Mitrovica s’asht per Ermalin, asht e provincialit me kallash!

Fjolla Spanca Opinione

I çel syte n’sabah tane gzim se dita e re asht nafake e re! Edhe nis me i rreshtu tana andrrat qe i ke, per -diten e re-! Se helbete, njeriu e kujton veten jetegjate edhe t’fort! Papritun, te dalin para sysh dhjetra lajme e fotografi te njibashkemoshatari; te nji komshiu qe sa here ecte me buzen n’gaz t’pershendeste! Tana pamjet te kallzojne se i riu, asht gjuejt pa dhimte, gati 10 here n’syte e plot qytetareve. E per çka?! Per kurgja dhe hic asgja. Per ego. Ego te djallzume.

 

Ermal,

t’mbaj mend sa here kaloje n’lagje edhe tane urtni i pershendesje t’gjithe! Ti s’ngreje krye najhere per t’i ul miresine vetes! Miqve e familjes, ikja jote i ka lane boshllek e merzi te madhe! Qytetit, vrasja jote i ka dhane hijen e nji veni’ qe se do ma as veten!

Ermal, Ti je çdo djal i ri n’Mitrovice me shume andrra. Ti je djali me edukate e kulture qe thur shpresen per jete ma t’lehte! Ti je djali i çdo mitrovicalie qe buken e fiton me djerse dhe jo me pisllek! Ti je vllai i cdo mitrovocalie qe e don jeten edhe ka motive t’plota per me u perpjek! Me u perpjek per me u ba njeri ma i mire! Ti je shoku i cdo mitrovicalie qe tjetrit ja don t’miren ma shume se vetes! Ti je shembulli i mitrovicalise qe qytetin nuk e ka lane edhe ka ndejt aty me i sherbye shoqnise! Ermal, ti e morre vesh qysh para se me ik se Mitrovica avash – avash po bahet foleja e t’fortve zemerngushte qe plumbi u percakton burracaknin (se shqipet vdesin per ‘burrnin’ aniqe ju ka vdek me vakt) dhe ku djalli knon himnin e xhelozise, smires e terbimit sheshazi, kembkryq! Ermal, ti je djali modest, me kulture e vizion qe palaqote nuk kishin guxim me lane me u rrit! Ishe shume normal, per me jetu ne nji rreth hipokritesh!

Qyteti i kafeneve

Mitrovica e kapriçove dhe pazareve politike sot s’asht ma shume e as ma pak se sa nji hambar ku kane lulzue ligjet e provincialeve dhe pament’ e te paditurve! Kafiqat/ kafenetë apo lokalet ku vijne me knu artistat populldashes t’Kosoves heroike, historike, histerike kane dhane mjaftueshem shenja se te tilla

hapsira provinciale duhen me u mshel! Sepse mu aty njomesia e te rinjeve perdoret prej ‘boss-ve’ xhepderdhur te cilet fitojne ne kurriz te pamundesise per te jetu nji jete normale ne nje qytet ku s’ka nevoje me ardhe turli soj pseudo artisti qe per 3-4 ore e bon t’riun vital me harru fatkeqesine e venit ku jeton!

Prindit qe gzon krenari t’rreme.

Ne Mitrovice, le te shkunden prinderit e t’i kqyrin fmijte se me ke shoqnohen edhe cka mbajne mbas vetes ne vend te çantave shkollore. Le te mos rehatohen me rrenat e tyne se ‘si fmijte e mi s’jane asnji’. Sa kalojne sahat m’sahat çajtoreve tuj lujt me gure apo tuj pi kafe me shoqet e mehalles, le t’i shtrengojne ‘pasardhesit e shquar’ per ta kuptu se jeta asht e shenjte edhe s’guxon kush me e shkurtu! Keta prind, le t’i braktisin telenovelat e t’perkushtohen n’edukimin e djemve & vajzave. Nuk asht e udhes me ba fmi’ kur s’ke takat e fuqi me e ba njeri!

Me nder me thane, Qeveria e Kosoves.

M’vjen zor me e permend ‘Kuvendin Komunal’, ‘Qeverine’ a ndonji institucion tjeter se dro kane me u rondue. Beteja per poste tashma e ka verbue pothuajse cdo karrigedashes! Fundja, ata s’merziten shume per Mitrovicen se femijte e tyne i kane vargis neper shkolla private. Biles as me ta s’kane kohe me u marre! ‘Per shtetin, na sakrifikojme familjen’ thonin ca, ca! T’dashtun, Sot, ju dhe NA (Hirushet) jena pergjegjes per jeten e Ermalit! Dhe te çdo Ermali tjeter, qe neser ka per t’u shujt prej dores se ndonji te çmenduni i cili s’ka asgja te shenjte mrena vetes dhe per te cilin jeta asht si nji pike uji n’oqean! Kur dite e zeze s’ta leshon pragun Ndoshta e zeza qe solli ky sistem prej disa vitesh e ka shperfytyru njeriun normal tuj e ba ‘rob’ te punes per sigurimin e nji jete minimale. Ndoshta e zeza qe e pllakosi Mitrovicen qysh kahere ish zani i nalte i dhimbjes qe do shtohej per dit e per nat! Por Ermali’ dhe cdo i ri tjeter s’kishin kusure me Lidhjen/ Partine/ Aleancen/ Levizjen! S’kishin borxhe per t’ua la’ atyne qe barku u ka zane shikimin!

