Dashuria nuk njeh moshë, thotë Monica Bellucci

Periskopi.com Showbiz

Ka filma që për një aktor apo aktore shënojnë një pikë kthese dhe arsyet mund të jenë të shumta.

Për Monica Bellucci, ndër aktoret më të njohura italiane në botë, ikonë e bukurisë dhe modës, qytetare e botës për përkufizimin e saj – një shtëpi në Paris, një tjetër në Lisbonë, më pas në Itali, e sapo kthyer nga Kina, gati për t’u nisur pas një jave në edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës, pika e re e kthesës “On the Milky Road” do të dalë në kinema në 11 maj, transmeton ATSH një shkrim të Tgcom24.

Filmi me regji dhe interpretuar me artistin e shkëlqyer Emir Kusturica i ka kushtuar “lodhje të mëdha”, tre vjet punë në fshatrat serbe, por edhe kënaqësi të madhe, mes të cilave mësimi dhe interpretimi në gjuhën serbe.

“Të punosh me Ermir më ka ndyrshuar jetën, gjeta guximin që nuk e kam patur kurrë, kam marrë aq shumë nga energjia e tij , është një njeri që të frymëzon”, shprehet Bellucci.

Historia e filmit, pothuajse një përrallë me një ritëm ballkanik të Kosturicës , një dashuri nën zjarrin e luftës në ish-Jugosllavi mes dy protagonistëve jo të rinj që hasin në mijëra aventura.

Bellucci, 52 vjeç,shpjegon sepse e ndjen të afërt: Kam shumë respekt për këtë fim , sepse kinemaja prezanton sensualitetin dhe dashurinë e dy personave madhorë. Në fakt në jetë dashuria është e lidhur me energjinë dhe me kohën që ikën dhe On the Milky Road tregon pikërisht këtë , që dashuria nuk ka moshë”.

E pazakontë, në këtë shtet nuk të japin pension nëse je mbi 100 vjeç

Periskopi.com Lajme

Në Meksikë është më e lehtë të kalosh moshën 110- vjeçare se sa të marrësh pension. Këtë gjë e di mirë María Félix Nava, e njohur ndryshe si Dona Mariquita, e lindur në vitin 1900.

Gruaja 117- vjeçare, me origjinë nga Jalisco në Meksikë, e gjeti veten përballë burokracive të bankave të vendit të saj.

Kjo pasi siç shkruan gazeta argjentinase “Clarìn”, bankat nuk u japin pension personave që e kalojnë moshën 110- vjeçare.

Dona Maria nuk e kishte menduar se do jetonte kaq gjatë dhe aq më pak se ky bekim i Zotit, mund të kthehej në një mëkat.

Gruaja pavarësisht moshës, u desh të gjejë guximin për të vënë drejtësinë në vend, duke qenë se banka nxjerr karta vetëm për personat mbi 110 vjeç, shkruan noa.al.

María Félix ka probleme me shikimin dhe kequshqyerjen edhe për shkak të mungesës së pensionit, pasi për shtatë vjet nuk mundi të merrte pagesën.

Maria nuk u dorëzua dhe paditi bankën, duke bërë që gjatë javës së kaluar gjykata të vendosë në favor të saj, duke i dhënë gjithë pensionin e prapambetur.

Vdes personi më i vjetër në Drenicë, gruaja që përjetoi tri luftëra

Ka lënë 400 pasardhës dy ditë më parë kur ndërroi jetë. Ishte nënë e 12 fëmijëve, që për më shumë se gjysmën e tyre e priti vdekjen. Vdiq në moshën 88 vjeçare por ishte e fortë dhe ende jepte këshilla për të gjithë, raporton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Kjo është Kadë Franca, personi më i moshuar në Komunën e Drenasit.

Një grua e fortë, siç e përshkruajnë të gjithë ajo la shumë këshilla dhe çdo ditë tregonte përvojat e saj.

Mbiemrin e veçantë Franca, ajo e mori në moshën 15 vjeçare, kur u martua, kohë ajo që vajzat në Kosovës martoheshin edhe në atë moshë.

Jetoi në fshatin Tërstenik dhe kurrë nuk u ndal së bëri punë krahu.

