manchester-uniteds-jesse-lingard-celebrates-scoring-their-fourth-goal-with-paul-pogba

Man Utd refuzon 19 milionë euro për yllin e vet

Manchester United ka refuzuar ofertën nga West Bromwich Albion për mesfushorin francez, Morgan Schneiderlin.

Periskopi.com Sporti

Schneiderlin është transferuar nga Southampton para dy sezonesh nga trajneri i atëhershëm I ‘djajëve të kuq’ Louis Van Gaal, për shumën e 25 milionë euro.

morgan-schneiderlin
Morgan Schneiderlin, Manchester United

 

Mesfushori në këtë sezon nuk ka arritur ta bindë trajnerin portugez Jose Mourinhoi pasi I ka besuar dyshes Herrera-Carrick.

Për 25-vjeçarin është interesuar edhe Everton në krye me trajnerin holandez Koeman, nën të cilin kishte shkëlqyer në kohën e tyre në Southampton. /Periskopi/

skysports-morgan-schneiderlin-manchester_3857242

West Brom ofronë 18 milionë për Schneiderlin

West Brom ka bërë ofertë për mesfushorin francez të Manchester Untied, Morgan Schneiderlin.

Periskopi.com Sporti

Sipas burimeve të Sky Sports, West Brom ka dërguar ofertë në drejtim të skuadrës së ‘djajëve të kuq’ rreth 18 milionë euro për francezin Schneiderlin, transmeton Periskopi.com

schneidelin
Morgan Schneiderlin, Manchester United

 

Schneiderlin nuk ka arritur të bindë trajnerin portugez Jose Mourinhos dhe nuk është paraqitur për United që nga 19-të nëntori.

Besohet se edhe Everton do të jetë në garë për shërbimet e ish mesfushorit të Southampton. /Periskopi/

fenerbahce-sk-v-manchester-united-fc-uefa-europa-league

Milan dhe Dortmund në garë për yllin e Manchester United

Mesfushori francez, Morgan Schneiderlin do të largohet nga Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Aventura e tij në ‘Old Traford’, nuk pritet të zgjasë më shumë se një vitë e gjysmë.

Schneiderlin erdhi si futbollist i preferuar i Louis Van Gaal mirëpo ai nuk është në planet e Jose Mourinhos.

Kësisoj e ardhmja e tij duket se do të jetë larg ‘Old Traford’, ndërsa numri i ekipeve të interesuara për të po rritët gjithnjë e më tepër.

morgan-schneiderlin
Morgan Schneiderlin, Manchester United

Crystal Palace, Everton, Leicester City dhe West Bromwich Albion janë skuadrat angleze që e duan atë.

Ndërkohë jashtë kufijëve të Britanisë, Schneiderlin, po kërkohet edhe nga Milan dhe Borussia Dortmund.

United është i gatshëm të lë të lirë lojtarin për një shumë mbi 20 milionë funte.

fenerbahce-sk-v-manchester-united-fc-uefa-europa-league

Milan kërkon yllin e United

Milan pas dështimit me Badejl të Fioerentinës, e kërkon anëtarin e Manchester United, Morgan Schneiderlin.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Vicenzo Montella, e dëshiron një mesfushor me tipare defanzive si francezi i ‘djajëve të kuqë’ për të zëvendësuar italianin e lënduar Montolivio, i cili do t’i mungojë ‘rosonerëve’ për një kohë të gjatë.

Ata janë gati të ofrojnë 15 milionë funte për francezin, i cili u transferua në verën e vitit 2015 te Manchester United nga Southampton për 28 milionë funte. /Periskopi.com

Morgan Schneiderlin, pas golit të shënuar ndaj Everton
Morgan Schneiderlin, Manchester United
schneiderlin

Edhe një yll pritet të largohet nga United

Jose Mourinho pritet të largojë disa yje të njohur të skuadrës së Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Ndër emrat që mund të largohen nga Old Trafford është edhe ai i mesfushorit francez, Morgan Schneiderlin, shkruan The Sun.

Përveç francezit në fjalë, trajneri portugez thuhet se mund t’i tregojë derën e largimit edhe kapitenit Wayne Rooney.

Largimi i Schneiderlin nga United mund të ndodh që në afatin kalimtar të janarit. /Periskopi.com