0-25-2

Fillojnë punimet e unazës së jashtme në Ferizaj

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, inauguruan fillimin e punimeve në ndërtimin e unazës së jashtme në Ferizaj (Prelez i Jerlive –Kosinë- Llojza –Dremjak- Nerodime –Manastirc-Zaskok- Greme -Topojan).

Me këtë rast, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka ky projekt për qytetin e Ferizajt dhe rëndësinë e shtendosjes së madhe të qyteteve të mëdha nga komunikacioni i ngarkuar.

“Qyteti i Ferizajt është zhvilluar shumë dhe është një ndërmarrje shumë e madhe që të krijohet kjo unazë në mënyrë që të parandalohet kjo bllokadë në qytet dhe që të mundësohet një qarkullim më i lirshëm”, tha kryeministri Mustafa.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa falënderoi Qeverinë për këtë investim shumë të domosdoshëm për komunën e Ferizajt.

Ndër të tjera, kryetari Sfarqa tha se kjo arterie shumë e rëndësishme do të lidh këto lokacione dhe do të mundësojë qarkullimin më të mirë të njerëzve dhe mallrave, duke shmangur qarkullimin brenda qytetit të Ferizajt.

Ky projekt, i cili do të financohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës ka vlerë prej 2 milionë e 865 mijë e 167 eurosh, në gjatësi prej 30 kilometrash, gjerësi prej 6 metrash dhe trotuar me gjerësi prej 1.5 metrash.

auto-kufiri-kolonat1431638931

Kosovarët paguajnë homologimin më të shtrenjtë në rajon

Monopoli i Qendrës së Homologimit të Automjeteve, të cilën e kishte përuruar ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, do të vazhdojë veprimtarinë deri në qershor të vitit 2019.

Periskopi.com Lajme

Kjo, meqë Ministria e Infrastrukturës ka hequr dorë nga hapja e tregut në fushën e homologimit të veturave me arsyetimin se një veprim i tillë mund të sjellë pasoja financiare për Qeverinë, shkruan sot Koha Ditore.

Se ka monopol në këtë aktivitet e pranon edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, por, sipas këtij institucioni, situata është e komplikuar se duhet analizim profesional.

Një monitorim të tillë, ky autoritet nuk pritet ta bëjë këtë vit. Arsyeja – gjatë vitit 2017, do të bëhet një analizë dhe raport i përgjithshëm për gjendjen në treg sa u përket monopoleve dhe ndikimit të tyre në tregjet përkatëse.