Dogana serbe konfiskon një ton mish pule me prejardhje nga Brazili që po hynte në Kosovë

Doganierët në Vranjë kanë parandaluar tri tentime të kontrabandës dhe kanë konfiskuar gati një ton të mishit të pulës me prejardhje nga SHBA-ja dhe Brazili, ka njoftuar Dogana e Serbisë.

Periskopi.com Lajme

Doganierët kanë parandaluar tri herë të njëjtin person që të kontrabandojë mish më 19, 22 dhe 23 nëntor. Në të tri rastet, mishi ka qenë i fshehur nën ulëse të veturës. Bëhet fjalë për mish të bardhë dhe kaçikë nga SHBA-ja dhe Brazili, transmeton lajmi.net.

Automobili drejtohet nga shtetasi serb (49) nga Vranja i cili ka thënë se mishin e ka marrë nga një person i panjohur i kombësisë shqiptare në rrethinën e Bujanovcit, të cilin e kishte sjellë nga Kosova, kurse qëllimin e kishte që ta shiste në Serbi.

I njëjti person, më 22 nëntor, sërish është kapur në tentim që të kontrabandojë sasi të njëjtë të mishit, e më pas edhe sot.

Në kutitë e mishit është parë se ai vije nga SHBA-ja dhe Brazili, kurse vitit i prodhimit ishte 2016. “Etikat e tilla të skadencës nuk mund të merren si të mirëqena, pasi që kontrabandistët shpesh i falsifikojnë ato”, shkruajnë mediat serbe.