Mjekët tregojnë nëse gratë mbesin shtatzënë gjatë menstruacioneve

Edhe pse ekziston mundësia ka pak gjasa për shtatzëni gjatë ditëve “jo të frytshme”, por nuk mund të parashikohet koha gjatë muajit kur nuk ekziston mundësia e ngjizjes.

Periskopi.com Shëndeti

Shkurtimisht do t’ju tregojmë se si mund të ndodhë kjo. Po, femra mund të mbetet shtatzënë madje edhe nëse ka marrëdhënie të pambrojtura seksuale. Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat ekzistojnë se mund të mbetesh shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.

Si mund ta dimë nëse periodat janë të rregullta? Menstruacionet janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe kjo është cikël i rregullt menstrual! Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta: Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit. Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm. Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e tëra! Çka është ovulacioni dhe çfarë ka të bëjë me këtë?

Në përgjithësi, nëse ke çfarëdo lloji periodash (të rregullta apo të parregullta) dhe nuk je duke përdor kontraceptiv që bllokojnë lirimin e vezës, ju ovuloni. Ovulacioni është lirimi i vezës nga vezoret e një femre. Gjasat janë shumë më të mëdha që një femër të mbetet shtatzënë kur ndodhë ovulacioni. Nëse ke numëruar ditët e kohëzgjatjes së ciklit tuaj, ju mundeni përafërsisht të llogarisni se kur mund të kesh ovulacionin. Zakonisht ndodh ka gjysma (mesi) e ciklit tuaj. Kështu pra për një cikël prej 28 ditësh, ovulacioni ndodh rreth ditës së 14. Nëse vërtetë dëshiron të dish më shumë rreth trupit tuaj, ju mund të mësoni më shumë se kur keni ovulacionin duke shikuar mukozën e qafës së mitrës dhe duke matur temperaturën e trupit tuaj çdo mëngjes pasi të zgjohesh. Para se të provosh këto teknika, rekomandohet të bisedohet me mjekun.

Përveç tjerash ka edhe teste ovulacioni që mund t’i blesh në barnatore përmes së cilave mund ta përcaktosh se kur ke ovulacionin. Kur mund ta bësh testin e shtatzënisë pas seksit të pambrojtur? Nëse brengosesh se ke mbetur shtatzëne nuk ke mundësi të bësh testin e shtatzënisë një dit pas seksit të pambrojtur. A është herët për test shtatzënie…apo vonë për Kontracepsion Emergjent? Nëse brengosesh se mund të jesh shtatzëne dhe ke më pak se pesë ditë që nga dita e seksit të pambrojtur, ka një gjë të rëndësishme që mund të bësh menjëherë: përdor Kontracepsion Emergjent. Hapat bllokojnë ovulacionin deri në pesë ditë pas seksit të pambrojtur, edhe pse ato janë shumë më efikase sa më herët që merren. Si gjithmonë, bisedo me mjekun po që se ke ndonjë pyetje apo dëshiron më shumë detaje.

Turqia leje “të veçantë” pune mjekëve sirianë

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Recep Akdağ, ka paralajmëruar leje të veçantë pune për mjekët sirianë dhe punonjësit sirianë të shëndetësisë në Turqi për t'u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t'u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore.

Periskopi.com Lajme

Duke folur në tryezën editoriale të AA-së, Akdağ fillimisht rikujtoi se Turqia ka pranuar katër milionë refugjatë nga Siria. I pyetur në lidhje me atë se në cilën fazë ndodhen shërbimet shëndetësore që u dedikohen refugjatëve sirianë, Akdağ tha se “E falënderoj Zotin që na ka dhënë një mundësi të këtillë që ne t’i mirëpresim ata”, raporton Anadolu Agency (AA).

Akdağ tha se të tjerët nuk dëshirojnë një Turqi të fuqishme. Sipas tij, në një periudhë kur vendi është i rrezikuar nga sulme, ndihma dhe mbështetja që Turqia ua ofron të persekutuarve është elementi më i rëndësishëm që u ndihmon atyre të vazhdojnë.

“Unë besoj se sa më shumë që ne ofrojmë ndihmojmë të persekuturave dhe të shtypurve, aq më shumë Zoti na ndihmon neve”, shtoi ministri Akdağ.

