Sulm me armë kimike në Mosul

12 civilë janë lënduar në Mosul nga ajo që duket të jetë sulmi i parë me armë kimike gjatë luftës për të marrë kontrollin e qytetit nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Periskopi.com Lajme

Një mjek nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka konfirmuar këtë incident për BBC-në, transmeton Klan Kosova.

Ndër personat e lënduar është një një foshnje njëmuajshe p një foshnje njëmuajshe derisa një djalosh 11 vjeçar ka probleme të mëdha me frymëmarrje dhe lëkurë.

Sipas disa raportimeve ende nuk është bërë e ditur se çfarë substance është përdorur megjithatë ky po trajtohet si sulm me armë kimike.

Sulm vetëvrasës në Mosul, 11 të vdekur

Gjatë sulmit vetëvrasës të pjesëtarëve të organizatës terroriste DEASH në Kokjeli, në lindje të Mosulit, kanë humbur jetën edhe dhjetë persona, ku si pasojë numri i personave të vdekur është rritur në 11.

Periskopi.com Lajme

Koloneli i policisë në Ninova, Tahsin el-Juburi për Anadolu Agency deklaroi se në sulmin vetëvrasës janë plagosur 44 persona.

Sulmi është kryer në afërsi të tregut dhe qendrës të forcave të sigurisë në Kokjeli i cili para thuajse dy muajve u çlirua nga pjesëtarët e DEASH-it. Sipas tij të gjithë të vdekurit janë civilë, ndërsa mes të plagosurve gjenden edhe nëntë ushtarë irakiane dhe pjesëtarë të forcave tjera të sigurisë.

Ky sulm vetëvrasës është sulmi i parë ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në territorin e çliruar të Mosulit lindor.

Pjesëtarët e ushtrisë irakiane në Kokjeli, që ndodhet në hyrjen lindore të Mosulit, e çliruan nga DEASH-i më 1 nëntor.

OKB: Mbi 100.000 të zhvendosur nga operacioni në Mosul

Misioni i OKB-së në Irak (UNAMI) ka deklaruar se rreth 106.400 persona janë zhvendosur nga Mosuli prej kur filloi operacioni më 17 tetor

Periskopi.com Lajme

Mbi 100.000 njerëz janë zhvendosur nga Mosuli prej kur ka filluar operacioni për çlirimin e këtij qyteti i cili mbahet nën kontroll të organizatës terroriste DEASH, flasin të dhënat e Kombeve të Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, misioni i OKB-së në Irak (UNAMI) tha se rreth 106.400 persona janë zhvendosur nga Mosuli prej kur filloi operacioni më 17 tetor.

“Ndërsa 9.500 perona janë kthyer në shtëpitë e tyre, 99.300 irakianë akoma llogariten si të zhvendosur”, thuhet në kumtesën e misionit UNAMI.

Javën e kaluar Mistria për Emigracion e Irakut tha se mbi 107.000 persona janë zhvendosur prej kur ka filluar ofensiva kundër DEASH-it në Mosul.

 

Eyad Rafed nga Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut, ka deklaruar se situata humanitare është përkeqësuar dhe se civilët janë duke braktisur zonat të cilat janë cak i sulmeve të DEASH-it.

“Në 25 orët e fundit rreth 1.500 civilë janë transferuar ose zhvendosur në kampet në jug të Mosulit”, deklaroi Rafed për AA.

Zyrtarët irakianë kanë premtuar për të rimarrë Mosulin i cili u pushtua nga DEASH-i bashkë me një pjesë të madhe të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.

ISIS privon banorët nga uji në Mosul

ISIS po përdor një “armë të re” në betejën për Mosulin...ujin! Të paktën gjysmë milionë njerëz që jetojnë të bllokuar mes zjarrit të artilerisë në qytetin irakian nuk kanë më akses ndaj ujit të pijshëm, siç bëri të ditur OKB për median amerikane CNN.

Periskopi.com Lajme

Një prej tubave kryesore të ujit është dëmtuar rëndë dhe duke qenë se gjendet në territorin e kontrolluar nga xhihadistët, kjo e bën të paaksesueshëm për riparime.

Ushtria irakiane, e ndihmuar nga forcat aleate nisi në shtator ofensivën për çlirimin e Mosulit, prej dy vitesh nën kontrollin e Shteti Islamik.

Zyrtarë dhe dëshmitarë në zonë thonë se tubi ishte dëmtuar gjatë luftimeve, por se axhenda ogurzezë e ISIS-it e kishte përshkallëzuar edhe më tej problemin. Grupi ka ndërprerë qëllimisht furnizimin me ujë në lagjet pranë frontit të luftës sipas supervizorit të shërbimeve energjetike dhe të ujit në Mosul.

Ata po i privojnë njerëzit nga uji i pijshëm dhe elektriciteti dhe duan t’i tërheqin ata pas vetes për t’i përdorur si mburoja njerëzore”, ishin fjalët e tij. Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk mund të verifikojë pretendimet, por thotë se kjo lloj praktike ishte parë edhe në qytete të tjera të pushtuara nga ISIS.

ISIS dëbohet nga dhjetëra fshatra pranë Mosulit

Forcat shiite irakiane kanë mundur të çlirojnë 46 fshatra në perëndim dhe jugperëndim të Mosulit, si pjesë e një operacioni për të larguar grupin militant Shtetin Islamik (ISIS) nga qyteti verior i Irakut, njoftoi një zyrtar.

Periskopi.com Lajme

“Forcat çliruan një sipërfaqe prej 590 kilometra katrorë, duke shkatërruar 20 makina me bomba dhe duke vrarë dhjetëra militantë të Shtetit Islamik, ndërsa të tjerët u larguan”, deklaroi Ahmmed Al-Asady, deputeti dhe zëdhënësi zyrtar i grupit paraushtarak shiit.

Në një zhvillim tjetër, forcat e përbashkëta të ushtrisë dhe policisë së Irakut dhe grupet e tjera aleate filluan një operacion në boshtin e jugut pranë Hammam al-alil, 20 kilometra në jug të Mosulit.

“Pasi të çlirojmë Hammam al-Alil dhe qytetet e fshatrat e lidhura me të, forcat do të depërtojnë në qarqet në jug të Mosulit dhe më pas të hyjnë në qytet nga ana e djathtë në perëndim të lumit Tigër”, tha kolonel Ahmmed al-Jabouri.

‘Trimat’ e ISIS-it largohen nga beteja të veshur si femra (Foto)

Beteja për rimarrjen e Mosulit ka hyrë në ditën e saj të katërt tashmë por duket se xhihadistët nuk janë edhe aq të vendosur për të luftuar.

Periskopi.com Lajme

Forcat qeveritare irakene kanë dhënë urdhër që gjithë femrat të largohen nga qyteti deri sa të mbarojë lufta.

Nga kjo kanë përfituar edhe xhihadistët të cilët janë veshur si femra për t’u larguar nga qyteti.

Por shumë prej tyre janë kapur nga ushtria irakene dhe tashmë përveç tentativës së dështuar për arratisjen duhet të përballen edhe me turpin, kuptohet, nëse kanë.

d1-260

d4-233  d2-253

‘Fillon të dorëzohet ISIS, udhëheqësit po ikin nga Mosuli’

Liderët e Shtetit Islamik kanë filluar të largohen nga Mosuli, duke lënë luftëtarët e huaj pas të përballen me ushtrinë irakiane dhe forcat kurde që tani kanë filluar të kenë në avancim qytetin, ka thënë një gjeneral amerikan.

Periskopi.com Lajme

Major Gen Gary Volesky, tha ISIS është duke e humbur pozitën e tij në Mosul dhe tani ka filluar edhe tërheqja e liderëve të kësaj organizate terroriste nga atje, shkruan The Guardian.

“Ne kemi parë lëvizje jashtë Mosulit. Kemi marrë indikacione se liderët kanë ikur. Por shumë luftëtarë të tyre ende qëndrojnë, pasi ata janë në gjendje të vdesin në vijë fronti, kështu që lufta do të vazhdojë”, tha Volesky.

Ai tha se operacionet e fundit anti-ISIS i treguan luftëtarëve të ISIS se e kanë të vështirë të shkojnë me larg se nga fortesat e tyre, kështu që e kanë të vështirë të largohen nga luftimet dhe janë të detyruar të luftojnë.

Sipas gjeneralit, pritet që shumë shpejt të çlirohet qyteti i Mosulit nga ISIS, edhe pse ai thotë se një gjë e tillë do të jetë tejet e vështirë.

Gjithashtu, ai tha se ka pasur një numër të madh të civilëve që janë larguar nga luftimet, por ka edhe nga ata që po qëndrojnë të fshehur duke rrezikuar jetën nga luftimet.

Megjithatë, organizata ndërkombëtarë “Save the Children” tha se të paktën 5,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar nga rajoni Mosulit të cilët janë strehuar në kampe të mbipopulluara të refugjatëve në Al-Hol përtej kufirit me Sirinë.

Qytetarët sirian thonë, se po jetojnë një jetë të vështirë duke parë gjithandej trupa të vrarë, por vuajnë edhe nga uria.

Mirëpo, ushtarët e ISIS nuk ndalen më kaq ata po vazhdojnë të përdorin civilët për tu mbrojtur, duke i maltretuar në mënyra të ndryshme.