Për të flasin të gjithë, madje edhe kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci.

Një nga nipërit e saj tregon se si asaj prindërit ia mësuan shkrimin dhe leximin ngase nuk kishte mundësi të shkonte në shkollë, e ajo vetëm pak muaj më parë dli edhe zgjedhje dhe votoi.

Jo vetëm kaq, Kada përjetoi tri lufta. Atë të Shaban Polluzhës, Luftën e II Botërore dhe luftën e fundit në Kosovë, të vitin ’99.

Për Periskopi.com nipërit e saj tregojnë se ajo i këshillonte deri pak ditë para se të vdiste, që të mësonin dhe punonin sa më shumë.

“Na thoshte punoni dhe mësoni, madje ishte shumë e rreptë. Thoshte që nëse doni të ardhme të mirë duhet këto dyja’, thotë Brahim Franca, nipi i saj që mbanë emrin e gjyshit, përkatësisht bashkëshortit të Kadës.

Për Kadën dinë të gjithë. Një grua me qëndrim dhe që dha shumë për vendin. Kishte fëmijë ushtarë dhe ndihmoi shumë ushtarët gjatë luftës.

E kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, dy ditë më parë braktisi konventë e VII të PDK’s për të shkuar në varrimin e saj.

“Me dhimbje e mora lajmin se u nda nga ne, Kada Franca, nga Tërsteniku. Ngushëllime të sinqerta Familjes Franca. Nëna Kadë, ishte votuesja më e vjetër në zgjedhjet e fundit në Drenas ku bindshëm fitoi Partia Demokratike e Kosovës. Vullneti i saj për të dhënë kontribut në moshën e saj, ishte dhe mbetet motivim për neve. Ngushëllime!”, tha Lladrovci, raporton Periskopi

Mbiemrin Franca kjo familje e ka nga koha kur Franca ishte në luftë. Atëherë një nga djemtë e tyre ishte në luftë, kanë një tregim interesant për atë kohë, dhe që nga atëherë mbeti ky mbiemër./ Periskopi

Numri i dhëmbëve që ju kanë rënë, zbulojnë sa gjatë do të jetoni

Numri i dhëmbëve të cilat deri tani i keni nxjerrë mund të parashikojë se kur do të vdisni.

Periskopi.com Shëndeti

Numri i dhëmbëve të cilët gjatë jetës i kemi nxjerrë mund të jetë njëra ndër gjërat kyç të cilat tregojnë se sa kujdesemi për veten.

Studimi më i ri ka treguar që humbja e dhëmbëve ka lidhje të madhe me stresin ndaj të cilit çdo ditë ekspozohemi.

Ky stres përfshin përvojat shoqërore, emocionale dhe ekonomike, por edhe sëmundjet kronike, gjendjet gjenetike dhe kushtet jetësore.

Hulumtimi publikuar në revistën “Periodontologu 2000” ka treguar që njerëzit të cilët deri në moshën 65 vjeç kanë nxjerrë 5 e më shumë dhëmbë kanë pasur rrezik dukshëm më të madh për ekspozim ndaj sëmundjeve serioze shëndetësore siç janë sëmundjet e sistemit kardiovaskular, diabeti dhe osteoporoza.

Nga ana tjetër, të gjithë ata të cilët i kanë pasur 74 vjeç e më shumë dhe asnjë dhëmbë nuk e kanë nxjerrë – kanë pasur shanse dukshëm më të mëdha që të festojnë ditëlindjen e njëqindtë.

Ekzistojnë mënyra të shumta nga të cilat njerëzit mund t’i humbin dhëmbët.

“Shkaktarë mund të jenë traumat, pirja e duhanit apo higjiena e keqe orale, por edhe sëmundja e mishit të dhëmbëve, e cila është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe diabetin”, thotë dr. Nigel Carter nga Instituti i higjienës orale për revistën Sun.

Kur është fjala për shëndetin e dhëmbëve, ekspertët theksojnë që është me rëndësi t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Poashtu, ulni konsumimin e sheqerit, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara, por edhe rregullisht të shkoni në kontrolle te dentisti. /Telegrafi

Gjyshërit përjetojnë lumturinë e fëmijërisë (Video)

Një grup i pensionistëve, tashmë me flokë të zbardhur, kanë ripërjetuar ndjenjën e të qenit sërish fëmijë duke rrëshqitur mbi dëborë.

