20161206082845361646

Ministria e Shëndetësisë blen dorëza 53 centë në vend se 2 centë

Ministria e Shëndetësisë ka disa muaj që po i furnizon institucionet shëndetësore me dorëza sterile në vend të atyre për një përdorim.

Periskopi.com Lajme

Dallimi në çmim është i madh. Përderisa dorëzat për një përdorim kushtojnë 0.02 centë, dorëzat sterile kushtojë 0.53 centë. Brenda një viti në sistemin publik spitalor të Kosovës shpenzohen rreth 4 milionë palë dorëza që blihen me çmim 0.02 centë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e fajëson Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ministria nuk jep përgjigje të qartë pse po blihen dorëzat e shtrenjta.

Ministria e Shëndetësisë ka rreth gjashtë muaj që nuk i ka furnizuar në mënyrë të rregullt spitalet me dorëza për një përdorim.

ministria-e-shendetsise

Stomatologët e papunë akuzojnë Ministrinë e Shëndetësisë për mashtrim

Ndarjen e mjeteve nga Kuvendi i Kosovës nuk janë duke e gëzuar ende 28 specialistët e papunë të stomatologjisë. Ata nuk i kanë nënshkruar kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë, ndonëse kjo e fundit i kishte njoftuar se një gjë e tillë do të bëhet më 8 nëntor.

Periskopi.com Lajme

Stomatologët janë ankuar se Ministria nuk po e zbaton vendimin e Kuvendit për t’u bërë, të paktën, zgjidhje të përkohshme, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri nga 28 stomatologët, pa dashur t’i përmendet emri, ka thënë se meqë Kuvendi, në rishikimin e buxhetit për këtë vit kishte ndarë rreth 300 mijë euro, Ministria i kishte ftuar ata për t’i nënshkruar kontratat.

“Ministria e Shëndetësisë më 4 nëntor e ka shpallur një njoftim publik në ueb-faqen e saj ku i ka ftuar mjekët specialistë stomatologë, të papunë, në bazë të një liste të hartuar nga Ministria, që më 8 nëntor konform vendimit të Kuvendit të Kosovës për punësimin e mjekëve specialistë, të vijnë në Ministri dhe t’i nënshkruajnë kontratat e punës”, ka thënë ky burim.

Me gjithë këtë njoftim, sipas tij, nuk është bërë nënshkrimi i kontratave.