Edhe Xhavit Haliti thotë se Blerta Deliut nuk iu ofrua posti i ministres

Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarisht nuk ia ka ofruar postin e ministres së Integrimeve Evropiane, deputetes Blerta Deliu-Kodra.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavi Halitit për lajmi.net. Emri i deputetes Deliu-Kodra është përfolur në media si kandidate për t’u emëruar në dikasterin e integrimeve.

Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as deputetja nga Drenica, e cila madje është shprehur se ka refuzuar këtë post, pasi sipas saj, vendi shumë shpejtë do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Por, Xhavit Haliti njeriu i dytë në PDK, pas Kadri Veselit, ka thënë se në mbledhjet e kryesisë ku ai ka marr pjesë, Blerta Deliut nuk i është ofruar posti i  ministres së Integrimeve.

“Blerta Deliut nuk iu ka ofruar posti i ministres, sepse në kryesi të partisë nuk është propozuar një gjë e tillë, përveç nëse është thënë në ndonjë mbledhje që unë s’kam qenë”, ka thënë Haliti.

Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj ka mbetur pa ministër dhe zëvendësministër, pasi ministri Bekim Çollaku e zëvendësi i tij, Ramadan Ilazi kanë dhënë dorëheqje.

 

 

Reklamë
Reklamë

Demantohet Blerta Deliu, PDK asnjëherë nuk e nominoi për ministre!

Edhe pse deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, gjatë ditës së djeshme në një deklaratë për media tha se ajo e ka refuzuar postin e ministres për Integrime Evropiane, bashkëpartiakët e saj e demantojnë atë.

Periskopi.com Lajme

Deputetë të PDK-së, nuk janë në dijeni që Blerta Deliu është e nominuar për postin e ministres së Integrimeve Evropiane, përcjell Gazeta Blic.

Nait Hasani nga radhët e kësaj partie ka thanë se nuk kanë një qëndrim të kryesisë, për këtë çështje.

‘’Nuk kemi një qëndrim të kryesisë, kështu që asgjë nuk ka të vërtetë”, ka thanë Hasani.

Reklamë
Reklamë