Mogerini fillon takimet në Shkup, çfarë do të ndodhë në Maqedoni?

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Frederika Mogerini, ka filluar takimet me përfaqësues të OJQ-ve, ndërsa pritet të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe me liderët e partive politike përfaqësuese në Kuvendin e Maqedonisë.

Periskopi.com Lajme

“Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajoni që është në zemër të Evropës, është prioritet kyç. Punoj për të parë secilin nga partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor si përparon në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë që të sigurohet se ky proces është i domosdoshëm. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten me rëndësi thelbësore në këtë kontekst”, ka thënë Mogerini para fillimit të turneut të saj në Ballkan.

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë deklaratë lidhur me atë se çfarë do të bëhet në Maqedoni për formimin e qeverisë së ardhshme.

Kujtojmë se presidenti Ivanov nuk ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, ndërsa nga ama tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, në një deklaratë për media ka thënë se BE-ja po mundohet të ndikojë që në Maqedoni të pranohet dhe zbatohet Platforma shqiptare. /albeu.com/

Mogerini thotë se problemet janë të njëjta në tërë Evropën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederika Mogerini sot deklaroi se vendet anëtare të BE-së dhe ato që nuk janë, ballafaqohen me sfida të njëjta, të cilat i dedikohen zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës, radikalizmit të njerëzve të rinj, sigurisë dhe ballafaqimit me fluksin e refugjatëve.

Periskopi.com Lajme

Mogerini, në takimin e ministrave të punëve të jashtme të grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Varshavë, theksoi se këto probleme nuk dinë për kufij dhe nuk u dedikohen vetëm vendeve anëtare të BE-së, por edhe shteteve të cilat ende nuk janë anëtare.

Ajo shtoi edhe se progresi në negociatat e deritanishme me vendet kandidate për anëtarësim në BE është i jashtëzakonshëm.

Shefi i diplomacisë sllovake Miroslav Lajçak theksoi se BE-ja do t’u ndihmojë vendeve kandidate t’i “përmbushin të gjitha kriteret që më shpejtë të bëhen anëtare”.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijatro shprehi shqetësim për shkak të ngecjes në zgjerimin e BE-në në pesë vitet e ardhshme.

Në kumtesën e përbashkët pas takimit theksohet se katër shtetet nga i ashtuquajturi grupi i Vishegradit i mbështesin vendet ballkanike t’i bashkëngjiten Unionit, edhe pse shefat e BE-së theksuan se nuk do të ketë zgjerim në katër vitet e ardhshme.

Polonia, e cila nga 1 qershori udhëheq me grupin katëranëtarësh të Vishegradit, në të cilën janë anëtare edhe Çekia, Hungaria dhe Sllovenia, në takim i ftoi edhe ministrat e gjashtë vendeve të BE-së – Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, si dhe vendet nga Ballkani Perëndimor, të cilat kanë aspirata për anëtarësim në Union- Maqedoninë, Bosnjën e Hercegovinën, Shqipëri, Mal i Zi, Serbi dhe Kosovë./ Zhurnal