Ai theksoi se të gjithë njerëzit në Turqi e dinë se pse Turqia i ndihmon, siç tha ai, vëllezërit nga Siria dhe janë të kënaqur nga kjo.

Ministri më tej vuri në pah se Turqia është duke plotësuar çdo nevojë të refugjatëve, duke filluar nga arsimi e deri te shëndetësia.

Në lidhje me mbështetjen që kanë ofruar për refugjatët, Akdağ tha se Turqia ka themeluar qendra shëndetësore në 16 qytete për migrantët duke ofruar shërbime pa pagesë për të gjithë sirianët.

“Mjekëve sirianë dhe punonjësve të shëndetësisë do t’u japim leje të veçantë pune për t’u kujdesur për mysafirët sirianë dhe për t’u angazhuar për shërbimet e tyre shëndetësore. Jemi në përgatitje të kësaj. Jemi duke i trajnuar ata dhe do t’i testojmë. Brenda tre muajve të ardhshëm këta persona do të jenë të gatshëm”, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Recep Akdağ.

Ai më tej njoftoi se që nga viti 2015 Turqia ka trajtuar një milion të sëmurë krahas 22 milionë shërbimeve në poliklinika, duke shtuar se në këtë periudhë janë realizuar 850 mijë operacione dhe 200 mijë lindje.

Duke theksuar se në Greqi brenda një viti ka pasur 60 mijë lindje, Akdağ tha se “Ne në Turqi kemi realizuar lindjen e 200 mijë grave siriane shtatzënë.”

Ai po ashtu vuri në pah se bëjnë kontrolle të mira për ta parandaluar hyrjen e sëmundjeve ngjitëse në Turqi dhe se kanë bërë vaksinimin e fëmijëve. “Falënderoj Zotin që edhe krahas pritjes së kaq mysafirëve, nuk jemi ballafaquar me rrezik nga ndonjë sëmundje ngjitëse. Po i vaksinojmë të gjithë fëmijët sikurse fëmijët tanë”, tha Akdağ.

Dy ekzaminues të trupit të Astrit Deharit, më herët kanë bërë ekspertiza të gabuara

Njëri nga mjekët ligjorë që ekzaminuan trupin e Astrit Deharit, deri në prill të këtij viti, akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

Naim Haliti akuzohej se kishte gabuar në cilësimin e lëndimeve të një viktime aksidenti, në këtë rast një vajze nga Gjilani.

Punë me institucionet e drejtësisë kishte edhe mjeku tjetër që ishte i përfshirë në obduksionin e Astrit Deharit, Flamur Blakaj.

Ekspertizën Blakaj dhe dy mjekë të tjerë e kishin bërë pa e parë fare pacienten N. Berisha, siç raporton gazeta ‘Zëri’ në tetor të këtij viti dhe ekspertiza e tyre ishte hedhur poshtë nga një ekspertizë e bërë në shtetin e Gjermanisë, duke demantuar vlerësimin e tyre.

Për arsye të tilla, shoqëria civile të premten u ka dërguar një letër Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës, që të hetojnë urgjentisht vdekjen e Astrit Deharit, duke e cilësuar si një rast i cili dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë.

Për raportin që është nxjerrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Hatixhe Latifi, njëra nga vëzhgueset e caktuara nga familja Dehari në autopsi, ka thënë të mos përkojë me atë që kanë parë atë ditë.

Në Vetëvendosje, ndër të tjera, flasin për mospërputhje në raportet mjekësore në trajtimin e Astrit Deharit, duke insistuar në një hetim të pavarur.

Mjekja që mori pjesë në autopsinë e Deharit: Raporti nuk është profesional

Njëra nga mjeket që ka marrë pjesë në autopsinë e Astrit Deharit, Hatixhe Latifi- Popuvci në emisionin Interaktiv të KTV-së ka theksuar se autopsia është bërë në mënyrë shumë të rregullt, mirëpo rezultatet e publikuara nuk përkojnë me atë që ne kemi parë.

Periskopi.com Lajme

Sipas saj, përshkrimi në raportin autopsisë përshkrimi ka qenë shumë I zbehtë.

“Mjekët ligjor kanë bërë një përshkrim joprofesional të mjeteve që janë gjetur në burg. Është dashur të përshkruhet me cfarë mjeti është shkaktuar”, ka thënë ajo.

