vizart

Kosova rrezikon liberalizimin e vizave edhe për vitin 2017

Institucionet qendrore po e rrezikojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën edhe për vitin 2017, thonë njohësit e integrimeve evropiane.

Periskopi.com Lajme

Ata konsiderojnë se Kuvendi dhe Qeveria, po dështojnë në përmbushjen e një prej kritereve substanciale të përcaktuara nga Bashkimi Evropian në procesin e liberalizimit të vizave, siç është rasti me ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit më Malin e Zi.

Profesor i së Drejtës Evropiane, Avni Mazreku, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet nuk kanë treguar vullnet politik në përmbushjen e kritereve reale për liberalizim të vizave.

Sipas tij, përderisa qasja e Qeverisë së Kosovës dhe qasja e vendimmarrësve në Kosovë është krejt deklarative, askush nuk mund të ndihet komod se në vitin 2017, do të ketë liberalizim.

“Kosova duke mos pasur qasje konstruktive e profesionale, por edhe qasje që vjen si rezultat i një konstruktiviteti politik në procesin e qasjes, e ka humbur atë momentin kyç të përmbushjes së kritereve e që përmbushja e kritereve nënkupton edhe stabilizimin politik, ekonomik dhe juridik të vendit”.

“Kosova ka mungesë të stabilitetit politike si pasoj e zhvillimeve politike”, tha Mazrekaj duke shtuar se vendi nuk ka as stabilitet makro-ekonomik dhe është larg rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Mazrekaj tha po ashtu se Kosova duhet të punoj shumë edhe në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, si kriter shumë me rëndësi jo vetëm për fushën e sundimit të ligjit në vend, por edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Kosova është okupuar më shumë me zhvillimet e brendshme politike, por e vërteta është se zhvillimet politike duhet me qenë në funksion të përmbushjeve së këtyre kritereve. Përmbushja e këtyre kritereve të akcesionit, nënkupton efekt të drejtpërdrejt të zhvillimeve brenda vendit”, tha Mazrekaj.

Nga ana tjetër, Arben Gashi, deputet i Kuvendit të Kosovës, anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, tha për Radion Evropa e Lirë se për të ecur tutje drejt liberalizimit të vizave duhet të ketë një konsensus politike për çështjet të cilat kanë mbetur pezull e të cilat janë të rëndësishëm në këtë proces.

Ai mendon se nëse arrihet një konsensus brenda skenës politike, çështja e liberalizmit mund të trajtohet në instancat kompetente.

“Nëse mbetet pezull do të jetë problematike dhe do të ketë një argument shtesë nga Bashkimi Evropian për mos liberalizmin e vizave dhe po ashtu do të ketë një tension të vazhdueshme në Kosovë”, tha Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se aktualisht koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sa më shumë që ka probleme të brendshme politike në Kosovë dhe mos angazhim të duhur, çështja e liberalizimit të vizave do të vonojë, thotë profesor Emrush Ujkani, njohësi i çështjeve integruese evropiane.

“Askush nuk mund ta marr të sigurt faktin që nëse edhe në vitin tjetër vazhdohet kështu, do të thotë të mos adresohen çështjet, se mund të kemi një epilog më të mirë. Personalisht jam skeptik rreth kësaj edhe për vitin tjetër, apo edhe një kohë më të gjatë derisa kemi një konfuzion të tillë të brendshme nga lidershipi ynë”, tha Ujkani.

Njohësit e integrimeve evropian kanë kritikuar drejtuesit e Qeverisë së Kosovës se nuk po merren siç duhet dhe seriozisht me çështjen e liberalizmit te vizave. Ata thanë po ashtu se aktualisht Kosova nuk ka as ministër të Integrimeve Evropiane.

Lidhur me ketë çështje, kritika bën edhe deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Është fatkeqësi që ka më shumë se dy muaj që Kosova nuk ka ministër të Integrimeve Evropiane i cili do të duhej që të merrej në mënyrë konstante me liberalizimin e vizave dhe me çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me interesat e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë këto ditë po ashtu se “mesazhet e Bashkimit Evropian janë të qarta dhe se liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës është në duart tona”.