Ndaj, pergjegjesite morale e ligjore jane te qarta dhe dikush ish dashte me u ba aq trim’ sa me pranu fajin edhe me ja lshue venin dikujt qe ka vullnet, dashni e dituni me e sistemue qofte edhe nji fije te ketij kaosi, qe e ka perthekue qytetin e minatorit.

Friga e të qenurit normal!

Mitrovicalite dikur krenoheshin per artin qe e kultivonin. Sot, turpnohen prej tallavasë dhe të marrëve që e kanë zaptu çdo pëllëmb të qyteti gjysmak. Tani, Mitrovica asht:

Me pase frige me dal n’sheher,

Me pas frige me pranu qe je njeri normal,

Me pas frige me andrru!

Me pas frige me fol.

Me pas frige pasionin tand me ushtru!

Mitrovica s’asht per Ermalin & shoket e tij njomake! Mitrovica asht e provincialit me kallash dhe interesagjinjve shpirtngusht. Ky s’asht qyteti qe e kena dashte! As shteti per t’cilin patem luftu.

Dashnija per atdhe’ krryset atehere kur pluhuni i harreses i yshtun prej djallit, i mbulon tana shqisat!

Ermal,

Fali ata qe s’dijten c’ishin tuj ba!

Fundja, ishin hiç i terbuem.

Mekat.

Ç’trishtim!

Reklamë
Reklamë

Mitrovicasit s’e ndjejnë as lirinë e as pavarësinë e Kosovës

Në përvjetorin e 9-të të Kosovës si shtet, rrënojat e një muri që synonte ndarjen mes jugut dhe veriut në Mitrovicë vazhdojnë të jenë aty, e veç dy metra më tej, vendit po i bëhet gati një bazë e re betoni.

Periskopi.com Lajme

Qyteti i ndarë tash e 18 vjet vazhdon të jetë prioritet deklarativ i politikës kosovare.

Vendi që ka pasurinë më të madhe nëntokësore, Trepça, ka mbetur njëri ndër qytetet më të varfra në Kosovë.

Asamblisti shqiptar në veri Gezim Alushi thotë se pavarësia nuk mund të ndjehet, derisa të mos bëhet kthimi i plotë i banorëve në pronat e tyre në veri.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka, që vjen nga Vetëvendosje, thotë se niveli qendror për Mitrovicën flet vetëm më 17 shkurt apo në seanca plenare për poenë politikë.

Thotë se ky pushtet shqiptarët matanë urës i ka gjuajtur në një komunë artificiale, siç është ajo e veriut.

Ndërsa qytetarët thonë se jeta në Mitrovicë është sikur në vitin 1999.

Reklamë
Reklamë

“Alternativa” nis rrugëtimin nga Mitrovica

Subjekti politik “Alternativa” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, është prezantuar sot në qytetin e Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

 

Për partinë më të re kanë folur Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila dhe Mehmet Mehmeti, të cilët thanë se kanë vendosur që rrugëtimin e tyre ta fillojnë pikërisht në Mitrovicë, për shkak se ky qytet tregon më së miri që shteti dhe pavarësia e Kosovës nuk janë arritur në plotëni.

Ilir Deda njëri ndër themeluesit e kësaj partie, ka bërë të ditur para të pranishmëve se mungesa e shtet-ndërtimit vërehet më së miri në Mitrovicë.

“Neve na bashkon vizioni për shtet-ndërtim në vendin tonë, e mungesa e shtet-ndërtimit shihet më së miri në Mitrovicë. Pa e përfunduar procesin e shtet-ndërtimit në Mirtovicë, ne nuk mund të themi se Kosova e ka përmbyllë pavarësinë e saj brenda. Jemi këtu me u zotu se nuk e kemi ndërmend që me fjalë boshë dhe pas 18 vjet të lira me premtu gjëra koti, por po ju themi diçka, në vizionin tonë, Mitrovica është një prej shtyllave të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Deda.

Ai premtoi se me Alternativën, nuk do të ketë papunësi 60 për qind në Mitrovicë, ndërsa ka potencuar se partitë politike në Kosovë nuk duhet të shihen si armiq mes vete, sa që të rrezikohet projekti i përgjithshëm i shtetit të Kosovës.

