Nga struktural paralele, me vendim të Beogradit, kontrollues i pushtetit lokal në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i ri në Qeverinë e Isa Mustafës, Ivan Todosijeviq përpos që ishte kryetar paralel i komunës se Zveçanit i emëruar direkt me vendim të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, ai njihet edhe si një nga iniciatorët e një prej projekteve më të përfolura të Serbisë në Kosovë, “Lugina e Diellit”.

Kishte qenë qershori i vitit të kaluar kur në Mitrovicën e Veriut kishte nisur ndërtimi i 300 shtëpive me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kur Todosijeviq, kishte dalë përkrah Shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë dhe kreut të kishës ortodokse për të vënë gurthemelin.

Todosijeviq që të enjten është emëruar ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ishte shfaqur kundër Qeverisë së Kosovës.

Ai kishte akuzuar Qeverinë e Kosovës si një ndër faktorët kryesor në pengimin e kthimit të serbëve.

“Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi”, kishte thënë Todosijeviq, për “Evropën e Lirë”, duke akuzuar autoritetet qendrore në Prishtinë, për siç tha, tentim për të penguar procesin e nisur.

Qeveria e Kosovës e kishte cilësuar ndërtimin e këtyre shtëpive si të kundërligjshme madje e kishte akuzuar të papranueshëm implikimin e Qeverisë së Serbisë që duke “nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës”.

Por pikërisht Todosijeviq ishte ai që bashkë me Qeverinë e Beogradit në maj të vitit 2016, kishte prezantuar në Beograd planin për ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”.

Si kryetar paralel i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, e kishte cilësuar lagjen “Lugina e Diellit” një projekt të madh, më i madhi i kryer nga shteti në territorin e Kosovës që nga vitet e 90-ta.

Ai nuk e kishte lënë pa përmendur faktin se me këtë projekt, “Serbia po tregon se Kosova është pjesë e saj e pandashme dhe e patjetërsueshme dhe se është e përkushtuar për kthimin dhe mbijetesën e popullit serb”./Insajderi.com

Reklamë
Reklamë

Ministria që u bë çerdhe e LDK-së (Video)

Periskopi.com Lajme

Djali i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, djali i kryetarit të Lipjanit Imri Ahmetit, vajza e vëllait të Isa Mustafës, dhe reja e Isa Mustafës, janë prurjet e fundit në Institucionin shtetërorë që udhëhiqet nga ministri i LDK-së Arban Abrashi.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që si institucion ka për qëllim rehabilitimin e mirëqenien e pjesës më të madhe të popullsisë në vend, ka rehatuar të paktën të afërmit e bashkë partiakëve të ministrit.

Shkumbin Veliu, djali i kryetarit të Podujevës Agim Veliut, e që vjen nga LDK-ja, është punësuar në këtë ministri si zyrtar për legjislacion.

Ndërsa në divizionin e hapur muaj më parë në këtë ministri, atë për sigurime sociale është punësuar Qëndrim Ahmeti, djali i kryetarit të Lipjanit Imri Ahmetit, e që gjithashtu vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ky madje është në kontratë mbi vepër.Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Izedin Bytyqi i ka konfirmuar televizionit këto punësime, ani pse sipas tij të dy ata janë punësuar me plotësim të kritereve.

“Shkumbin Veliu është zyrtar me kontrate te rregullte, nuk është me kontrate mbi vepër, ne MPMS ka ardhë si transfer nga komuna e Prishtinës, kurse Qendrim Ahmeti është i angazhuar me kontrate mbi vepër, ne divizionin për marrëveshje për sigurime Sociale dhe punësim, qe është një divizion i sapo funksionalizuar ne kuadër te ministrisë. Procedura e angazhimit te tij ka qene me konkurs publik, me kohëzgjatje për periudhe gjashtëmujore.”

Njëjtë në këtë ministri janë punësuar edhe vajza e vëllait të kryeministrit Mustafa, si dhe nusja e djalit të vet kryeministrit.

 

Reklamë
Reklamë

Rusia me konferencë speciale për Kosovën

Moska sot ia ka kushtuar një konferencë speciale Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në këtë konferencë, Ministria ruse e Punëve të Jashtme ka vlerësuar se kriza politike në Kosovë dëshmon për paaftësinë e Qeverisë së Kosovës.

Sipas gazetës “Blic” të Beogradit, kështu e ka komentuar sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova , raportin e KB-së për situatën në Kosovë. Ajo ka thënë se në Kosovë është një shkallë e ultë e kthimit të refugjatëve dhe përpjekja e pushtetit për t’u grabitur pasuria serbe gjë që, ka vlerësuar ajo, “nuk mund të kontribuojë në pajtimin ndërnacional”.

“Kriza e brendshme politike dëshmon për paaftësinë e Qeverisë së Kosovës, ka thënë Zaharova.

Ajo ka vlerësuar se dialogu Prishtinë – Beograd “po zhvillohet me vështirësi” dhe ka thënë se Rusia mendon se pushteti i Kosovës nuk duhet “t’i harrojë detyrimet e veta “.

“Gjithë bota e di se sendi i mundësive është Republikë e Kosovës”, ka thënë Zaharova

Ajo ka shtuar s enë Kosovë nuk është mbajtur për pavarësi ashtu si thuhet ndonjëherë, por “Kosovën e kanë shkëputur” “.

Sipas fjalëve të Zaharovës, në Këshillin e Sigurimit të KB-së është bërë çdo gjë që Kosova të ecën drejt pavarësisë, duke llogaritur se ajo që kishte filluar do të përfundonte me ndihmën e propagandës dhe se nga Kosova në do të ndërtohet vendi që ofron mundës, “por kjo gjë dështoi “.

Moska është po ashtu e shqetësuar edhe për shkak të siç ka thënë Zaharova, “përpjekjes së marrjes së pasurisë serbe në Kosovë”.
Moska zyrtare ka kohë që përpiqet të vërë paralele ndërmjet Kosovës e Krimesë.

Rusia e ka e aneksuar Krimenë para dy vjetësh nga Ukraina deh atje e ka organizuar mbajtjen e referendumit për gjoja bashkim me Rusinë.
Kosova, referendumin për pavarësi, i cili ka zgjatur katër ditë, e ka mbajtur në shtatorin e vitit 1990 dhe në 99 për qind e qytetarëve janë deklaruar për pavarësi.

Reklamë
Reklamë