Pas dështimit të Institutit, MD-ja themelon edhe Departament për krimet e luftës

Me ekipin e njëjtë të Institutit që nuk arriti për gati gjashtë vite të dokumentojë krimet e luftës në Kosovë, Ministria e Drejtësisë po planifikon që të themelojë një Departament që do të merret me këtë çështje.

Periskopi.com Lajme

 

Themelimi i këtij Departamenti, sipas kësaj Ministrie, po bëhet me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe koordinimit më të mirë të dokumentimit të krimeve në Kosovë. Misionin e mbledhjes, sistemimit, përpunimit dhe të publikimit të të dhënave për krime të luftës gjatë viteve ’98- ’99, e kishte edhe Instituti për Hulumtimin e Krimeve të luftës në Kosovë, i cili ishte themeluar në qershor të vitit 2011, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëkëtë, puna e këtij Instituti në përmbushjen e misionit për të cilin ishte themeluar, është vlerësuar si e mangët nga njohës të këtyre çështjeve, të cilët megjithatë themelimin e një departamenti të tillë e quajnë të pakuptimtë. Të çuditshme e quajnë edhe integrimin e strukturës së Institutit në këtë Departament, ashtu siç planifikon ta bëjë Ministria e Drejtësisë.

Reklamë
Reklamë

Ministrja serbe e Drejtësisë: Kemi urdhër arrest edhe ndaj Thaçit

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburovic, duke folur për arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, ka përmendur edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se edhe ndaj tij ka një urdhër arrest.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se për dallim nga Haradinaj, Interpoli nuk e ka pranuar urdhër arrestin për Hashim Thaçin, ndaj të cilit tani ka një verdikt, për terrorizëm, shkruan gazetametro.net.

Në Serbi sipas saj është ende në fuqi urdhër arresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Në rastin e tij, ai akuzohet për terorizëm, e me ç’rast ka ardhur edhe deri tek zgjerimi i akuzës. Por për dallim prej rasteve tjera, Interpoli e ka ndaluar këtë padi për të mos u futur në sistemin e tyre”, ka thënë Kuburovic.

Ajo me këtë rast ka folur edhe për kërkesën për ekstradim të Ramush Haradinajt e cila do të dërgohet në Francë gjatë ditës së enjte.

Kuburovic tha se Serbia është duke e kërkuar ekstradimin e Haradinajt për krime të luftës ndaj civilëve gjatë vitit 1999 për të cilat nuk ishte dënuar në gjykatën e Hagës.

Reklamë
Reklamë

Edhe ministrja e Drejtësisë thotë se po punohet për lirimin e Haradinajt

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Dhurata Hoxha në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për arrestimin e ish-kryeminsitrit të Kosovës Ramush Haradinaj, njëherit edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar për hapat që i ka ndërmarr ministria të cilën ajo udhëheqë për Haradinajn, shkruan Gazeta Monitor.

Periskopi.com Lajme

 

Ministrja e Drejtësisë është shprehur se ndalimi i Haradinajt paraqet shkelje të të Drejtave të Njeriut dhe shkelje të të Drejtave Ndërkombëtare edhe nga shteti i Serbisë i cili ka kryer krime ndaj Kosovës.

“Ju siguroj që Ministria e Drejtësisë ka ndërmarr dhe do të ndërmarr masat e nevojshëme për lirimin e menjëhershme për Haradinajn”, tha Hoxha.

Hoxha ka treguar që Ministria e Drejtësisë është duke i ndërmarr gjitha hapat për lirimin e Ramush Haradinaj, madje ajo tha se është në proces të një takimi me ministrin e Drejtësisë së Francës.

“ Ndalimi i Haradinajt paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe shkelje ndërkomëbtare nga Serbia i cili kreu krime ndaj Kosovës. Ne kemi telefonuar në Francë për të marrë detajet, dhe në bashkëveprim me institucionet përkatëse ne kemi kërkuar Francës lirimin e Haradinajt. MD u bashkërendua me ambasadorin dhe konsullin në Francë që janë duke e ndjekur procesin në Francë. MD është në proces të takimit me ministrin e Drejtësisë së Francës për këtë rast. Ne kemi dërguar edhe kërkesën për lirimin e Haradinaj, dhe ka deklaruar që ky arrestim është kryekëput politik i Serbisë”, tha Hoxha.

 

Reklamë
Reklamë

Hoxha: Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka marrë pjesë në konferencën me temën “Hetimi i dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini – Sfidat dhe mundësitë për bashkërendim forenzik” të organizuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Hoxha, ka falënderuar EULEX-in dhe institucionet vendore për angazhimin e tyre në lidhje me përdorimin sa më  efektiv të teknikave forenzike gjatë rasteve të krimeve të dhunës seksuale të cilat paraqesin shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

”Është tejet shqetësuese kur dëgjon numrin e rasteve të dhunës seksuale dhe pikërisht për këtë ekziston një vullnet i madh  për ta luftuar këtë dukuri negative. Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore, duhet të krijohet një qasje më e  mirë, përmes bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevant sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i luftojmë këto shkelje të të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi se me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, nga Qeveria është emëruar “Komisioni për kompensimin e Viktimave të Krimit”, si dhe  janë përgatitur edhe draftet e udhëzimeve administrative.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në krijimin dhe forcimin e mekanizmave ligjorë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbrojtjes nga çdo lloj dhune ndaj gruas.