Kurse, themeluesja tjetër e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, duke treguar arsyet pse kanë zgjedhur rrugëtimin e kësaj partie, pikërisht në Mitrovicë, tha se Mitrovica është problem i hapur dhe burimi i problemit që rëndon vendin.

Sipas saj, mitrovicasit dhe kosovarët në përgjithësi meritojnë më shumë, ndërsa, fajtorë për situatën aktuale e ka bërë politikën aktuale për të cilën tha se duhet të ndërrohet.

“Në Mitrovicë sot është burimi i problemit që e rëndon Kosovën. Sot është Mitrovica ajo në nivel të Kosovës që tregon se shteti dhe pavarësia e Kosovës nuk janë në plotëni, dhe se Mitrovica është problem i hapur…Jemi në Mitrovicë për të treguar se si Alternativë nuk krijojmë probleme për të zgjedhur ato dhe për të marrë kredi për problemet që nuk kanë ekzistuar, por, jemi bërë bashkë për të zgjedhur ato probleme të cilat secili qytetar i tërë Kosovës i ka, që secili qytetar i Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh etninë, vuajnë sot nga mungesa e zhvillimit, nga mungesa e një integriteti personal që secili individ duhet ta ketë, vuajnë sot nga mungesa e drejtësisë. Nuk janë më mirë sot shqiptarët në jug të Mitrovicës sesa serbët në veri të Mitrovicës. Ju jetoni çdo ditë me ta, problemi nuk janë qytetarët, problemi është politika dhe kjo politikë duhet të ndërrohet…. Mitrovicë ju meritoni m ë shumë, më mirë, krejt Kosova meriton më mirë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkaq, kryetari i zgjedhur i kësaj partie në Mitrovicë, Mehmet Mehmeti, tha se përkundër shumë partive politike ekzistuese, Kosova ka nevojë për një parti të re siç është Alternativa.

“Epoka e re në komunën tonë po fillon me një dritë shkëndije e cila do ta shndritë Mitrovicën e bashkuar… Alternativa është formimi dhe lulëzimi i shtetit të Kosovës”, theksoi mes tjerash Mehmeti.

Ndryshe, në këtë ngjarje tha se janë gjithsej 93 delegatë të rajonit të Mitrovicës nismëtarë të Alternativës në këtë komunë, të cilët kanë zgjedhur 13 anëtarët e Këshillit iniciues për Mitrovicën.

Anëtarët e trupit koordinues të Alternativës në Mitrovicë u zgjodhën, Nysret Cubreli, Fadlije Zhubi, Hysni Pireva, Xhevdet Çitaku, Bajram Shala, Luljeta Buçinca- Zhubi, Fikrije Dinaj, Nazmi Ismajli, Erblin Osmani, Kaltrina Hasani, Diellza Sadiku, Shaban Citaku, ndërsa kryetar i këtij trupi u zgjodh Mehmet Mehmeti.

Reklamë
Reklamë

Mustafa e Shala sigurojnë qytetarët, s’ka pengesa për lëvizje në veri ​

 Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ritheksoi se marrëveshja për rrëzimin e murit, është e mirë dhe në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Mustafa para kabinetit qeveritar theksoi se ka pasur takime intensive me përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës Veriore, kryetarin e komunës si dhe përfaqësuesit politik të serbëve, për të gjetur zgjidhje për çështjen e murit në Mitrovicë.Kreu i ekzekutivit tha se edhe komuna e Mitrovicës e ka kryer punën në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur.

Në lidhje me murin e ndërtuar në veri të Mitrovicës ka folur edhe ministri i Mjedisit Ferat Shala, i cili tha se marrëveshja është legale dhe është bërë me pajtimin e institucioneve dhe deri më tani është zbatuar plotësisht. Shala theksoi se marrëveshja është plotësisht legale, sepse është arritur mes palëve të institucioneve pavarësisht se ka tendenca tjera.

Ai ka siguruar qytetarët se nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve. Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marr vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për shënimin e këtij përvjetori Qeveria ka ndarë 70 mijë euro ndërsa kryetar i Këshillit Organizativ është emëruar ministri i Kulturës Kujtim Shala. Po ashtu, në është miratuar edhe platforma vjetore e politikës së inteligjencës dhe sigurisë për vitin 2017 si dhe një sërë propozim-vendimesh dhe projektligjesh. Qeveria po ashtu ka miratuar edhe 3 marrëveshjet financiare në vlerë prej 158 milionë euro, të cilat janë negociuar paraprakisht me Qeverinë e Francës, Qeverinë e Hungarisë, Qeverinë e Austrisë, si dhe ka miratuar Garancinë Shtetërore me BERZH-in për Linjën e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës në vlerë prej 24 milionë euro.

Reklamë
Reklamë

Mustafa problemet në veri i lë duar të Agim Bahtirit

Rregullimi i pjesës së veriut të Mitrovicës është pjesë e ligjit të qeverisjes lokale dhe si e tillë mbetet kompetencë e tyre, ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë dhënë në Rubikon të KTV-së.

