20161118092610683646

Iniciohet projektimi i dytë brenda një dekade i Teatrit të Operës

Periskopi.com Kulturë

Dhjetë vjet pasi është bërë projekti i parë dhe shtatë të tjera pasi është vënë guri themeltar, Ministria e Kulturës ka hedhur hapin e parë për projektin e dytë të teatrit të operës dhe baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, shkrua sot Koha Ditore.

Projektimi i dytë për këtë objekt do të bëhet pasi janë shpenzuar mbi një milion euro të buxhetit shtetëror për projektin e parë dhe gur themelin e vënë në vitin 2009. Procedurat do të nisin prej fillimit, meqenëse projekti i parë qe shpallur i pavlefshëm.

Ministria e Kulturës ka hapur konkurs publik për atë që quhet “Detyrë projektuese”. Në konkursin njëjavor që është mbyllur të martën, ofertat i kanë bërë katër kompani.

images-cms-image-000041335

Ministri Shala në Bullgari, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Periskopi.com Lajme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me homologun e tij, ministrin e Kulturës të Republikës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.

Sipas zyrës për komunikim me publikun të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e kulturës. Marrëveshja do të nënshkruhet sot rreth orës 18:00.

“Kosova ka marrëveshje zyrtare për bashkëpunim në fushën e kulturës me shumë shtete, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, e tani një të tillë do ta nënshkruaj me Bullgarinë”, thuhet në njoftim./Periskopi/

stadiumi i prishtines

MKRS s’i ka Problem paratë për renovimin e stadiumit

Kërkesat e UEFA-s ndaj projektit për renovimin e stadiumit të Prishtinës nuk e shqetësojnë MKRS-në.

Periskopi.com Sporti

Pasi Unioni i Federatave të Futbollit Evropian (UEFA) nuk e pranoi ashtu si ishte projektin e Federatës së Futbollit të Kosovës për renovimin e stadiumit të Prishtinës, ky renovim pritet të kushtojë më shtrenjtë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, UEFA bëri të ditur se në shtator ka zhvilluar një takim me zyrtarët e FFK-së, të cilëve ua ka paraqitur disa kërkesa shtesë në lidhje me projektin e ofruar nga pala kosovare.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tregoi për KALLXO.com se çfarë kërkesa shtesë paraqiti UEFA.

“Janë të përcaktuara kriteret në mënyrë decizive. Duhet të fillojë prej sigurisë në stadium, duhet t’i ketë të gjitha hapësirat e nevojshme,  për media, për konferenca, për zhveshtore, për të gjitha ato hapësirat që nevojiten për akomodimin e shikuesve. Nuk mundet një reprezentacion të zhvillojë ndeshje, nëse tifozëria nuk ka vend ku me u ushqy, me pi në mënyrë të sigurt”, tha Salihu.

Ibër Alaj, udhëheqësi i Departamentit të Sportit në MKRS kërkesat e UEFA-s për renovimin nuk i merr si refuzim, por plotësim.

Ai thotë se ende në departament nuk e dinë nëse kërkesat e EUFA-s do të ndikojnë në një proces të ri të tenderimit.

“Pasi që ne ende jemi në fazën e harmonizimit të pozicioneve të kontraktuara me ato të cilat janë prezantuar dhe miratuar për kategorinë e IV-të nga UEFA, ne si autoritet kontraktues nuk jemi ende në fazën respektive për të përcaktuar procedurën ligjore e cila duhet të zbatohet  për të vazhduar me investimin (pozicionet e pa-parapara ) në Stadiumin e qytetit në Prishtinë,” tha Alaj për KALLXO.com.

Ndërsa vetë ministri i Kulturës Kujtim Shala është zotuar sot gjatë ditës para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se MKRS-ja do t’i sigurojë fondet shtesë për plotësimin e kërkesave të UEFA-s.

“Kërkesat e UEFA-s dhe të FIFA-s tani po përfshihen te projekti bazë që të mund të vazhdohet sipas tij. Dallimi financiar nuk është i madh dhe ne e marrim përsipër atë, nuk është problem i buxhetit,” u ka thënë Shala deputetëve.

Edhe pse projekti ka pësuar ndryshime, ministri Shala thotë se stadiumi do përfundojë brenda afatit që është kontraktuar.

Projekti që është plotësuar nga UEFA me disa rekomandime, para këtij plotësimi pritej të kishte pas një kosto prej 3.8 milionë eurove, që ishin siguruar pas një marrëveshjeje ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.

Në anën proceduar për ndërtimin e stadiumit nacional nuk janë askund. Kanë kaluar 31 muaj prej që Qeveria e udhëhequr në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi kishte nxjerrë vendimin për stadiumin.