Periskopi.com Lajme

Pesë të moshuar kanë përdorur enë plastike, që shfrytëzohen për larjen e rrobave, për të rrëshqitur në një kodër në fshatin Bas Cakmaklar në provincën malore Erzurum në lindje të Turqisë, shkruan Daily Mail.

Ata lidhën me konopë dy këmbët e të moshuarve, dhe të tjerët u mbajtën për ta.

Ata qeshnin dhe luanin si fëmijët në shkollë, ndërsa e përsëritnin atë ndjenjë.

Cafer Sonmez, njëri prej gjyshërve, ka thënë se grupi u ndje sërish si në kohën kur ishin fëmijë gjatë kohës sa po rrëshqitnin mbi borë.

20170121192853464 20170121192859400 20170121192926684

 

Zbulohet sekreti i femrave japoneze, ja përse nuk shëndoshen

Jetëgjatësia mesatare e një gruaje japoneze është 84 vjet. Veç kësaj, ato njihen edhe për rininë e tyre të ‘përhershme’.

Periskopi.com Shëndeti

Kjo mund të jetë për shkak të kuzhinës së tyre, e cila cilësohet si kuzhina më e shëndetshme në tërë botën.

Sidoqoftë, përveç kuzhinës, ekzistojnë edhe disa sekrete tjera, të cilat Telegrafi i sjell më poshtë për ju:

Ushqimi i përbërë me peshq, sojë, pemë, perime, oriz

Shujta japoneze e përgatitur në shtëpi kryesisht përbëhet nga këta përbërës. Këto produkte janë kruciale për një shëndet të mirë.

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm

Japonezët gjithmonë e fillojnë ditën me një mëngjes të përgatitur në shtëpi, dhe ekspertët shëndetësorë nga e gjithë bota kanë dëshmuar se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.

Nuk hanë ushqime të proceduara dhe ushtrojnë rregullisht

Në Japoni, njerëzit shumë pak hanë ushqime të procedura. Veç kësaj, ata edhe bëjnë ushtrime të ndryshme fizike, siç është ecja, çiklizmi etj.

Apel për heqjen nga përdorimi i veturave të vjetra

Ndër ndotësit kryesorë të ajrit në vend po konsiderohen vjetërsia e automjeteve dhe numri i madh i tyre.

Periskopi.com Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si dhe Instituti GAP kanë bërë thirrje që të largohen nga përdorimi veturat e vjetra dhe ato pa katalizator.

Por, pavarësisht thirrjeve, ministritë përgjegjëse nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë, raporton KTV.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga qeveria që të ndryshojë vendimin mbi kushtet e importit të automjeteve dhe të përcaktojë që në Kosovë nuk mund të importohen automjete të vjetra me dhjetëra vjet, siç është aktualisht.

Ndërsa në Komunën e Prishtinës thonë se nuk është ndotja aq e madhe siç raportohet. Por, Ministritë përgjegjëse nuk e kanë ndërmend të ndërmarrin diçka në lidhje me këtë.

Madje në Ministrinë e Infrastrukturës mohojnë që veturat e vjetruara të jenë shkak i ndotjes së ajrit.

Studim: Sa shpesh duhet të bëni seks bazuar në moshën që keni

A keni menduar ndonjëherë nëse po bëni marrëdhënie seksuale mjaftueshëm, pak ose tepër?

Periskopi.com Shëndeti

Problemi kryesor në jetën seksuale qëndron në faktin se ju kaloni pak kohë cilësore me partnerin tuaj, që ndikon shumë në jetën tuaj seksuale.

Për më shumë, ju duhet ta dini se stresi i përditshëm dhe karakteret e njerëzve përreth jush, ndikojnë në kualitetin e jetës tuaj seksuale, raporton Periskopi

Në këtë pikë, ju duhet ta dini se përderisa për dikë është mjaftueshëm të ketë marrëdhënie seksuale dy herë në javë, për të tjerët mund të jetë pak apo edhe tepër.

