Sulmuesi i Monacos që refuzoi Real Madridin, dëshiron të bëhet lojtari më i shtrenjtë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe që nesër feston ditëlindjen e 18, është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg momentalisht.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka asistuar 5 herë në sezonin e tij debutues te Monaco.

Megjithatë, francezi me prejardhje kamerunase, i ka vendosur vetes një kriter.

Kylian Mbappe monaco
Kylian Mbappe, As Monaco

 

” Dua të kalojë rekordin e shitjes së Martial te Monaco. Martial është një lojtarë fantastik por unë dëshirojë të rritem edhe më shumë si lojtarë, këtu pastaj të transferohem diku në top ligat evropiane.”

Martial u shit 2 sezone më parë nga Monaco te Manchester United për 50 mil euro.

Ndërkaq rekordin te Monaco për shitjen më të shtrenjtë e mban, James Rodriguez i cili u largua për te Real Madridi për 75 mil euro.

Reklamë
Reklamë

Sidibe: Refuzova Arsenali-n për Monaco

Mbrojtësi i Monacos ka zbuluar se ka refuzuar ofertën për të nënshkruar me klubin londinez , Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Françezi  në verën e fundit është transferuar nga Lille në Monaco , duke anashkaluar mundsinë për të kaluar tek gjigandët e futbollit anglez.

Sidibe ka thënë “ Isha duke përmbyllur dokumentat me Monaco , kur Arsenal më bëri ofertë në momentet e fundit”

“ Pasi e analizova ofertën e refuzova duke vendosur të qëndroj në kampionatin françez pasi nese do të isha transferuar në Londër do të kisha zhvilluar vetëm 25 ndeshje në sezon. Mbase në sezonin tjetër do të kaloj në premier ligën angleze ” shtoi ai për gazetën Le Parisien.

Reklamë
Reklamë

Mund ta mposhtim çdo skuadër

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Delle Alli ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Monaco në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Anglezi beson se skuadra e tij mund të mposhtë çdo skuadër.

“Ne presim të fitojmë ndeshje, pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar”, deklaroi Alli.

“Duhet të sigurohemi që të vazhdojmë përmirësimin dhe të fitojmë ndeshjet e ardhshme”. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë