të freskët dhe me shi

Periskopi.com Lajme

Këto ditë të fundjavës, nga Atlantiku, kanë depërtuar mbi rajonin tonë fusha të ulëta barike me masa të ftohta ajrore, që do të sjellin përkeqësim të motit me reshje shiu dhe rënie të temperaturave.

Po mbanë mot i freskët, kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Të shtunën vende-vende kishte edhe bubullima. Edhe të hënën, parashihet të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

Nga dita e martë pritet përmirësim i motit, me rritje të temperaturave dhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8C, e ato maksimale do të zbresin deri në 17C. Nga fillimi i javës maksimalet do të rriten gradualisht në 22C deri në 26C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 4-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale./ Periskopi

Moti për ditët në vijim

Periskopi.com Lajme

Të mërkurën paradite ka mbajtur mot kryesisht me diell.

Pasdite vende-vende kanë filluar reshje lokale shiu me bubullima, që do të vazhdojnë edhe të enjten paradite, ndërsa të enjten pasdite do të mbajë mot më stabil me kthjellime.

Nga e premtja pasdite sërish priten mundësi të reja për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 14C, e ato maksimale nga 26C deri në 28C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale./ Periskopi

Moti për të dielën, në ditën kur votohet

Periskopi.com Lajme

Një front i ftohtë nga Evropa qendrore, pritet të kaloj mbi rajon gjatë natës dhe nesër paradite, që do të sjell të reshura shiu dhe rënie të lehtë të temperaturave.

Sonte dhe nesër paradite, me kalimin e frontit të ftohtë, do të mbajë mot kryesisht me vransira, reshje lokale shiu, vende-vende edhe me bubullimë.

Të dielën gjatë ditës do të mbajë mot jo shumë i ngrohtë, pjesërisht i vranët, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.

Në fillim të javës, me depërtim të fushave me presion të lartë mbi rajon, pritet përmirësim i motit, ku do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Të mërkurën, sërish një front i ftohtë do të kaloj mbi rajon, që do të sjell mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 14C, e ato maksimale të dielën do të zbresin në 22C, por në fillim të javës do të rriten deri në 28C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike, pas rritjes që do të shënojë nesër, javën e ardhshme do të luhatet rreth vlerave normale./Prishtina Ëeather/ Periskopi

 

Moti për javën e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës parashikon se gjatë 5 ditëve të javës së ardhshme do të mbaj mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

“Kjo gjendje jo stabile e motit do të mbretëroj vetëm në gjysmën e parë të javës, kurse në pjesën e dytë të javës pritet stabilizim i motit”, thuhet në një njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Mot i pazakontë në Evropë, ndërmjet stuhive dhe të nxehtit rekord

Periskopi.com Lajme

Veriun e Evropës e përfshin përmbytjet e stuhitë, ndërsa në perëndim të nxehtit arrin nivele rekorde.

Evropa vazhdon të jetë e përfshirë nga temperatura të larta dhe stuhive me përmbytje jo të zakonta në këtë fundmaj.

Në Paris banorët mezi po gjejnë vende për t’u freskuar në temperatura korriku që arrijnë 35 gradë celcius. Temperaturat arritën në 35 gradë celcius, kur mesatarja e kësaj periudhe është 10 gradë më poshtë.

Siç raporton “Abcnews”, stuhi të pazakonta goditën Moskën orëve të fundit, duke u marrë jetën 12 personave e duke lënduar 125 të tjerë.

Në spital për të marrë ndihmë u paraqitën edhe 17 fëmijë. Erërat që arritën një shpejtësi prej 80 km/orë përmbysën makina e thyen pemë. Nëpër aeroporte u anuluan fluturimet. Autoritetet thanë se stuhia e pazakontë shkaktoi në një ditë të njëjtin numër viktimash që kanë shkaktuar të gjitha stuhitë e 20 vjetëve të fundit në Moskë.

Stuhi e përmbytje pati edhe në shumë qytete të Gjermanisë, ku jo më larg se të hënën temperaturat arritën në 34 gradë.

Edhe në Zvicër temperaturat e larta kanë shënuar rekord gjatë fundjavës, që janë të pazakonta në muajin maj, ndërsa gjatë javës pritet temperaturat të bien dhe të ketë stuhi me vetëtima.