Reklamë
Reklamë

Ministria e Drejtësisë nuk e di as vet sa persona u suspenduan në rastin Dehari

Misnitria e Drejtësisë brenda 15 minutash ka dërguar dy njoftime të ndryshme, sa i përket masave që janë marrë ne lidhje me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Periskopi.com Lajme

Në njoftimin e parë thuhet se “Inspektorati rekomandon masa disiplinore në Qendrën e Paraburgimit në Prizren” dhe vazhdon : Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari, raporton Periskopi

Inspektorati, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale, raporton Periskopi

Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilit po ashtu i është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake.

Në njoftimin e dytë thuhet : “Suspendohen katër zyrtar të Qendrës se Paraburgimit në Prizren: dhe vazhdohet

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D.

Prishtinë, më 22 Nëntor 2016 – Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.

Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale.

Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve po ashtu u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake.

Me respekt,

Shërbimi Korrektues i Kosovës   / Periskopi

Reklamë
Reklamë

Drejtësia kosovare në pritje të ndihmës ndërkombëtare për rastin e Deharit

Ministria e Drejtësisë ende nuk ka marrë përgjigje nga Ambasada e Britanisë lidhur me kërkesën për të ftuar policinë metropolitane Scotland Yard që të hetojë vdekjen në burg të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Periskopi.com Lajme

Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë i është dërguar Ambasadës më 14 nëntor, vetëm 4 ditë para se të publikoheshin rezultatet preliminare të Raportit të autopsisë së Deharit, në të cilën thuhet se ai vdiq nga “asfiksia mekanike e vetëshkaktuar”, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrja Dhurata Hoxha nuk e kishte bërë fare publike këtë kërkesë, edhe pse publikisht kishte garantuar se po bën çdo gjë që është në dorën e saj për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ndihmuar në zbardhjen e rastit. Megjithëkëtë, përfaqësuesi ligjor i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë për gazetën se nuk është njoftuar nga askush se janë lejuar hetimet ndërkombëtare për rastin e siç e quan ai të “vrasjes” së Deharit.

Në Ministrinë e Drejtësisë e kanë pranuar se kanë dërguar kërkesën për hetim ndërkombëtar në Ambasadën e Britanisë, dhe se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ana e saj.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana të paqarta, ku po mbahej në paraburgim prej 67 ditësh, si i dyshuar për terrorizëm. Ai së bashku me 5 aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, dyshohen se më 4 gusht kanë sulmuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës me “Zolë”

Reklamë
Reklamë

Norvegjia e gatshme të mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka takuar, ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand. Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi.

Periskopi.com Lajme

Kosova dhe Norvegjia kanë marrëdhënie shumë të mira dhe këto marrëdhënie mund të thellohen edhe në Drejtësi, në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

“Jemi të interesuar ta thellojmë bashkëpunimin me Norvegjinë duke e ngritur atë në nivel të marrëveshjeve dypalëshe për drejtësinë, që do të ishte në interes të qytetarëve dhe dy shteteve tona”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha duke vënë në pah përkushtimin për sundimin dhe zbatimin e ligjit.

Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrah angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, duke ofruar mbështetje në këto procese veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Reklamë
Reklamë

Ministria e Drejtësisë ngatërron hetimin me aktakuzë

Ministrja Dhurata Hoxha dhe kabineti i saj, të mërkurën, e kanë ngatërruar hetimin me aktakuzë.

Periskopi.com Lajme

Pasi që është njoftuar nga Prokuroria e Shtetit se dhjetëra zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë duke u hetuar për shkak se dyshohen që kanë bashkëpunuar për të ndihmuar “arratisjen e Sami Lushtakut”, Hoxha i ka shkarkuar ata nga pozitat.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë pezulluar nga puna me arsyetimin se “kanë aktakuzë”, por ata në këtë fazë janë duke u hetuar.

Hetimi i nisur nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it është në vazhdim e sipër, dhe ky institucion nuk ka dhënë sqarime se kur mund të përfundojë.

Reklamë
Reklamë

Ministrja e Drejtësisë e pranon se akuza për Nehat Thaqin daton që nga viti 2010

Ministria e Drejtësisë kundërshton çdo formë të juridiksionit të Serbisë, duke përfshirë bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Në një komunikatë, që përfshihen edhe deklaratat e saj në Kuvendin e Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit, ajo thotë se ministria që ajo drejton ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kompetencën e vet, kundër arrestimit të nënkolonel Nehat Thaqi, të ndaluar padrejtësisht nga organet serbe më 29 Shtator 2016 në territorin e Serbisë, raporton Periskopi

Nënkolonel Thaqi është ndaluar mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në Korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan. Akuza daton nga viti 2010 por nuk është komunikuar asnjëherë te organet e Republikës së Kosovës.