“Tashmë është në dorën tonë që t’i hapim udhë liberalizimit të vizave dhe të vazhdojmë më tutje në integrimin e plotë në BE, i cili është vullnet dhe aspiratë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar kryeministri Mustafa së fundmi në rrjetin social Facebook.

qeveria-ndertesa-foto-ridvan-slivova-01_1474632992-6816252

Mosemërimi i ministrit të Integrimeve – joseriozitet i Qeverisë

Qeveria e Kosovës në vazhdimësi proklamon se ka prioritet përshpejtimin e agjendës evropiane të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Por janë bërë më shumë se dy muaj qëkur Ministria e Integrimeve Evropiane ka mbetur pa titullar, pasi atë vendosi ta braktiste ish-ministri Bekim Çollaku, për t’iu bashkuar kabinetit të presidentit Hashim Thaçi.

Partnerët e koalicionit nuk kanë dhënë arsyet e këtyre vonesave. Por burime të gazetës kanë thënë se PDK-ja nuk është fort e interesuar për ta plotësuar këtë pozitë, “pasi tashmë orientimin e kanë kthyer nga zgjedhjet e parakohshme”.

Sekretari i Partisë Demokratike, i pyetur për vonesat në emërimin e ministrit, ka thënë se për momentin nuk mund të flasin. Ai ka thënë se aktualisht janë të fokusuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku i ‘pa zëvendësueshëm’

Partia Demokratike ende nuk e ka propozuar kandidatin e saj për ministër të Integrimit Evropian, duke e lënë këtë ministri pa udhëheqës për më shumë se 1 muaj.

Periskopi.com Lajme

Ministria e Integrimit Evropian ka mbetur pa udhëheqës që nga 9 shtatori, pasi që ish-ministri Bekim Çollaku kishte ndërruar zyrë, për të kaluar si shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi.

Mirëpo edhe pse ka kaluar më shumë se 1 muaj, Kryeministri Mustafa ende nuk e ka emëruar askënd në atë post.

Madje kjo ministri, nuk ka as ushtrues detyre.

Zëvendësministri në largim Ramadan Ilazi në një prononcim për KALLXO.com e ka pranuar që kjo ministri ende nuk e ka një “zot” të saj.

“Ministria për momentin nuk ka një ushtrues të detyrës së ministrit. Emërimi i ministrit të ri është një pyetje për Presidentin e PDK-së Kadri Veselin.  Mendoj se partnerët e koalicionit duhet të caktojnë pa vonesë një ministër të ri,” tha Ilazi

E nëse Qeveria nuk e gjen së shpejti zëvendësime për pozitat e ministrit dhe zëvendësministrit të Integrimit Evropian, kjo ministri rrezikon të mbetet pa asnjë udhëheqës, për shkak se Ilazi nga 1 nëntori pritet të udhëheq institutin e brendshëm politik të PDK-së, themelimi i të cilit u bë i ditur më 17 shtator.

Mirëpo këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, shpreson se nuk do të vijë deri te ajo pikë.

Ai tha se janë në pritje që partneri i koalicionit të vijë me propozim.

“Ne presim që PDK-ja ta propozojë një kandidat, sepse është vend që i takon atyre. Në atë moment që ata do ta propozojnë, Kryeministri Mustafa do ta shqyrtojë atë, pra tash është në taborin e PDK-së,” tha Gecaj.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti tha se caktimi i ministrit është çështje e qeverisë, ani pse partia e tij është partnere në qeverisje.

“Unë s’kam ndonjë koment që mundem me të dhënë për këtë çështje. Kjo është përgjegjësi e plotë e Kryeministrit,” tha Pajaziti.

 

Në anën tjetër, partnerët qeveritarë janë pajtuar parimisht që të bëjnë shkurtim të ministrive, mirëpo zëvendësministri në largim, Ramadan Ilazi nuk beson se kjo vonesë e qeverisë për të emëruar një ministër të ri është pjesë e planit të riformatizimit të Qeverisë.

“Nuk besojmë se do të ketë ndonjë ndryshim në lidhje me statusin e Ministrisë për Integrim Evropian. Në të ardhmen, ndoshta pasi të bëhemi anëtarë të BE-së, ministria duhet te bashkohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ashtu siç ka bërë edhe Kroacia, por tani nuk është koha dhe unë jam i sigurt se udhëheqja politike e Kosova e kupton këtë,” tha Ilazi.