arrestime-dhe-bastisje-p-euml-r-rastin-e-ashtuquajtur-ldquo-kazino-rdquo_hd

Arrestohet mjeku, shtroi pedagogun për ta shpëtuar nga burg

Zgjerohet skandali i blerjes së provimeve në Universitetin e Shkodrës. Policia e këtij qyteti ka arrestuar edhe shefin e kardiologjisë Edi Smalaj.

Periskopi.com Lajme

Nga hetimet ai ka rezultuar se ka firmosur shtrimin në spital të pedagogut Simon Lufi. Kjo është bërë për të favorizuar në gjykim Lufin, për të mos e lënë në paraburgim, raporton tvklan, përcjellë Klan Kosova.

Ditë më parë prokuroria e Shkodrës, urdhëroi arrestimin e pedagogëve Rokin Dabërdaku dhe Simon Lufi, së bashku me 3 sekserë.

Pedagogët u kanë siguruar studentëve nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në master, kundrejt pagesave 200 – 700 eur.

Milot Rama

Mjeku që punon në Berlin: Me e fut me vetëdije shishen në sistemin respirator, kjo e tejkalon fantazinë e Stephen Kingut!

Mjeku shqiptar Milot Rama, që punon në spitalin Deutsches Herz Zentrum të Berlinit në Gjermani, thotë se është i trishtuar me raportin e autopsisë për Astrit Deharin, aktivistin e VV-së që vdiq në Burgun e Prizrenit.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, me metoda të sofistikuara është vështirë të futet tubi me gjerësi maksimale dy centimetra në rrugët e frymëmarrjes, e lëre më një shishe të mjaltit. Ndaj, kjo i ngjanë me fantazinë e shkrimtarit të njohur të temave të misterit, horrorit dhe fantazisë, Stephen King.

“Une si mjek me pervoje katervjecare ne mjekesi intezive ne njeren ne klinkat me perstixhioze karidiologjike dhe pulmologjike gjermane.Jam meshume se i trishtuar me raportin e autopsise. Shume here edhe anestezistet dhe ne mjeket ne reparte intenzive me metoda me te sofistikuara kemi veshtiresi te fusim tubusin me gjeresi max 2 cm ne rruget e frymarjes. Prandaj tani perdorim gjithnje e me shume videolaringoskop, ku rruget e frymarjes i vezhojme ne kamere per intubim me te shpejte.Cak kur pacientet jane nen sedacion te plote dhe nen relaksant te muskulures, do te thote pa asnje refleks mbrojtes. te pacientet e zgjuar per shkak te refleseve mbrojtese futja edhe edhe e nje obketi sa lapsi edhe e pamundur per shkak te refleskeve mbrojtese. ”Hyrja ne lariks” do te thote ne rruget e frymarjes ka gjeresi 1.75 cm -2.5 cm gjate vizualizimit me laringoskop. nen teknike te ushtruar dhe ndricim special , ndersa trakea, nen lariks ka gjeresi 2 cm dhe ndertim kercor. Ta fut nje njeri nje shishe te mjaltes ne sistem respirator ne koshience te plote dhe reflekse mbrojtese e tejkalon edhe fantazine e Steven King. Jam i tmerruar! Nese e kam gabim ju lutem me tregoni, njeriu meson sa jeton!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi

Lexo edhe:

Reagon edhe një mjek kosovar: Nuk kam dëgjuar për vetëvrasje të tillë, Astritin e mbytën persona të tretë