torcida

Torcida reagon për çështjen e biletave: Mitrovica është Kosovë dhe Shqipëri

Tifozët mitrovicas ‘Torcida’, kanë reaguar ashpër për mos’hapjen e një pike në qytetin e tyre, ku do të mund të blinin biletat për sfidën Kosovë-Kroaci, e cila zhvillohet në Loro Boriçi të Shkodrës më datën 6 tetor.

Periskopi.com Sporti

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook ata thonë se marrëveshjet politike diskriminuese për këtë qytet, po reflektohen edhe në fushën e sportit.

“Vazhdon tendenca politike për degradimin e këtij qyteti. Marrëveshjet politike po reflektohen edhe në fushën e sportit. Mirëpo, këtë qytet shqiptar kurrë nuk do të mund ta zhveshin nga Kosova dhe Shqipëria, sepse ky qytet është vet ato”, shkruan në postimin e Torcidës. /Periskopi.com