Periskopi.com Lajme

Sipas kryeministrit, treni u ndalua bazuar në ligjin e Policisë së Kosovës dhe nuk kishte urdhër as nga ai e as nga presidenti i vendit.

Tutje Mustafa tha se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe do të bëhet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri ka folur edhe për shumë çështje të tjera, si mbetja vakante e pozitave të dy ministrive, ajo e Ministrisë së Integrimeve Evropiane dhe e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Reklamë
Reklamë

Punimet në Veri nën mbikëqyrjen e Qeverisë

Në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar punimet në kuadër të ndërtimit të zonës së re urbane tek ura mbi lumin Ibër dhe hapësira përreth.

Periskopi.com Lajme

 

Punimet e reja, pasuan rrënimin e murit në këtë pjesë, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore. Ndërtimi i tij pati nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.

Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës i patën dhënë një muaj afat komunës veriore të Mitrovicës që ta rrënonte murin, para se të ndërmerreshin hapa ligjor.

Nisur nga situata që ishte krijuar, ky mur ishte rrënuar, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Tani, konstruksioni i ri, përbën një ndërtim betoni prej 53 metra të gjatë, kurse lartësia do të jetë nga 40 deri në 70 centimetra.

Marrëveshja e arritur, është thënë se do të rezultojë me ndërtimin e një zone për këmbësorë sipas marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ashtu siç është arritur marrëveshja më 4 shkurt, sot fillojmë punimet për ndërtimin e konstruksionit të ri”, ka thënë kryetari i komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili ka ndjekur nga afër punimet.

“Mbikëqyrja e punimeve po bëhet nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mënyrë të sigurohen se gjithçka po shkon sipas marrëveshjes”, ka thënë Rakiq.

Ai nuk ka mundur ta parashikojë se sa kohë do të zgjasin punimet, por është shprehur i bindur se kësaj radhe do të ecet përpara me projektin për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër.

Ndërkohë, ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se muri ilegal, si edhe nisja e trenit provokues nga Serbia për në Mitrovicë, ishin pjesë e skenarëve të Beogradit.

“Pse ka ndodhur ky mur ilegal dhe provokimet destabilizuese të një pas njëshme, për mendimin tim shfaqin një përpjekje të Serbisë që të destabilizojë situatën në Kosovë në një kohë kur kishte tranzicion të administratave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur Serbia kishte një iluzion se gjoja administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, pra sipas iluzioneve të tyre, do të mund të ndryshonte qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në bazë të marrëveshjes së Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, parashihet që në kuadër të rivitalizimit të urës mbi lumin Ibër dhe hapësirës përreth të mënjanohen të gjitha barrikadat dhe të krijohet hapësirë për lëvizje të lirë në drejtim të veriut dhe jugut të Mitrovicës, si për njerëz ashtu edhe makina.

Reklamë
Reklamë

Gjuriq: Ekziston marrëveshja për strukturën e re betonike në Veri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre  serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë sot me rastin e heqjes së murit në Mitrovicë që u bë më 05 shkurt se ekziston një marrëveshje, dhe se askush nuk ka të drejtë për të manipuluar atë që është rënë dakord mes dy palëve.

Periskopi.com Lajme

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse pret probleme, pasiqë “muri do të zëvendësohet nga një strukturë e re betonike”, ndërtimi i së cilës filloi sot , Gjuriq ka thënë se kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore ka folur shumë për këtë temë dhe detajet e punës, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

Reklamë
Reklamë

Rrënimi i propagandës, fillimi i rrahagjokseve

Vetëm pak metra larg urës së Ibrit, dëgjohej zhurmë e madhe: dy ekskavatorët rrëzonin murin që ndante Mitrovicën. Derisa banorët e jugut nuk lejoheshin të hynin, ata të veriut nuk patën shumë interesim.

Teuta GASHI Lajme

Forca të shtuara të sigurisë kishte gjithandej, përfaqësues të ambasadave e edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovës, Natalyia Apostolova, raporton Periskopi.

Iu deshën më shumë se një orë dy ekskavatorëve të rrëzonin murin që u ndërtua para syve të të gjithëve, e që po pengon lëvizjen e lirë edhe të veturave edhe të qytetarëve. Ai u rrënua tërësisht.

Struktura prej betoni që është ndërtuar ilegalisht në fund të vitit që sapo lamë pas, tashmë është rrënuar, por aty ende po qëndron një strukturë e metaltë, madje vetëm sa u përforcua më shumë të dielën, më 5 shkurt.

Ashtu do qëndrojë kjo lloj pengese edhe për një kohë, derisa të vazhdohen punimet në sheshin e quajtur “Mbreti Pjetër”, ndërsa askush nuk e di se kur do të lirohet për qarkullim të qytetarëve, madje as nuk japin afat për këtë.

