Shkëlzen Gashi në garë me Kaka, Drogba e Pirlo për çmimin e lojtarit që ka shkëlqyer në MLS

Mesfushori kosovar i Colorado Rapids, Shkelzen Gashi është mes 16 kandidatëve për çmimin e lojtarit që ka shkëlqyer në mediet sociale për sezonin që lamë pas në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS).

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari konkurron me emra të mëdhenj të futbollit si Kaka, Pirlo, Drogba, Villa, Xhovinko apo Dos Santos.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi është drejt kualifikimit në fazën e dytë, pasi ka marrë rreth 60 për qind të votave të publikut në internet përballë Dax McCarty të New York Red Bull.

 

David Villa rikthehet në La Liga?

David Villa mund të rikthehet në La Liga tek skuadra e Sporting Gijon.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi spanjoll i New York Cityt, David Villa po mendon për një kthim në Spanjë, pasi në muajin dhjetor të përfundoj sezoni në MLS.

Për lojtarin interesim ka shprehur Sportin Gijon dhe është gati ta huazoj atë për gjashtë muaj, shkruan La Nueva Espana.

Në rast të transferimit, atëherë Villa do të kishte mundësi që në mars të luante edhe kundër ish skuadrës së tij, Barcelona. /Periskopi.com/

‘Bomba’ e Shkëlzen Gashit, më e mira në MLS (Video)

Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, i cili po tregon formë të lartë në ligën amerikane MLS, është nderuar me çmimin Goli i vitit në këtë ligë.

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Colorado Rapids këtë çmim e fitoi me golin e realizuar nga gjuajtja e lirë kundër Vancouver Whitecaps në muajin shtator.

Gashi fiton këpucën e artë (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi ka marr një tjetër çmim nga skuadra amerikane, Colorado Rapids.

Periskopi.com Sporti

Gashi i cili para një jave fitoi çmimin e ‘Lojtarit i vitit’ tek skuadra e tij, tashmë ka fituar edhe ‘Këpucën e Artë’ dhe çmimin e ‘Lojtarit më të mirë nga tifozët’.

Menjëherë pas çmimit Gashi është shprehur shumë i lumtur dhe krenar që është pjesë e Colorado Rapids.

“WOW, jam shumë krenar. Në vitin e parë me Rapids. Faleminderit të gjithëve mbështetësve”, ka shkruar Gashi në “Facebook”. /Periskopi.comGASHI