Miu/ Ilustrim

Minjtë e Prishtinës nesër nuk do gjejnë vend askund

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në kuadër të planit operativ të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nesër do të nis zbatimi i projektit të deratizimit vjeshtor të rrjetit të kanalizimit si dhe deratizimi i bodrumeve dhe garazhave publike.

Periskopi.com Lajme

“Deratizimi (eleminimi i brejtësve), po ashtu ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve”.

“Gjatë deratizimit, punëtorët që punojnë do të jenë të pajisur me rroba pune”, thuhet në një njoftim të kësaj komune.

Poashtu kjo e fundit lut qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar këtë projekt.