Muri u ndërtua ilegalisht, pati premtime se do rrënohet nga zyrtarët e Kosovës, u krijua edhe një rezolutë për rrënimin e tij, por vetëm kur hyri BE dhe ShBA dhe i mblodhën kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky vendim u morën të premten pas mesnatës, në një takim në Qeveri që zgjati shumë orë, vetëm pasi që Goran Rakiq dhe të tjerët me radhë u takuan me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i cili zhvilloi një vizitë në Kosovë.

Teksa ai garantoi siguri në Kosovë dhe tha se janë forcë e tretë në Kosovë pas Policisë/FSK dhe EULEX-it, gjithçka ndryshoi.

Të dielën të gjithë ishin në veri. Muri u rrënua e deklaratat filluan.

Serbët kërcënojnë se do e ndërtojnë një mur tjetër, e zyrtarët e shtetit të Kosovës thonë se ajo pjesë do të lirohet për qarkullim, por askush nuk jep ndonjë datë.

“Të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i “një strukture” betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash”, thotë Rakiq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa këmbëngul se muri nuk u diskutua në Bruksel, ndërsa kryetari i Mitrovicë së Jugut, Agim Bahtiri thotë se duhet pyetur Kadri Veseli nëse do ketë mure tjera ndarëse , e ky i fundit thotë se muret janë të së kaluarës.

“Sot nuk mund të ju them për datën. MMPH ka pasur një vërejtje edhe për rrethin që do të ndërtohet në pjesën veriore. Se sa do të zgjasin këto punime, për të arritur deri në atë standard që është pajtuar nga të gjitha palët, nuk e dimë. Por do ju njoftojmë. Unë vlerësoj se është bërë një punë mjaft e mirë. Duhet të përqafojmë këtë që është bërë dhe të mendojmë pozitivisht për të ardhmen”, ka theksuar Isa Mustafa.

“Kadri Veseli ka thanë nuk do ketë mur, e nuk i besoj sepse ka thënë edhe më herët se nuk do ketë asnjë centimetër mur. Lëvizja e lirë shpejt do të jetë e garantuar, por nuk mund të them kur se pse nuk jam pjesë e marrëveshjes”, tha Bahtiri.

Ndërsa, shefja e BE-së ka garantuar se nuk do të ketë më mure, ndërsa ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

“Nuk do të ketë mure, por vetëm struktura metalike për të penguar qasjen e automjeteve në të”, ka thënë Apostolova.

Ndryshe, rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, do të duhej të përfundonte më 20 janar. Ndërsa, ndërtimi i murit nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje. /Periskopi

Reklamë
Reklamë

Kushner: Dështuam që me kohë t’i largojmë Rojat e Urës nga veriu në Mitrovicë

Ish kryeadministratori i dytë i Kosovës,dhe ish Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner në "Kujtimet e tij" pak të njohura mbi Kosovën, Ballkanin dhe vendet tjera ku shërbeu të botuara në vitin 2004, sjell detaje interesante nga vitet e para (1999/2000) kur edhe po plazmohej ndarja e veriut të Kosovës, transmeton Periskopi

Periskopi.com Lajme

Meqë muaji i fundit u përshkua nga ngjarjet si ajo e murit dhe e trenit, përmes të cilave autoritetet serbe të veriut, si për të na e rikujtuar simbolikën ndarëse të asaj pjese nga pjesa tjetër e vendit, (qoftë edhe përmes rezistencës direkt të serbëve lokale që ky mur të mos rrëzohet siç ngjau dje), po pengojnë deri edhe zbatimin e vendimit të Kuvendit për rrënim, kemi shkoqitur një pjesë nga libri i Kushnerit, ku drejtpërdrejtë potencohet rrumbullakësimi i pjesës veriore si “territor serb” qysh në atë kohë, si dhe pafuqia/mosgatishmëria ndërkombëtare për ta ndërruar situatën:

41shnzn53jl-_sx293_bo1204203200_

“Ne u përpoqëm t’i zhvendosim disa herë, por kot. Edhe vetë kam shkuar nja dy herë për t’i vizituar në skutat e tyre. Atmosfera ishte e rëndë dhe kërcënuese. Një ofensivë e armatosur na mundësoi t’i vëmë përpara. Ne dëshironim të lirojmë një urë më në lindje dhe ia arritëm. Klaus Reinhardt, gjenerali gjerman dhe unë u përpoqëm t’i ndjekim ushtarakisht rojat e urës, duke iu ofruar në mes të betejës, gjatë një dialogu armiqësor me Oliver Ivanoviçin, rreth mundësisë të vëzhgojnë nga një apartament më lartë në qytet qasjet në territorin e tyre. Por komandanti francez i zonës ishte kundër lëvizjeve tona që rrezikonin autonominë serbe në pjesën e epërme të qytetit të Mitrovicës. Më kujtohen diskutimet e vështira mes gjeneralit gjerman dhe oficerit të lartë francez, gjeneralit Pierre de Saqui de Sannes. Përballë kundërshtimit të francezëve, të paktën atë ditë, ne nuk mundëm të shkojmë më larg.”/ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Bahtiri fton qytetarët për qetësi e besim në institucione

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të matur e të kenë besim në institucionet e vendit.

