Kusari – Lila akuzon gjykatën e Gjakovës për neglizhencë në rastin e tentim vrasjes

Gjykimi ndaj të akuzuarit për atentat kundër kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, mund të shtyhet për një periudhë të gjatë. Kjo pasi që gjithçka në të cilën është mbështetur Prokuroria e Shtetit në ngritjen e aktakuzës është deklarata e një dëshmitari nga Shqipëria, që pretendon se është “vrasës me pagesë”.

Periskopi.com Lajme

Por ky dëshmitar ka dhënë vetëm një dëshmi në Prokurorinë Speciale dhe nuk është paraqitur më në gjykatë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokuroria e Shtetit nuk po arrin të sigurojë prezencën e këtij dëshmitari, ndërsa pa siguruar këtë dëshmitar gjykimi nuk do të vazhdojë. Proceduralisht gjykata nuk mund ta detyrojë të dëshmojë një dëshmitar që nuk është shtetas i Kosovës nëse ai nuk ka vullnet.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka paralajmëruar se është në prag të kërkesës që lënda të tërhiqet nga gjykata në Gjakovë dhe t’i transferohet ndonjë gjykate tjetër. Shkas ka thënë se ka marrë nga pasiviteti i kësaj gjykate në këtë rast.

Deda dhe Kusari-Lila përcaktojnë tema në televizion dhe ‘recitojnë’ programin

Dy nga themeluesit e subjektit të ri politik Alternativa, Ilir Deda me Mimoza Kusari - Lila janë parë të nervozuar në një debat televiziv.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin te Baton Haxhiu, ata ishin përball analistëve Astrit Gashi dhe Dardan Gashi por në secilën nga pyetjet reagonin, duke tentuar t’i mësonin ata se për çfarë duhet diskutuar.

Përderisa ankoheshin se nuk po i lejonin të shpalosin programin, ktheheshin vet në të kaluarën e tyre duke e përmendur atë, normalisht në pjesët ku e ndjenin vetën të fortë, raporton Periskopi. Madje shumë herë nuk u pajtuan me temat për të cilat u pyetën.

Pati disa herë mosmarrëveshje mes tyre, nga krejt debati ajo që u dëgjua ishte se ata kanë vija të kuqe për PDK-në dhe LDK-në.

“PDK-ja është establishmenti ynë, se janë ata që na kanë pru në këtë gjendje”, tha Deda duke i vënë vija të kuqe kësaj partie për bashkëpunim në të ardhmen.

E Kusari-Lila që tha se PDK-ja është fajtori e zbuti qëndrimin duke thënë se edhe LDK-ja është rrugës së keqe.

“Ne kemi thënë ne nuk jemi liderët. Ne jemi nismëtar, keni me e pa në fund. Pritni deri në fund të marsit”, ka thënë Deda, duke mos pranuar në asnjë mënyrë që të thoshte emra tjerë se kush do u bashkohet, madje duke u nervozuar se përse po i pyesin për pjesën e atyre që do u bashkëngjiten.

Në disa raste Kusari-Lila fliste gjatë dhe nuk lejonte ta ndërprisnin, ndërsa Deda pati rast kur tha ‘a dal unë?’

Nuk duhet harruar me Deda ka ndërruar dy parti deri tani, ndërsa Kusari-Lila [asi fitoi në Gjakovë nën petkun e AKR-së, e braktisi atë./ Periskopi

Ilir Deda zyrtarizon ‘Alternativën’ në Facebook

Deputeti i pavarur Ilir Deda, ka zyrtarizuar partin e tij të re “Alternativa” në Facebook.

Periskopi.com Lajme

 

Ai i ka njoftuar të gjithë simpatizantin, se prej tani do të njoftohen për të rejat e partisë përmes faqës zyrtare të Alternativës, transmeton lajmi.net.

“Miq të dashur, më poshtë është faqja zyrtare e Alternativës, ku mund të njoftoheni me të gjitha ngjarjet rreth nesh. Gjithashtu, tani e gjeni edhe deklaratën politike dhe vizionin tonë për Kosovën. #Alternativa”, shkruan ai.

alternativa

Mimoza Kusari dhe Iliri Deda në kërkim të financave te Devollët, ia huqin shkojnë te Margarita Kadriu

Mimoza Kusari dhe Ilir Deda kanë krijuar një parti të re. Ata duket se kanë dal në kërkim të mbështetësve financiar, por teksa ia kanë mësyrë Devollëve ata kanë gabuar terminalin. Shkojnë në atë të Margarita Kadriut, deputetes së dikurshme të PDK-së, që tashmë është e pavarur, e cila terminalin e ka të sajin, e edhe gazetën që raporton për huqjen e Kusarit dhe Dedës.

Periskopi.com Lajme

 

Shkrimi i Kosova Sot:

Të bësh parti të re nuk është kaq e thjeshtë. Nuk ka të bëjë vetëm me një numër të caktuar nënshkrimesh. Kuptohet, duhen lekë. Shumë lekë. Oligarkja e Gjakovës, Mimoza Kusari, bashkë me partnerin e saj, Ilir Deda, që herë graviton në opozitë e herë në shoqërinë civile, ia kishin mësyrë këtë të mërkurë që lamë pas një terminali në Prishtinë. Me “Opel Corsa”-n e tyre, në turin me siguri partiak, dy themeluesit e subjektit më të ri kosovar ndaluan gabimisht e padashje në oborrin me dyert e hapura të Terminalit të ri Doganor dhe kërkuan të takoheshin me drejtorin, Blerimin,shkruan gazeta Kosova Sot.

