farah

Atleti i njohur dëshiron të bashkohet me Arsenalin

Atleti i njohur britanik, Mo Farah ka zbuluar dëshirën për të qenë pjesë e Arsenalit si trajner fitnesi, pasi të pensionohet nga sporti i tij.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se është mbështetës i Arsenalit prej kohës kur ka ardhur në Britani si fëmijë.

“Në gjë që vërtetë e dua është futbolli dhe kam një marrëdhënie të mirë me Arsenalin”, ka thënë Farah.

“Fillova të mbështesja ata prej kur kam ardhur në Britani si fëmijë. Pëlqeja mënyrën se si ata luanin. Poashtu ata kanë shumë futbollistë me prejardhje nga Afrika”, shtoi ai.

“Një ditë, do të doja të punoja për ta, ndoshta si trajner fitnesi. Jam një besimtar i madh se çfarë mund të bëjë trupi i njeriut me stërvitjen e duhur”. /Periskopi.com