Periskopi.com Lajme

“Pavarësisht situatës që mund të krijohet, i lus qytetarët e Mitrovicës që ta ruajnë gjakftohtësinë, të rrinë të qetë dhe t’i lënë institucionet e Kosovës të punojnë në mënyrë diplomatike”, ka shkruar Bahtiri në profilin e tij në Facebook.

“Pra, qytetarët duhet të kenë besim në veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe për këtë duhet të jenë të qetë, pasi që ne nuk dëshirojmë tensione, por dëshirojmë një qytet të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Së bashku me Qeverinë e Kosovës, do t’ia dalim. Njëkohësisht, qytetarëve serbë ju bëjë apel që të mos ngrihen tensione, sepse institucionet e Kosovës do të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë më tej ai.

Portali “Veriu.info” ka njoftuar se një grup serbësh qenë mbledhur për të protestuar kundër rrënimit të murit.

Reklamë
Reklamë

Në Mitrovicë sulmohet deputeti i parlamentit serb

Në Mitrovicë është sulmuar një deputeti i parlamentit serb.

Periskopi.com Lajme

Deputeti me inicialet B.T. rreth orës 20:40 është sulmua fizikisht nga dy persona të maskuar me kapuç – duke i shkaktuar kështu lëndime në kokë, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Zhelko Bojiç, shefi rajonal i operacioneve në Policinë e Kosovës.

Deputeti është trajtuar në Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicë, ku pas trajtimit të marrë ai është liruar nga spitali.

Reklamë
Reklamë

Kelmendi: Mitrovica nuk duhet të ndahet, por duhet të mbrohet

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar reth idesë së ndarjes së Mitrovicës.

Periskopi.com Lajme

“Deklarimet e fundit të disa oponentëve politik dhe jo politik nga Shqipëria dhe Kosova janë të gabuara dhe me pasoja të rënda. Turp është të thuhet se nëse ndahet Mitrovica, duhet Kosova të bashkohet me Shqipërinë”.

“Mitrovica nuk duhet të ndahet.Sa i përket bashkimit me Shqipërinë, ne jemi për bashkim me Shqipërinë, por pa u dëmtuar Kosova. Kosova mjaft është dëmtuar deri me sot. Kosova as nuk falë dhe as nuk shet më tokë”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Reklamë
Reklamë

Rakiq-Prishtinës: Muri nuk do të rrënohet, ROSU nuk guxon të vijë më në veri

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka porositur nga veriu i këtij qyteti se muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet.

Periskopi.com Lajme

Ai në një intervistë për Kosovapress, ka bërë të ditur se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nuk guxojnë të shkojnë në veri, ndërsa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ndërhyjë në rast se Prishtina tenton që me forcë ta rrënojë murin.

Sipas tij, pas ngjarjeve të fundit në veri, tensionet janë ngritur ndërsa qytetarët janë të shqetësuar.

“Pas ngjarjeve të fundit tensionet janë rritur, qytetarët janë të shqetësuar me arsye. Konsideroj se dikush ka dashur të shfrytëzoj këtë situatë për shkak të qëllimeve politike dhe unë vërtetë lus të gjitha palët të cilat bisedojnë në Bruksel që të ulin tensionet dhe prioritet i të gjitha prioriteteve duhet të jetë ruajtja e paqes në këto hapësira sepse nuk ka alternativë tjetër… Unë dua të përkujtoj të gjitha palët se revitalizimi i urës dhe zona për këmbësorë janë diçka për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel dhe unë mund t’ua lexoj njërën nga pikat që është nënshkruar nga të dy kryeministrat, e kjo është se ndërtimi i zonës për këmbësorë është përgjegjësi lokale, që nënkupton se komuna vendos se si do të duket dhe kur do të funksionalizohet…Muri nuk do të rrënohet, muri do të ridizajnohet, po e përsëris se rreth kësaj janë dakorduar të gjitha palët, do të thotë Prishtina, pushtetet lokale, Beogradi dhe Bashkimi Evropian…Lëvizja e qarkullimit të lirë është diçka për të cilën nuk duhet as diskutuar. Dua të them se Njësia Speciale ROSU nuk është dashur të vijnë në veri, sepse marrëveshja ka qenë pa marrëveshje me shkrim të NATO-s dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut, ROSU nuk guxon të vij në veri”, tha Rakiq.

Rakiq është shprehur kategorik kundër luftës, derisa ka ftuar mitrovicasit pa dallim që të jetojnë në paqe sikur kanë jetuar ndër vite.