Burgu në Prizren nuk pati doktor për Astrit Deharin

Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka pasur mjek kujdestar për ta kontrolluar Astrit Deharin në momentet e para kur ishte vërejtur se kishte probleme, të shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Periskopi.com Lajme

Kontrolli mjekësor për të ka ardhur tek kur ishin angazhuar mjekët nga Spitali i Prizrenit.

Në emisionin “Jeta në Kosovë”drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka sqaruar se në qendrën e paraburgimit në Prizren të shtunave dhe të dielave nuk ka mjek kujdestar dhe si rrjedhojë trajtimi i Deharit është kryer nga një teknik  e më pas nga mjekët në spitalin e Prizrenit.

Astrit Dehari vdiq pasditen e së shtunës në rrethana ende të pasqaruara në qendrën e paraburgimit në Prizren.

 

Mbi 1 mijë institucioneve private shëndetësore të licencuara për një vit në Kosovë

Sipas rezultateve të dala nga një publikim i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik në Kosovë, në vitin 2015, ishte 14 033, prej tyre: mjekë specialistë janë 4 071, ose 21% e stafit; infermierë/e janë 8 520, ose 62%; dhe 1 442, ose 16% e stafit janë staf jomjekësor.

Periskopi.com Lajme

Numri i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishte 2 469. Numri më i madh i rasteve të trajtuara me sëmundje malinje ishin melanoma dhe neoplazmat malinje të tjera të lëkurës me 464 raste, ose 18.8%, pasuar nga neoplazma malinje e gjirit me 439 raste, ose 16.1%, raporton Periskopi

Në Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) gjatë vitit 2015, ishin 877 266 ditë shërimi në nivel të Kosovës me 160 793 pacientë të shtrirë. Bazuar në raportet e pranuara, të cilat janë të paraqitura, rezulton që janë kryer 39 522 operime në nivel të ShSKUK-së.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i vizitave në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 9 542 233 vizita  shërbime (parametra).

Gjatë vitit 2015, nga të gjitha shërbimet mjekësore në ShSKUK, 39 522 janë operime, kurse gjatësia mesatare e shërimit në ShSKUK është 5.4 ditë për pacientë të shtrirë.

Në QKUK është 6.6 ditë shërimi mesatar për pacient, ndërsa në spitalet e përgjithshme është 4.45 ditë shërimi për pacient. Shfrytëzimi i kapaciteteve është 60.03%.

QKUK-ja ka shfrytëzueshmërinë e kapaciteteve me 65.74%, ndërsa spitalet e përgjithshme kanë shfrytëzueshmërinë me 53.35%.

Në të gjitha spitalet publike të Kosovës janë kryer 22 804 lindje, ku 6 218 lindje janë kryer me operim, ndërsa 16 586 lindje janë kryer në mënyrë normale. Numri i fëmijëve të lindur është 23 025.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 062, prej tyre: 25 spitale dhe 1 037 institucione të tjera shëndetësore, si ambulanca, poliklinika etj. Numri më madh i ambulancave të licencuara sipas llojit është 447, ose 28.5% e institucioneve të licencuara janë ambulanca stomatologjike./ Periskopi

Klinika plot pacientë, mjekët në gjykatë për rastin ‘Stenta’

Gazetari ka qëndruar në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK në kohën kur shumica e kardiologëve të kësaj klinike po gjykoheshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Derisa mjekët po gjykoheshin, pacientët po endeshin korridoreve të spitalit.

Një teknik bashkë me kolegun e tij futen në një dhomë pacientësh në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në atë kohë, shumica dërrmuese e mjekëve të Klinikës gjendeshin në gjykim, në procesin gjyqësor të njohur si rasti “Stentat”, ku po akuzohen 64 persona prej të cilëve shumica janë kardiologë.

Kur ekipi i gazetës “Zëri” ka pyetur teknikun e ri në moshë nëse mund të gjendej ndonjë kardiolog në repart, ai në buzagaz ka kthyer dorën kah gjoksi i tij.

“Sot unë jam çka të dush këtu…”, ka thënë ai në të qeshur, duke drejtuar ekipin e gazetës në drejtim të një dhome ku gjendej doktoresha Aurora Bakalli.