Iliri me arrogancë iu drejtua punëtorit të sigurimit, duke kërkuar drejtorin, Blerimin ( e kishte fjalën për oligarkun Blerim Devolli), por pasi nga sigurimi mori përgjigje se këtu është një Terminal i ri dhe nuk ka një drejtor me emër të tillë (Blerim), ngase këtu nuk ka drejtor Blerim, vetëm atëherë kur Iliri mëson për mbiemrin e drejtorit të Terminalit ku kishte hyrë bashkë me Mimozën, arrin të kthjellet dhe të shohë se ishte ndalur në adresën e stacionin e gabuar, ia mbyll njërin sy Mimozës dhe largohet me shpejtësi me bashkudhëtaren e tij, “të ikim shpejt nga këtu, kemi gabuar adresën”, tha Iliri, duke u larguar pa përshëndetje… Sigurisht, disa qindra metra u është dashur për t’i dhënë fund huqjes, e për ta gjetur destinimin e tyre tek “Devolli” , që jo vetëm në këtë fushë, por edhe në të tjera mbajnë monopole të forta, edhe pse paligjshëm, sepse shumë pushtetarë në të tri pushtetet, fatkeqësisht të inkriminuara, janë dhe qëndrojnë pas tyre për motive korruptimi. Me gjasë, pushteti aktual është i tëri edhe pas alternativës së re hibride politike të Mimozës e Ilirit. E para, pasi e “moli” mirë e mirë e deri në shterje partinë e biznesmenit Pacolli, e fitoi komunën në saje të milionave të tij të dyshimtë, ia ktheu shpinën ish-shefit, për t’i hyrë një aventure të re. Kësaj radhe, me kuletën bosh dhe prej koprraceje, nuk mund të hidhte asnjë hap përpara. Partneri i ri, ish-anëtar i ‘Vetëvendosjes’, ish-këshilltar qeveritar dhe presidencial, e kishte të qartë rrugën për te burimi i financimit, sepse këtu i vinte në ndihmë FER-i i dështuar.

Devolli e kishte financuar fort këtë subjekt dikur. Andaj, Terminalet e Blerimit (Devolli) ishin dhe janë burimi i shumë milionave të monopoleve të paligjshme, dhe për këtë arsye edhe ishte adresa e duhur e dyshes kërkuese të shumë lekëve. Çuditërisht, edhe pse me shkallë të lartë inteligjence, dy nismëtarët e partisë së re e ngatërruan rrugën dhe e huqën Terminalin e piketuar. Mesditë me plot diell, e mjegull nuk kishte, por me sa duket truri u është mjegulluar nga sponsorimet, që ua ka premtuar pushteti për lojën e radhës, që duan ta bëjnë në politikën e tejinkriminuar kosovare. Të financohesh nga korporatat e monopoleve korruptive dhe të krimit të organizuar, të shantazhit dhe të korrupsionit, do të thotë shumë për votuesin që më kot pret nga një alternativë të re (e vjetër). Ndoshta Iliri e Mimoza kishin një arsye të fortë që goxha nguteshin dhe e ngatërruan adresën në rrugën e tyre te gabuar. Fyti u ishte tharë të dyve shumë dhe dikush duhej t’ua lagte. Blerimi, cili Blerim?! E dinë Mimoza dhe Iliri. Ua kanë borxh qytetarëve të sqarojnë se si dhe pse e kanë humbur adresën në terminale (të Blerimit) në drejtim të fshatit Miradi, para se ta shpallin themelimin e partisë. Në aksion për të zhvatur cakun e radhës “haram” – të ndaluar, papritmas nga Zoti ranë në “grepin” e një Terminali tjetër, që në fakt këto ditë theu një monopol, zbriti çmimet, u ofroi bizneseve kushte dhe standarde më të mira, ofroi konkurrencë të shëndoshë në një ekonomi të tregut të lirë. Mimoza dhe Iliri mund të jenë ende duke kërkuar do hise në një Terminal ( nga Blerimi), sepse u duhen lekë, shumë lekë. Por, para se ta zyrtarizojnë, është e qartë tashmë se kjo është edhe një shaka tjetër politike me popullin e varfër e të pashpresë. Sa për votat që do t’i presin, merret me mend se mund të jetë një histori e përsëritur e ish-FER-it. Epilogu fer apo jo,vlerësojeni ju, lexues të nderuar!

Rrezikohet e ardhmja e aeroportit të Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës vazhdon të mos e ketë të përcaktuar të ardhmen e tij. Me probleme të shumta financiare, i njëjti, edhe pse u mor nën menaxhim nga qeveria, nuk do të gëzojë mbështetje as në vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Lajme

I njëjti nuk do të mund të funksionalizohet si aeroport për shërbime të udhëtarëve, pasi kontrata e dhënies me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ia pamundëson një gjë të tillë.

KTV-ja merr vesh se në kohën kur është marrë vendimi për transferimin e këtij aeroporti, qeveria nuk ka qenë fare e përgatitur për ta marrë nën menaxhim, madje të njëjtit kishin kërkuar ndihmën e USAID-it për të përgatitur planin e kalimit.

Ekspertë të USAID-it iu kishin thënë zyrtarëve të qeverisë që nëse brenda një viti nuk futet në funksion, e ardhmja e aeroportit rrezikohet së tepërmi.

Mimoza Kusari​ ushtron vazhdimisht, por si po udhëton ajo Prishtinë-Gjakovë?

Periskopi.com Video