“Qytetarët e Mitrovicës i porosis të qëndrojnë të qetë të mos ngrisin tensione, pres bashkëjetesë me qytetarët në jug të Ibrit. Ne me shekuj kemi jetuar njëri pranë tjetrit, andaj pres që kjo të vazhdojë, të jetojmë në paqe dhe harmoni… Ftoj edhe njëherë qytetarët, shqiptarët e serbët, të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve politike… Pres reagimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, të Unionit Evropian, që ta parandalojnë rrënimin me forcë të murit… Natyrisht, askush nuk e dëshiron luftën, dhe kjo është diçka që më së paku na duhet në këtë moment, do të thotë dua që në këto hapësira përgjithmonë të mbretërojë paqja”, ka thënë për KosovaPress Rakiq.

Ai, prapa kamerës u shpreh i sigurt se inaugurimi i urës nuk do të bëhet më 20 janar siç ishte paraparë, për shkak të mos përfundimit të punimeve në sheshin “Car Llazar”, përkatësisht çështjes së murit.

 

 

Reklamë
Reklamë

Deda: Ta obligojmë qeverinë me rezolutë, rrëzojeni murin deri me 31 dhjetor

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pasi që të gjithë po pajtohen se muri është ilegal dhe duhet të rrëzohet, atëherë përse nuk po e zyrtarizojnë këtë mospajtim dhe ta rrëzojnë murin.

Periskopi.com Lajme

“Ta bëjmë një rezolutë të përbashkët e cila thotë se deri me 31 dhjetor muri duhet të largohet dhe kështu të obligohet qeveria”, ka thënë Deda në fjalën e tij në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për murin pranë urës mbi lumin Ibër, raporton Klani

“Rrëzojeni murin, sepse nuk jeni marrë vesh për atë mur”, pohoi Deda.

“Mos pritni që këtë ta bëjë Brukseli”, tha ai.

 

Reklamë
Reklamë

Veseli kërcënon Serbinë: Largojeni murin në Mitrovicë, ose e bëjmë ne vet

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se muri në Mitrovicë është shqetësim i të gjithëve.

Periskopi.com Lajme

Në seancën plenare për murin e ndërtuar në Mitrovicë, seancë e thirru nga Pal Lekaj, ai ka thënë se ai mur do të rrënohet, nëse jo nga ata që e kanë ndërtuar, atëherë nga institucionet e Kosovës.

Veseli teksa fliste shumë i bindur se do rrënohet tha se kanë një afati të caktuar por nuk përmendi deri kur, raporton Periskopi.

Ai e quajti turp ndërtimin e murit në Mitrovicë.

“Tash po ndodh një marre, është vendosur një mur në mënyrë ilegale në mënyrën më të keqe të mundshme, kjo është e papranueshme, është më shumë sesa turp. Na kthen në pikën zero, e humb kuptimin e procesit të dialogut”, tha Veseli.

“Nëse muri nuk largohet brenda kohës së caktuar, në mirëbesim, ne do të veprojmë si institucione dhe do e rrënojmë. Nuk është mirë të kemi një moment të tillë që nuk i konvenon askujt, por ne do ta bëjmë”, tha Veseli, raporton periskopi

“Muri do të rrënohet, mirë është me rrënu vet ata që e kanë ndërtu, nëse nuk e bëjnë brenda një kohe të caktuar do e bëjmë ne”, tha ai, por nuk saktësoi deri kur do i presin serbët për të vepruar./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Tahiri thotë se nuk do të ketë interpelancë për Mustafën as shkarkim për të

Kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për interpelancë ndaj kryeministrit Isa Mustafa dhe shkarkim të ministres për Dialog Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se nuk do të ketë nevojë për interpelancë ndaj shefit të saj në ekzekutiv e as për shkarkimin e saj, duke u shprehur e bindur se muri do të hiqet.

“Nuk do të ketë nevojë për interpelancë e as për shkarkim, sepse do të jeni dëshmitarë se muri do të rrënohet para se të vjen koha për një gjë të tillë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri në Interaktiv të KTV-së.

Më parë në një njoftim për media, Tahiri ka insistuar se në Mitrovisë s’do të ketë mur, derisa ka pranuar se rruga “Mreti Petar” do të jetë vetëm për këmbësorë. Lexo më shumë!

Kujtojmë, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë sot se kryeministri e ka të obliguar t’i përgjigjet thirrjes për interpelancë. Bashkë me arsyetimin, AAK-ja ka bashkangjitur edhe 6 pika të rezolutës. E para kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Reklamë
Reklamë

Serbët tregojnë se për çfarë po e ndërtojnë murin në veri

Në takimin e ekipeve teknike për implementimin e marrëveshjes për rivitalizimin e urës së lumit Ibër në Mitrovicë, i cili është mbajtur në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, është arritur marrëveshje.