Instituti Kinsey ka bërë një hulumtim, që bazuar në moshën tregon se sa herë duhet të keni marrëdhënie seksuale:

18 -29 vjeç: mesatarisht 112 herë në vit duhet të kenë marrëdhënie seksuale

30-39 vjeç: mesatarisht 86 herë në vit

40-49 vjeç: mesatarisht 69 herë në vit

Për më tepër ky hulumtim tregoi se 13% e qifteve të martuara bëjnë vetëm disa herë marrëdhënie seksuale në vit, 45% e tyre kanë seks disa herë në muaj, 34% e tyre kanë seks dy deri tre herë në javë dhe 7% e tyre kanë seks katër ose më shumë herë në javë.

Duke parë hulumtimin, shumë të martuar kanë bërë një studim mes vete dhe kanë treguar minimalen e duhur, mesataren dhe numrin ideal të marrëdhënieve seksuale që duhet bërë brenda muajit qiftet e martuara.

Minimum: një herë në muaj

Mesatare: Një herë në javë

Ideale: Tre deri në pesë herë në javë./ Periskopi

Personi më i moshuar në botë sot mbush 117 vjeç

Italianja Emma Morano, personi i fundit i gjallë për të cilën dihet se ka lindur në shekullin e 19-të, sot kremtoi ditëlindjen e 117-të.

Periskopi.com Lajme

Morano e cila ka lindur më 29 nëntor të vitit 1899, është personi më i vjetër në botë i regjistruar edhe në librin Guines të rekordeve, thekson gazeta britanike “The Guardian”, raporton AA

“Ha dy vezë në ditë, dhe kjo është ajo. Edhe biskota. Nuk i ha plotësisht sepse nuk kam dhëmbë”, tha Emma Morano. Morano e cila është më e vjetra nga tetë fëmijët që ka mbijetuar, tha se shpesh herë e vizitojnë shumë turistë në shtëpinë e saj në Italinë veriore në Verbani.

Të vjetër por me stil, merrni shembull djema (Foto)

Fotografitë që tregojnë se mosha është veç numër.

Periskopi.com Showbiz

Duket se mosha nuk është pengesë nëse keni lindur me një instinkt natyral për stilin. Në fakt në shumë raste duket se sa më i vjetër që bëhet njeriu, aq më sharmant bëhet.

Më poshtë gjeni disa fotografi të cilat dëshmojnë se edhe kur një burrë është mjaftueshëm i vjetër sa për të dalë në pension, ai prapë mund të duket mahnitës.

Djema bëhuni si këta burra, dhe mos u bëni dembelë!/ lajmi.net

61355-0000-650-29513bd426-1479727310 61905-5-650-d1606ad2b5-1479727310 61505-1abe86756d90810bb1d0fdebe1c52a0c-650-2a9d8d1c1c-1479727310 62055-8686-650-1cf1101c0c-1479727310 62405-bca8233b0cf9bd9e7ccc23efc259d5c3-650-8d81676771-1479727310 63855-tumblr_lsagyl29yn1qih6lso1_500-650-a060420f14-1479727310 63655-s7qurx3zflo-650-8963461a43-1479727310 62005-7577766-650-8d81676771-1479727310 63955-tumblr_nh3gquoil01u1lauao1_1280-650-2a9d8d1c1c-1479727310 62355-b5ae46421f56a5599fba571856dd1b32-650-7794f92b10-1479727310 61455-1-650-c30ddfca14-1479727310 63705-stov4tbu290-650-6f8dfd3358-1479727310 1251010-vwxrw123-1479479033-650-89efa9a681-1479727310 62755-e9wcy_evlps-650-c30ddfca14-1479727310-1 62755-e9wcy_evlps-650-c30ddfca14-1479727310 61555-1c0db8b01bff57fe61df492b34715bb7-650-8d81676771-1479727310 1250960-14295593_814923208643923_1594591069_n-1479478942-650-d000bc1449-1479727310 61305-0-650-a1d9609d88-1479727310 62205-ac6shigqzci-650-f8c36b6d01-1479727310 64005-tumblr_nrpfhe6y1f1rsdgibo2_1280-650-60fdce69d3-1479727310