Mot i pazakontë në Evropë, ndërmjet stuhive dhe të nxehtit rekord

Moti sot mbi vendin tonë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti mbi vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, kurse, vranësirat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 6m/s.

 

Moti për këtë vikend

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.

Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 grad Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperendimi me shpejtësi deri 5m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sërish befason moti, ja temperaturat për ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Pas depërtimit të fushave të qëndrueshme me presion të lartë, gjatë ditës së sotme, ditëve në vijim mbi rajon nga Atlantiku pritet të depërtojnë fusha jostabile me presion të ulët dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore.

Nën këto kushte, të enjten do të mbajë mot i ngrohtë, paradite me diell, e gjatë ditës vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten mundësi për riga lokale shiu, të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe të premten paradite, e më pas gjatë ditës së premte do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira dhe diell.

Në fundjavë do të mbajë mot i ngrohtë, jostabil dhe i ndryshueshëm, me vransira të pjesëshme, ku në orët e pasdites priten edhe të reshura lokale shiu me bubullimë.

Edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot jostabil, me vransira dhe diell, e gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare, me minimale nga 5C deri në 13C, e maksimale nga 22C deri në 24C.

Do të fryejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.

 

Parashikimi i motit për këtë vikend në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që gjatë dy ditëve të vikendit, vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion stabil atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm: të shtunën me intervale me diell dhe vranësira të çrregullta, ndërsa të dielën kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.

Ky është parashikimi i motit për muajin e shenjtë të Ramazanit

Periskopi.com Lajme

Na ndajnë edhe disa javë nga fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, ku edhe do të nisin agjërimin më shumë se 1 miliardë myslimanë anë e mbanë botës.

Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 27 maj dhe dita e parë e Fiter Bajramit është me 25 qershor, transmeton Indeksonline.

Sipas fesë islame, agjërimi në Islam nënkupton abstenimin apo “me u përmbajte nga një veprim”.

Se si do të jenë temperaturat gjatë këtij muaji na njofton Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Aliu thotë se muaji i maj karakterizohet kryesisht me reshje shiu, ku temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë celsius.

“Muaji maj do të karakterizohet me reshje të mjashtueshme të shiut. Parashikohet nga 14 deri në 16 ditë të ketë reshje lokale shiu. Përhapja e këtyre reshjeve nuk do të jetë uniformë për shkak të relievit që ka Kosova.

Temperaturat maksimale për këtë muaj parashikohen të lëvizin nga 18 deri në 21 gradë celsius mesataret e maksimaleve, ndërkaq minimalet e mesataret 8 deri në 10 gradë celsius që pritet të lëvizin ngadalë. Do të ketë herë herë erë të vrullshme, kryesisht nga drejtimi i jug perëndimit, ku shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 22m/s.

Nuk përjashtohen ditët e reshjeve, do të ketë edhe shkarkime të rrufesë të cilat fatkeësisht në disa territore të vogla mund të sjellin edhe thartuesi të breshrit dhe kjo si pasojë e ndryshimeve të temperaturave të fuqishme dhe breshëformuese dhe klimës së larmishme që ka vendi ynë”, ka thënë ai.

Parashikimi i motit për fundjavë

Periskopi.com Lajme

Gjatë dy ditëve të vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe zbrazje elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s

Moti deri në fundjavë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Vranësirat ditën e martë dhe të premten kanë mundësi  që vende- vende të shoqërohen me shi, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat minimale sipas IHMK-së, do të lëvizin  ndërmjet 3-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

Pra, një javë pak më e nxehtë se java që lamë pas. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejt 137si deri 8 m/s./

Sonte pas mesnatës ndryshon ora

Ardhja e stinës së pranverës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së diellit sipas ekliptikës.

Periskopi.com Lajme

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës.

Mw 21 mars dita zgjat 12 orë e shtatë minuta.

Zakonisht, dita e parë e pranverës emërohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, pra nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të diellit, kanë kaluar 12 orë.

Me ardhjen e pranverës të dielën e fundit të muajit mars ndodh edhe ndërrimi i orës.