Periskopi.com Lajme
Thuhet se muri i ngritur në pjesën veriore do të ridizajnohet, respektivisht të transformohet në amfiteatër të hapur, dhe i cili do të jetë pjesë e zonës së këmbësorëve në rrugën “Mbreti Petar”.
Kështu ka thënë sonte kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, të dyja palët në mënyrë shumë konstruktive paraqitet faktet të cilat kanë kontribuar që ky takim të rezultojë më gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme, kurse përfaqësuesit e BE­së kanë ndihmuar në arritjen e marrëveshjes të pranishme për të dy palët.

“Megjithë faktin që ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri nxjerrë të pavërteta duke paralajmëruar rrënimin e murit në pjesën veriore të qytetit, ku për të disatën herë shkelë marrëveshjen e arritur, delegacioni serb është i lumtur që sot kemi arritur zgjidhje të ridizajnuar, e cila, edhe një herë theksoj, nuk nënkupton kurrfarë rrënimi të murit”, ka thënë Rakiq.
Sipas tij, në ditët në vazhdim të gjitha marrëveshjet do të implementohen në terren, me qëllim që bashkësia serbe të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë.
“Ura përmes Ibrit, në pajtim me marrëveshjen e arritur më herët, nuk do të hapet para se të përfundojë zona e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti Petar’, respektivisht krijimi i kushteve të sigurisë për lëshimin e urës në qarkullim”, thotë Rakiq.
Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri pas takimit ka thënë se muri do të rrënohet!!! /Lajmi.net/

Reklamë
Reklamë

Qeveria ndalon punimet në murin te ura e Ibrit (Dokument)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, saktësisht inspektorati i kësaj ministrie, ka marrë vendim sot që të ndalohen punimet në murin pranë urës së Ibrit në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

Në mur sot është vendosur njoftimi që janë ndaluar punimet, transmeton Koha.net. Vendimi shihet se është marrë dje, datë që shkruan në vendim.

Ky mur sipas institucioneve të Kosovës është jashtë marrëveshjes për rivitalizim të urës dhe është i jashtëligjshëm.

Portali Koha.net ka siguruar një fotografi nga afër teksa shiheshin zyrtarët që ngjisnin këtë vendim në mur, kurse “radiokontaktplus” ka publikuar nga afër vendimin.

Reklamë
Reklamë

Serbët çojnë selam: Muri në Mitrovicë nuk rrënohet

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i është përgjjigjur deklaratave të ministres për Dialog, Edita Tahiri, e cila në një deklaratë pas takimit që kishte pasur me Ekipin Punues qeveritar për Marrëveshjen e Brukselit për urën, la thënë se muri që është duke u ndërtuar në veri të urës do të rrënohet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka dërguar porosi Editës, se muri, të cilin ai e quan “mbrojtës” nuk do të rrënohet dhe se ajo nuk do të pyetet kurrë se çka do të ndërtohet në veri, shkruan gazeta “Zeri”.

“Mbrojtësja’ nuk do të rrënohet, Edita Tahiri nuk do të vendosë çka të ndërtohet në veri. Muri për të cilin flet Edita Tahiri nuk do të rrënohet, sepse bëhet fjalë për një ‘mrojtëse’ dhe një pjesë të projektit, të cilin përfaqësuesit e Beogradit, të Prishtinës dhe të BE-së e kanë pasur parasyshë. Se çka do të ndërtohet në veri do të vendosë qeverisja lokale dhe vetë qytetarët e jo ministrja për Dialog nga Prishtina”, ka porositur Rakiq.

Reklamë
Reklamë

Prishet koalicioni AKR-LDK në Mitrovicë

Në mbledhjen e degës së LDK-së, e cila përfundoi para pak çastesh, me unanimitet u vendos që të prishet koalicioni me partinë e kryetarit Agim Bahtiri.

Periskopi.com Lajme

 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka vendosur që nesër t’i japë fund koalicionit me Aleancën Kosova e Re (AKR) në Mitrovicë.

Në mbledhjen e degës së LDK-së, e cila përfundoi para pak çastesh, me unanimitet u vendos që të prishet koalicioni me partinë e kryetarit Agim Bahtiri.

Lajmin për e ka konfirmuar Safet Kamberi, kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë.

Sipas tij, detajet e prishjes së koalicionit do të bëhen publike nesër.

“Nesër në ora 11:00 në selinë qendrore në Prishtinë, në konferencën për media, do t’i bëjmë publike të gjitha detajet rreth largimit nga koalicioni”, tha Kamberi, i cili mban edhe postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës.

LDK në Mitrovicë kishte hyrë në koalicion me Agim Bahtirin pas rundit të parë të zgjedhjeve në vitin 2013, kur ky i fundit ishte në balotazh me Avni Kastratin e PDK-së, shkruan Kallxo.com.

Reklamë
Reklamë