ibra-pogba

Ibrahimovic e kërcënoi agjentin e tij në lidhje me Pogban

Agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola ka zbuluar një prapaskenë tejet interesante të transferimit të Zlatan Ibrahimovic te Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se klienti i tij e kishte kërcënuar atë, duke i thënë se do t’ia thyente këmbët në rast se nuk do ta transferonte në Old Trafford edhe klientin tjetër, Paul Pogba.

“Zlatan më tha se do të më thyente këmbët nëse do ta transferoja Pogban diku tjetër”, deklaroi Raiola.

“Pogbas i mbetet endë të gjejë vendin e tij në skuadër. Pozita ime e preferuar për të do të ishte mesfushor i majtë. Mendoj se ai do të ishte fantastik në atë rol, por Mourinho është ai që merr vendimet”, shtoi ai. /Periskopi.com

donnarumma

Montella i përgjigjet Raiolas për Donnarumman

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milanit, Vicenzo Montella ka reaguar ndaj deklaratave të agjentit të Gianluigi Donnarumma, Mino Raiola, i cili tha se klienti i tij mund të largohet nga Italia.

Montella tha se futbollisti në fjalë do të qëndrojë te Milani.

“Raiola është me origjinë nga jugu i Italisë, ashtu si edhe unë dhe Donnarumma, kështu që unë jam i sigurtë se ai do të nënshkruajë kontratën me Milanin pa marrë parasysh se çfarë thotë Raiola”, deklaroi Montella. /Periskopi.com

pogba

Zidane e donte Pogban te Reali

Periskopi.com Sporti

Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola ka lënë të kuptohet se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka qenë i interesuar për transferimin e klientit të tij.

Francezi 23-vjeçar kaloi te Manchester United për një shifër rekorde 110 milionë euro.

“Vullneti i Zidane për ta blerë Pogban ishte i fortë, por ne nuk ishim të sigurtë se klubi mendonte të njëjtën gjë”, deklaroi Raiola.

“Manchester United ka dërguar një mesazh në lidhje me transferimin ku shkruante: Ky është klubi më i madh në botë”, ka shtuar Raiola. /Periskopi.com