Më 3 tetor 2016, Ministria për Punë të Jashtme, Ministria për Punë të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë, nën bashkërendimin e Zyrës së Zëvendëskryeministrit të Parë, dhe në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, janë dakorduar për të dërguar notë formale drejtuar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të nënkolonel Thaqit, raporton Periskopi

 

Në shkresë është argumentuar se Serbia nuk ka juridiksion mbi veprat penale kinse të kryera në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Serbisë mbi Kosovës është shuar më 10 qershor 1999, kur Kombet e Bashkuara kanë marrë përsipër administrimin e Kosovës. Qe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, juridiksioni mbi territorin e Kosovës ushtrohet ekskluzivisht nga organet e Republikës së Kosovës.

Nota e dërguar i referohet edhe procedurave të dakorduara midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me bashkëpunimin juridik të datës 7 Tetor 2015 ku kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë që të bartë lëndën e nënkolonel Thaqit te organet e Republikës së Kosovës.

Në rast se ka bazë dhe dëshmi se nënkolonel Thaqi, si shtetas i Republikës së Kosovës, ka kryer ndonjë vepër penale në territorin e Kosovës, organet e Republikës së Kosovës do të fillojnë procedurat përkatëse sipas legjislacionit të Kosovës.

Nota është dërguar nga Ministria e Drejtësisë përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd. Kjo është nota e parë që dërgohet drejtpërdrejtë përmes kanaleve diplomatike pa kaluar nëpërmjet Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në bashkërendim me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë, është konsultuar paraprakisht me Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, i cili ka refuzuar të përfshihet në komunikimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë rast konkret pasi që nuk është rast tipik i bashkëpunimit juridik të ndërsjellë, por komunikim i karakterit diplomatik.

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar që nota është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë me datë 7 tetor 2016, por deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga pala serbe. Shkresa e Ministrisë së Drejtësisë është dërguar për njoftim edhe te Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian dhe te Shefi i EULEX-it, si dhe është shpërndarë nga Zyra ndërlidhëse në Beograd te shumica e ambasadave të huaja për të qartësuar qëndrimin e Republikës së Kosovës lidhur me ndalimin e kundërligjshëm të nënkolonel Thaqit.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme, më 10 Tetor 2016, është mbajtur seanca dëgjimore në prokurorinë serbe për krim të organizuar ku sipas avokatëve të nënkolonel Thaqit, janë konstatuar një numër i shkeljeve ligjore lidhur me ndalimin e nënkolonel Thaqit. Kështu, për shembull, është konstatuar se nënkolonel Thaqi nuk është ftuar asnjë herë nga gjykata serbe për t’u paraqitur dhe deklaruar rreth akuzës të cila i bëhet, si dhe është vërtetuar se ai ka kaluar edhe më parë nëpër territorin e Serbisë pa u ndaluar për veprën penale për të cilën akuzohet sot.

Ministria e Drejtësisë është në bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila ka rolin kryesor në sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për rastin e nënkolonel Thaqit, si dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, me Zyrën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Zyrën e Kryeministrit.

“Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë, në tre muajt e fundit pas fillimit të mandatit të Ministres, ka ngritur një numër shqetësimesh në drejtim të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian lidhur me qasjen e Serbisë në kuadër të bashkëpunimit juridik të ndërsjellë. Po ashtu, Ministria e Drejtësisë ka marrë qëndrim parimor se nuk do të ketë bashkëpunim juridik me Serbinë për rastet kur Serbia ka filluar procedura penale kundër shtetasve të Republikës së Kosovës për vepra penale kinse të kryera në territorin e Kosovës. Ministria e Drejtësisë, po ashtu, kundërshton çdo formë tjetër të juridiksionit të Serbisë, përfshirë mbi bazën e parimit të juridiksionit universal, ku akuzohen shtetas të Republikës së Kosovës për vepra të kryera në Kosovë. Çdo kërkesë e Serbisë për bashkëpunim në këtë drejtim është refuzuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të refuzohet edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

“Ministria e Drejtësisë po ashtu ka marrë qëndrim parimor se do të kërkojë ekstradimin e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës i cili ndalohet nga një shtet tjetër mbi bazën e akuzave të ngritura të Serbisë për vepra penale të kryera në Kosovë dhe ekstradimin i të cilit kërkohet nga Serbia.

Ministria e Drejtësisë do të bëjë gjithçka që është e mundshme për të evituar ekstradimin e një shtetasi të Republikës së Kosovës për në Serbi, dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, që shtetasi i Republikës së Kosovës të gjykohet vetëm në Kosovë për vepra të kryera në Kosovë nëse për këtë ka dëshmi”, thotë Hoxha./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë