Tmerr: Zjarr dhe tym i zi nga djegia e gomave në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë (Video)

Dje në magjistralen Vushtrri Mitrovicë është parë një tym i zi dhe flaka e madhe që ka tmerruar të gjithë ata që dje kanë udhëtuar përgjatë kësaj rruge, por edhe banorët përreth.

Periskopi.com Lajme

Në një video të dërguar nga një lexues i lajmi.net shihet se një zjarr i madh ishte ndozur qëllimisht nga dikush afër rrugës teksa kalonin veturat, mirëpo nuk shihet se ka zjarrfikës apo policë në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë, se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka bërë një udhëzim që paralajmëron ndëshkime për të gjithë ata që gjuajnë mbeturina në tokë dhe ndezin goma, raporton lajmi.net.

Pra, ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë mund të dënohet më 100 euro.

Ndryshe, ndezja e gomave në mjedis të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme që janë tejet të rrezikshme për shëndetin e njeriut. /Lajmi.net

 

Përleshje në Mitrovicë, 10 të arrestuar e katër policë të lënduar

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dhjetë persona pasi kanë sulmuar autobusët me tifozë nga Prishtina.

Periskopi.com Lajme

Kjo ka ndodhur pas ndeshjes së basketbollit sonte në Mitrovicë, ku si pasojë katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marrë lëndime trupore gjatë tentimit të qetësimit të situatës, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Klan Kosova konfirmoi që kjo përleshje ka ndodhur si pasojë e disa qytetarëve të cilët kanë hedhur gjësende në drejtim të autobusëve të cilët po bartnin tifozët nga Prishtina.

Ky incident ka ndodhur pasi tifozët përcollën ndeshjen e basketbollit në mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, e cila u realizua në kuadër të gjysmëfinales së Kupër së Kosovës.

Sigal Prishtina kryesoi në këtë garë ndërkaq finalja pritet të zhvillohet të dielën në qytetin e Mitrovicës.

Pretendimi serb për Suhodollin bllokon Marrëveshjen Jug-Veri

Caktimi i kufirit administrativ mes Mitrovicës Veriore dhe Mitrovicës Jugore ka mbetur peng i pretendimit të veriorëve që brenda kufijve të vet ta përfshijë edhe Suhodollin, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

 

Por, sipas ligjit për kufijtë administrativë, i hartuar mbi bazën e dispozitave të Pakos së Ahtisaarit, Suhodolli i përshkruhet Mitrovicës Jugore.

Kreu i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka thënë se nuk do të pranojë që të heqë dorë nga Suhodolli, me gjithë kërkesën e Rakiqit që të ketë shmangie nga ligji. “Marrëveshja për rivitalizimin e urës parasheh që të vendoset edhe kufiri administrativ, por kjo çështje ka ngecur pasi unë nuk po lëshoj pe në Marrëveshjen e vitit 2004 të Kuvendit Komunal, e miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, sipas së cilës Suhodolli i takon Mitrovicës Jugore. Goran Rakiqi po e kërkon, por unë nuk e jap Suhodollin”, ka thënë Bahtiri.

Banorët e veriut kujtojnë ditën kur Thaçi e Veseli i ndaluan të kthehen në shtëpitë e tyre (Video)

Familjet e dëbuara nga Mitrovica e Veriut, të cilëve u ishin djegur edhe shtëpitë, ankohen se as pas 18 vjetësh, ata nuk mund të kthehen në pronat e tyre.

Periskopi.com Lajme

Shumë prej tyre, gjatë këtyre viteve, jetojnë me qira, derisa as sot e kësaj dite nuk mund të shkojnë lirshëm në vendin ku kishin kaluar pjesën më të madhe të jetës.

Ndërkohë, i kanë të freskëta kujtimet, kur Hashim Thaçi e Kadri Veseli i ndaluan të shkonin në veri.

Ata thonë se iu bindën fjalëve të Thaçit, i cili atëkohë u premtoi atyre se do t’i kthente në shtëpitë e tyre në veri.

Veseli thotë se s’do ta ndalte asnjë deputet që të shkonte në veri

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se institucionet po ndihen më të lehtësuara pas rrënimit të murit në veri të vendit.

Periskopi.com Lajme

Ai po ashtu ka thënë se nëse një deputet nga Kuvendi do që të shkojë në veri të vendit, kryeparlamentari nuk do të përpiqej që t’i ndalte ata.

“Është mirë bashkërisht të shkojmë përpara. Të gjejmë pika më shumë të përbashkëta. Nuk është thumbuese as goditëse por dua ta them me shaka. Pas 99-ës nuk kam dëshirë që në mënyrë demonstruese të shkojmë në pjesën veriore. Nuk besoj që mund t’i lirojmë bashkëqytetarët tanë në veri përmes dhunës. Po ua jap fjalën publikisht, me bë me shkua dikush nga Kuvendi në veri, kurrë s’kam me i dal përpara me e ndal. I them shko – shko. S’e ndali le të shkon”, ka thënë ai.

Shpërndahen serbët që po ruanin murin në veri

Janë shpërndarë serbët që për disa orë rresht kanë qëndruar “duke ruajtur murin” në veri të Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

Shpërndarja e tyre është bërë pak pasi që ka përfunduar takimi në Rashkë në mes të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës.

Në fakt, besohet se serbët nuk janë shpërndarë tërësisht, por kanë mbushur kafeteritë që janë përskaj murit.

Ata ishin tubuar sot pasdite matanë murit.

Muri i ndërtuar ilegalisht është bërë shkas i deklaratave të ashpra nga krerët politikë të Serbisë e Kosovës. Ata në Beogradë thonë se “Prishtina po planifikon të sulmojë veriun”. Në anën tjetër Prishtina zyrtare ka thënë se muri ilegal duhet të rrënohet.

Vuçiq e pranon se do shembet muri në veri

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë

Periskopi.com Lajme

 

Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiq.

Ai gjithashtu ka theksuar se i ka porositur serbët e Kosovës që të rrinë të qetë.

“Në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal i lus serbët e Kosovës që të rrinë të qetë me çdo çmim, të jenë të dinjitetshëm dhe me krenari ta ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre serb, të mos i braktisin vatrat e tyre. Ne do të luftojmë me të vërtetën, me të drejtën dhe me drejtësi”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se për Serbinë dhe për serbët më e rëndësishme është paqja.

Serbët vazhdojnë ta ruajnë murin (Foto)

Serbët vazhdojnë të qëndrojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes afër cepit verior të urës së Ibrit.

Periskopi.com Lajme

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo, por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur për KosovaPress se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin e jashtëligjshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka mohuar lajmin se ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicë.

20170202184512949

Hoxhiq ndryshon deklaratën, tash thotë se muri nuk është në projekt

Zyrtarja ekzekutive në komunën e Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se muri ilegal në veri nuk është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për revitalizimin e urës kryesore të lumit Ibër.

Periskopi.com Lajme

Hoxhiq ka treguar për “Epoka e re” se ky projekt parasheh ndërtimin e një muri mbështetës për shëtitoren e paraparë, e jo për murin që është ndërtuar aty.

Ajo nuk ka mundur të flasë për kohën brenda së cilës mund të largohet ky mur, por ka thënë se në të ardhmen do të jetë një zgjidhje, e cila do të jetë fleksibile dhe e pranueshme për të gjitha palët.

Hoxhiq ka thënë se komunitetet që jetojnë në pjesën e veriut nuk janë të interesuar për tensione, aq më pak për ndonjë konflikt të mundshëm.

Por këto deklarata bien në kundërshtim me atë çfarë e tha dje Hoxhiq rreth murit në Veri. Ajo ndër tjerash njoftoi se muri ishte pjesë e projektit, gjë për të cilën ajo sot e mohon.

Shikojeni videon:

Serbia po e sheh Kosovën si “kafshatë të lehtë”

Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në raportet me Serbinë dhe zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare. Reciprociteti dhe Formimi i Ushtrisë së Kosovës shihet nga analistët si opsion që mund të frenojë ambiciet e Serbisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Raportet Kosovë-Serbi nuk po acarohen, pasi kanë qenë të acaruara në vazhdimësi, ka thënë në një prononcim për Telegrafin, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rexhep Selimi.

Ai tha se nuk i kujtohet të kenë pasur ndonjëherë raporte të mira serbët dhe shqiptarët e kjo, sipas tij, do të jetë e njëjtë edhe në të ardhmen.

Selimi tha se nuk janë shqiptarët ata që duan luftë me Serbinë, porse Serbia do luftë me shqiptarët.

E, sa i përket takimit të fundit të krerëve të Kosovës me ata të Serbisë, shton se situata e fundit i ka nxjerr në pah dy prononcime interesante.

“Kreu i shtetit të Serbisë kërcënon, pra luftën e përmend si kërcënim ndaj qytetarëve të Kosovës; Thaçi e përmend luftën si frikësim ndaj qytetarëve të Kosovës. Njëri duke kërcënuar e tjetri duke i frikësuar qytetarët e Kosovës e kanë një plan të përbashkët”, ka thënë Selimi për Telegrafin.

Ai shprehet se mund të ketë përshkallëzim të situatës, nëse raportet në fushën e sigurisë janë të disbalancuara.

“Serbia e ka një ushtri kërcënuese dhe të përgatitur për t’u futur në Kosovë, ndërkohë që Kosova dhe institucionet e saj nuk e ndërtojnë ushtrinë e vet. Sikur Kosova ta kishte ushtrinë e saj, të përgatitur, duke i shtuar këtu edhe partneritetin me NATO-n, Serbia do të urtohej dhe nuk do të paraqiste rrezik. Rreziku vjen meqë jemi cak i lehtë, kafshatë e lehtë në sy të Serbisë”, shtoi tutje Selimi.

I pyetur nga Telegrafi se cilët janë faktorët pengues që sot Kosova nuk e ka ushtrinë e vet, ai tha se nuk ka vullnet politik nga ana e Qeverisë. Ndërkaq, shtoi se presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli vazhdojnë të bëjnë lojëra me opinionin publik.

“Nuk ka nevojë që prezenca e Policisë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në veri, të numërohet si ndërhyrje. Paralajmërimi se më 1 ose 15 shkurt do të shembet muri në anën veriore të lumit Ibër, është thjesht paralajmërim për një problem. Me murin ata shohin jo zgjidhje të problemit, por krijim të problemit”, ka thënë Selimi.

Sipas tij, e gjithë kjo që po ndodh mund të kthehet në favor për Serbinë në rrafshin diplomatik.

“Serbia mund ta përdor këtë fjalor në aspektin diplomatik. Mos të harrojmë, Serbia tashmë është në avantazh për shkak se murin në anën veriore të urës së Ibrit e ka kthyer në një grackë Kosovën. Ndaj, kërkon pretekste për ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës”, ka thënë deputeti i VV-së.

Dren Ajeti, nga Grupi për studime Politike dhe Juridike, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ngjarjet e fundit treguan se është i largët normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pala kosovare është nisur në këto bisedime me idenë se Serbia do ta njohë Kosovën.

“Kjo nuk do të ndodhë përderisa Serbia mundohet me çdo kusht ta minojë këtë shtetësi”, ka thënë Ajeti.

Sipas tij, provokimi i fundit me trenin rus e mbushi kupën e provokimeve, për çka edhe Qeveria e vendit u detyrua të veprojë.

“Treni simbolizonte atë që Serbia pretendon për Kosovën – se është Jerusalemi i tyre”, thekson Ajeti, duke shtuar se provokimi serb te qytetarët e Kosovës ka krijuar ndjenjën se një incident me pasoja fatale mund të ndodhë. “Problemet e BE-së, kriza e refugjatëve, luftërat në Lindjen e Mesme etj. kanë bërë që shtetet të mos e kenë më prioritet Ballkanin dhe rrjedhimisht fokusi të zhvendoset diku tjetër. Kjo ka bërë që qytetarët të humbin besimin në faktorin ndërkombëtar si garantues i stabilitetit në rajon”.

Për të, provokimet serbe janë drejtuar ashtu që sjellja e palës kosovare të paraqitet si agresion.

“Ndalja e trenit nga njësitë speciale të Policisë është vlerësuar si ndalim i lëvizjes së lirë, si veprim për të mos lejuar kthimin e serbëve në Kosovë etj. Shumë media ndërkombëtare i morën këto mesazhe duke e paraqitur rastin e trenit si ndalje jo nga Policia e një shteti të pavarur dhe sovran, por si ndalje nga forcat e armatosura shqiptare”, thotë ai.

Sa i përket mediave serbe, Ajeti mendon se ato pasqyrojnë realitetin e Kosovës në formën që u konvenon atyre.

“Ka një pajtim në heshtje mes mediumeve serbe që çdo veprim nga pala shqiptare në Kosovë të vlerësohet si shkelje e të drejtave të serbëve. Rasti i fundit ishte i arrestimit në Prizren të personit me simbolet e nacionalistëve serbë që kishin kryer krime në Kosovë, që në mediat serbe u paraqit si arrestimi i një serbi që kishte vendosur të shëtiste nëpër Prizren”, ka thënë Ajeti.

Avokati nga Mitrovica, Musa Damati, situatën e tashme e ka vlerësuar të sigurt, pasi qytetarët e Republikës së Kosovës i kanë institucionet relevante të sigurisë. Ai tha se ajo që shtetit të Kosovës i duhet është shndërrimi i FSK-së në Ushtri.

“Stabilizimi real i situatës në Republikën e Kosovës në relacion me shtetin serb do të fillojë atëherë kur negociatorët e ndryshojnë qasjen e formatit të dialogut, duke insistuar në reciprocitet juridik, ekonomik, diplomatik dhe duke e përmbyllur dialogun me një traktat të paqes midis dy shteteve”, ka thënë Damati.

Ndërkaq, sa i përket elitës politike në Serbi, ai tha se retorika e tyre e ka humbur arsyen.

“Republika e Kosovës është shtet sovran dhe ky realitet është i patjetërsueshëm. Andaj, retorika e tyre është veç për konsum të brendshëm”, theksoi Damati.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka theksuar se gjatë takimit në Bruksel ka kërkuar nga shteti serb që t’i ndalë provokimet. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme mediat serbe kanë shkruar se Thaçi, Mustafa dhe Veseli po përgatisin një “sulm të rrufeshëm e të papritur në pjesën veriore të Kosovës”.

50% e serbëve të veriut kanë marrë dokumente të Kosovës

Më shumë se 50 % të serbëve të Mitrovicës së veriut janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, madje ata kanë regjistruar edhe pronën.

Periskopi.com Lajme

Sipas zyrtares kryesore të komunës së veriut Adriana Hoxhiq, pajisja me dokumente të Republikës së Kosovës për serbët, nuk është më temë tabu.

Ajo në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se serbët pa kurrfarë problemi vijnë dhe kërkojnë shërbimet nga institucioni kosovarë.

 

Premtimet kanë qenë që ura në Mitrovicë të hapet nesër

Bisedimet njëzet orësh që u zhvilluan në Bruksel me 2 dhe 3 gusht të vitit të kaluar sollën rezultatet se revitalizimin e urës që filloi me 14 gusht të përfundojë së largu deri me 20 janar të vitit 2017.

Periskopi.com Lajme

Ministria për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri ishte shprehur mjaftë entuziaste për fillimin e një procesi të rëndësishëm dhe siç e kishte quajtur ajo  mbajtjen e premtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve të saj.

“Heqja e barrikadës dhe hapja e urës për qarkullim të lirë e të plotë do ta bëjë urën sinonim të normalizimit të relacioneve dhe bashkëpunimit në mes të komuniteteve atje pra shqiptarëve, serbëve dhe të tjerëve, më këtë rast Qeveria e Kosovës po e përmbush premtimin ndaj qytetarëve të cilët gjithmonë e dëshiruan këtë urë të jetë e lirë”, pati thënë Tahiri.

Ndërkohë që ministrja Tahiri, nuk kishte përmendur afatin e fundit dhe kushtet për hapjen e urës këtë e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili kishte njoftuar se  ura e Ibrit në Mitrovicë do të hapet më së voni deri më 20 janar, 2017 dhe kjo me kusht që të nisin punimet në shëtitoren në rrugën “Kral Pjetri”.

Pak metra larg urës, muajin e kaluar Serbia filloi ndërtimin e një muri që u tha të jetë pjesë e projektit për revitalizimin e urës. Muri është ende aty.

Se kur do të hapet ura, nuk e di as BE-ja.

Lidhur me këtë çështje Insajderi ka provuar të marrë një qëndrim të Ministres për dialog nga Qeveria e Kosovës, Edita Tahiri,por që nuk ka qenë e gatshme të flasë për këtë çështje.

Çështja për normalizimin në mes të dy vendeve duket mjaftë e vështir pas tensioneve që ka ngritur Beogradi, me provokimin e trenit, arrestimin e ish- Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ngritjen e murit në urën e Ibrit.

Lidhur me ngritjen e murit e murit në veri të vendit, është miratuar edhe një rezolutë në kuvendin e Kosovës me 29, dhjetor, që muri ilegal i veriut do të rrënohet brenda muajit janar, ndërsa deri më tash nuk është rrënuar muri dhe as rivitalizimi i urës së Ibrit, marrëveshje kjo që ishte arrit në Bruksel.

Qeveria thotë se “me trenin rus në veri mund të futen edhe armë”

Qeveria e Kosovës po e përjeton si kërcënim për sigurinë e Kosovës trenin serb në veri.

Periskopi.com Lajme

“Rusia qëndron prapa veprimeve të fundit të Serbisë dhe treni është financim i tyre, sikurse me pikat e karburantit para ca javësh”, i ka thënë KTV-së në kushte anonimiteti një burim brenda Qeverisë.

“Dhe mbi të gjitha është një kërcënim serioz hyrja e tij pa leje dhe kontroll në Kosovë sepse ekziston rreziku që të transportojë edhe armë”, ka thënë më tej ky burim.

Në anën tjetër, krejt protokollare e ka përshkruar komunikata qeveritare njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, që është udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e njëzet e dyta me radhë.

Njoftimi thotë se aty janë shqyrtuar aspekte të ndryshme nga fusha e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.

Në takim, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit u ftua dhe mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.

“Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka miratuar Planin e Punës të Këshillit për vitin 2017, si dhe është bërë vlerësimi i sigurisë në vend. Në takim, po ashtu, është përkrahur orientimi për hartimin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare si dhe janë shqyrtuar dokumente të tjera të rëndësishme për organet e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se KTV dhe Koha.net, mbrëmë kishin raportuar se zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që institucionet të thërrasin një mbledhje të rrallë të Këshillit të Sigurisë.

KTV-ja mëson se temë kryesore e diskutimit do të jetë evaluimi i gjendjes së sigurisë në vend pas qasjes agresive të Serbisë ndaj Kosovës në javët e fundit duke përfshirë situatën e krijuar për murin në Mitrovicë.

Kur KFOR-i vendoste tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri (Video)

Në këtë video të publikuar në arkivin e agjencisë së lajmeve “Associated press”, shihet se si më 10 shtator 1999 protestuesit shqiptarë dhe serbë përleshen te Ura e Ibrit në Mitrovicë më pjesëtarët e KFOR-it francez dhe italian, në përpjeke për t’u ndeshur mes vete.

Periskopi.com Lajme

Derisa protestuesit shqiptar tentojnë ta kalojnë Urën, serbët e mbledhur matanë e djegin një flamur shqiptar, gjë që pas pak të njëjtën gjë e bëjnë edhe shqiptarët me një flamur serb, shkruan Veriu.info.

Ushtarët e KFR-it shihet duke hedhur bombola të gazit lotsjellës, në përpjeke për ta vënë situatën nën kontroll.

Pas shumë orë proteste, e cila ishte në ditën e dytë të saj, tek Ura e Ibrit arrin komandanti i UÇK-së, Gjeneral Rrahman Rama. Mirëpo, shihet një reagim i drejt i truprojës së tij, pasi që kritikon KFOR-in se kanë vendosur në Urë një tel të rrymës (minuta 2:12), i cili është i lidhur me energji elektrike, gjë që e dëshmojnë edhe pamjet e AP-së.

Po ashtu në fund të videos shihet disa shqiptarë të cilët e kalojnë lumin ibër nëpër ujë me fëmijët e tyre në duar, në përpjekje për të dalë në pjesën jugore të qytetit.

BE-ja nuk e di kur hapet ura mbi lumin Ibër

Bashkimi Evropian po i përcjell për së afërmi zhvillimet në Kosovë në lidhje me sulmin me bombë në objektet e qeverisë në veri të Mitrovicës, ka thënë Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE-së. I njëjti formulim është dëgjuar gjatë ditëve kur lideri i AAK-s Ramush Haradinaj mbahej i arrestuar në Francë.

Periskopi.com Lajme

Përkundër pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetarëve, zyrtarët e Bashkimit Evropian asnjëherë nuk janë përgjigjur në pyetjen nëse ndonjëherë gjatë dialogut, është ngritur çështja e heqjes së fletarresteve nga listat e Interpolit, as nëse e zyrtarët e BE-së e kanë në plan që t’ia bëjnë këtë kërkesë Serbisë.

Kocijançiq insiston se gjithçka është në rregull me procesin e dialogut për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë.

Megjithatë, kryeministrat e Kosovës përkatësisht Serbisë nuk janë takuar për gati një vit. I tërë viti i kaluar ka shënuar ngecje në dialog, gjë që është pranuar edhe nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit që shkoi, Prishtina dhe Beogradi në nivel ekspertësh kanë biseduar për implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe kah fundi i 2016tës u arritën marrëveshjet mbi marrëveshjet e vjetra të cilat precizuan se si të bëhet zbatimi. Marrëveshjet e fundit kishin data të sakta dhe detyra të qarta për secilën palë por asnjë afat nuk u respektua deri më tani.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë i kapërceu afatet kohore, ndërsa edhe marrëveshja e gjyqësisë e para e paraparë për implementim për sivjet nuk u implementua në datën e dakorduar. Afati për implementim ishte 10 janari, datë kjo gjithashtu e humbur. Në emër të Bashkimit Evropian, Kocijançiq konsideron se bëhet fjalë për vonesa të kuptueshme dhe vazhdon të arsyeton se kjo marrëveshje megjithatë do të imeplementohet gjatë muajit janar, ndonëse jo me datë të paraparë.

Akoma nuk dihet nëse marrëveshja për revitalizimin e urës mbi lumen Ibër do të implementohet në afatin e përcaktuar. Sipas marrëveshjes së ndihmuar nga Brukseli, më 20 janar duhet të rihapet ura. Tani, një javë para afatit, Kocijançiq nuk është në pozitë që të sigurojë se do respektohet kalendari, njofton RTK.

Krejt çfarë thekson Kocijnaçiq është se po punohet me palët në mënyrë që të vije deri te hapja e urës sipas marrëveshjes. Mirëpo marrëveshja të cilës i referohet Kocijançiq, nuk kishte të përfshirë një objekt të ri tek ura të cilin e nderuan serbët në formë të murit e u shndërrua në shkallë në shenjë kompromisi i cili do mbetet aty edhe me rastin e rihapjes së urës, me 20 janar apo më vonë.

Vdes një person nga  ftohti në Mitrovicë

Moti i ftohtë me erë dhe ngrica ka marr edhe viktimën e parë në Mitrovicë. Mësohet se nga ftohti ka vdekur i ngrirë Hetem Beqiri, i njohur si “Heta”.

Periskopi.com Lajme

 

Ata që e kanë njohur “Hetën” e dijnë se ai ka qenë një njeri i pasherr, që është ushqyer edhe veshur fal humanizmit dhe vullnetit të qytetarëve tanë, që ka fjetur aty ku e ka zënë nata, duke bredhur në gjithë qytetin. Kjo vdekje e këtij personi bashkëqytetari tonë duhet të trokas në ndërgjegjen e të gjithë qytetarëve, posaçërisht atyre që janë në pushtet që shpesh japin deklarata se po punojnë për qytetarët edhe po bëjnë çmos për jetën më të mirë të tyre, ndërkohë që vdekja me ngrirje është një akuzë e madhe për secilin nga ata.

Nga përgjegjësia nuk mund të ikin as qytetarët tjerë në radhë të parë ata që e kanë të afërm sipas gjakut “Heten” pastaj bashkëfshatarët e tij dhe më pas secili qytetar i Mitrovicës, që asnjëri nuk bëri asgjë për të evituar këtë që ka ndodhur mbrëmë./Mitrovicapress/

70 shtëpi të bllokuara nga bora në Bajgorë të Mitrovicës

Në Bajgorë të Mitrovicës bora e madhe ka paralizuar gjithçka.

Periskopi.com Lajme

Atje rreth katër kilometra rrugë janë bllokuar nga bora dhe rreth 70 shtëpi kanë mbetur të izoluara.

Një qytetarë nga ajo zonë ka dërguar disa fotografi në redaksinë e Klan Kosovës ku shihet bora e madhe dhe rrugët e mbuluara.

15942708_1392679057417292_475003813_o 15909167_1392679090750622_1960051191_o bora4

Dikush u kujtua të dërgonte dhurata për fëmijët në veri të Mitrovicës (Foto)

Në prag të festës së Vitit të Ri, sipërmarrësi i Gazmend Abrashi, është treguar i kujdesshëm ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve të babai të tij, Aziz Abrashi.

Periskopi.com Lajme

Ai ka dhuruar pako për Shoqatën e Minatorëve pensionistë dhe invalidë të Republikës së Kosovë.

Fejzulla Metolli ne profilin e tij ka thënë se Abrashi po e vazhdon traditën e të atit të tij në përkrahje të minatorëve.

Ai ka vlerësuar këtë gjest human, duke shtuar se kjo ndihmë dhe ky kujdes është shtrirë në disa komuna të Kosovës.

Nga ana tjetër Abrashi i cili është edhe nënkryetar i AAK-së ka ndarë ndihma edhe për personat me aftësi të kufizuara si dhe për fëmijët të cilët jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës (lagjet :Suhodoll i poshtëm, i epërm, Kroi i Vitakut, Kodra e minatorëve dhe lagjen e boshnjakëve)

Kjo veprimtari humanitare e Abrashi është shndërruar tashmë në traditë të përvitshme./ Periskopi

15740976_1899101770311538_6289338760819566115_n 15741318_1899101730311542_2627202258924587382_n 15781605_1899101743644874_3155542503891573610_n-1 15822713_1899101750311540_8154311149656575692_n15782039_10153906819136642_1342672958_n15784642_10153906819126642_208515724_o

Vdes një 23 vjeçare në veri të Mitrovicës

M.L. rreth 23 vjeçare nga qyteti Krushevac i Serbisë, punëtore në kafiterinë “Aktiv” në veri të Mitrovicës, ka humbur jetën sot në rrethana të pasqaruara deri më tani, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Periskopi.com Lajme

Sipas këtyre burimeve, ajo rreth mesditës gjatë orarit të punës, ka përjetuar dhimbje në stomak dhe menjëherë është dërguar në spitalin e veriut të Mitrovicës, ku rreth orës 13:00 ka vdekur, të premten.

Mësohet së trupi i pajetë do të dërgohet të shtunën për obduksion në Prishtinë.

KP ka tentuar të kontaktojë Besim Hotin, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, për të mësuar më shumë rreh kësaj vdekjeje, por kontakti më të përmes telefonit ishte i pamundur.

Fillon rrënimi i murit në Mitrovicë, por ndërpritet

Periskopi.com Video