Kështu, këtë të diele, më 26 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara.

I quajtur ndryshe numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’i japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë sa më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale.

Për vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast./ Periskopi

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot në Kosovë, e diel 12 mars 2017 parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.

Periskopi.com Lajme

Era do fryj nga Veriu 10 deri 30 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 5-C.

Ky është moti për sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë, e enjte 16 shkurt 2017 parashikohet të jetë me diell.

Periskopi.com Lajme

Era do fryj nga Veriu 10 deri 30 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga -2-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 10-C.

Ky është moti për ditët e ardhshme

Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë prezente edhe përgjatë këtyre ditëve.

Periskopi.com Lajme

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.

Temperaturat maksimale do të jenë në rritje graduale duke përjashtuar ditën e hënë dhe të martën ku maksimalet e ditës do të mbeten të ngjashme me këto ditë të gjysmës së dytë të javës që po e lëmë.

Nga dita e mërkure , temperaturat maksimale do të shënojnë ngritje duke lëvizur nga 5 deri në 11 gradë Celsius, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5C deri -1 gradë Celsius.

Do të të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi  deri në 7m/s.

Temperaturat pritet të ndryshojnë ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend pritet të ketë ndryshim të temperaturave.

Periskopi.com Lajme

Sipas IHMK-së ditëve të ardhshme pritet të bjerë borë por që temperaturat gjatë ditës do të sillen rreth 0 gradë Celcius.

Rrezet me diell pritet ta zbusin situatën e acartë që mbizotëroi ditëve të fundit në vend.

Temperaturat gjatë natës do të shkojnë deri në -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të jetë nga 0 – 1 gradë Celsius.

Të shtunën pritet të ketë sërish reshje shiu e bore, ndërsa të dielën vranësira të shpërndara me intervale me diell.

Java e ardhshme parashihet të jetë me reshje bore por temperaturat nuk do të zbresin shumë, minimalet do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja.

Temperaturat e ulëta edhe sot

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare, ku vende-vende do të ketë reshje bore me intensitet të dobët.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius. .Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Nesër temperaturat deri -25 gradë celsiusë në Kosovë

Kjo fundjavë është me mot shumë të ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, ndërsa ditën e diel do të ketë edhe intervale me diell.

Periskopi.com Lajme

Në fillim të javës së ardhshme turbullira nga Arktiku do të mbetet e bllokuar mbi Detin e Zi, që do të vazhdojë të sjellë mot shumë të ftohtë, me mundësi që kohëpaskohe të kemi edhe rrebeshe të dobëta bore, raporton Prishtina Weather

Temperaturat e ajrit gjatë natës do të vazhdojnë të pësojnë rënie, ku në fundjavë minimalet pritet të zbresin deri në -21C, e në vise malore deri në -25C, ndërsa maksimalet do të zbresin në -12C deri -10C. Në fillim të javës do të ketë rritje graduale të temperaturave, por që do të vazhdojnë të mbesin thellë nën vlera mesatare.

Era gradualisht do të fillojë të qetësohet, duke vazhduar të fryjë nga veriu-veriperëndimi me intensitet mesatar 3-7m/s, e në fillim të javës do të fryjë lehtë nga verilindja 1-2m/s.

Shtypja atmosferike ka filluar të shënojë rritje, që në fundjavë do të rritet mbi vlera normale./ Periskopi

Kur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk i di kompetencat e veta, reagon ndaj deklaratave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ish drejtorit Sylë Tahirsylaj dhe disa portaleve që raportuan mbi deklaratën e tij se “duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme”.

Periskopi.com Lajme

IHMK-ja thotë se është duke e përcjellë situatën meteorologjike në gjithë territorin e Kosovës.

“Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale”, thuhet në njoftimin e IHNK-së.

“IHMK posedon rregulloren me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucionalë që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit. Do të vjen dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashke me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtë institucionale, të japin përgjegjësi para ligjit”, thuhet më tej në reagim.

Në fund të reagimit të saj, IHMK ka thënë se bëjnë parashikime dhe ju dërgojnë medieve, kurse organet kompetente janë ato që nëse e shohin të nevojshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme.