sakaj

Interi e do edhe një shqiptar

Pas Rei Manajt, Interi dëshiron të transferojë edhe një talent tjetër shqiptar.

Periskopi.com Sporti

Bëhet fjalë për Fabio Sakajn, i cili aktivizohet te skuadra e ligës së tretë italiane, Modena.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Modenës, Luigi Pavareze.

“Për momentin gjithçka është ndalur, pasi Sakaj është i lënduar. Të shohim ç’do të ndodhë në vijim. Interi ka plot lojtarë premtues dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të ndërtojmë një marrëdhënie të mirë, edhe pse në merkaton e verës nuk patëm kontakte apo tratativa”, u shpreh Pavareze. /Periskopi.com