Mimoza Kusari - Lila

Kusari–Lila: Deri në fund të vitit do t’i funksionalizojmë këshillat iniciues nëpër qytete

Iniciativa e re politike e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të VV-së, Ilir Deda, ndonëse ishte paralajmëruar se do të dalë zyrtarisht në tetor, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Periskopi.com Lajme

Kursari-Lila në një prononcim për Telegrafin tha se ata në muajin tetor kanë dalë me grupin e parë të asamblistëve të Gjakovës, që u bën pjesë e kësaj iniciative politike.

Ajo tha se për momentin janë të fokusuar në formimin e këshillave iniciues nëpër komunat e Kosovës.

“Jemi duke u përpjekur që këshillat iniciues t’i funksionalizojmë deri në fundin e vitit, e pastaj me vazhdu me pjesët tjera”, ka shtuar ajo.

Kusari–Lila, ka theksuar se aktivitetet që po bëhen me këshillat iniciues nuk janë gjëra të cilat ata i bëjnë publike sepse është punë e cila po bëhet çdo ditë në terren.

Ajo ka folur edhe për prurjet në partinë e re, duke thënë se tash janë në fazën e organizimit, dhe kur është koha e nevojshme, të gjitha do t’i bëjnë publike.

Ndryshe, muaj më parë dy eksponentë të njohur të skenës politike kosovare, Mimoza Kusari – Lila dhe Ilir Deda, pas largimit nga partitë e tyre të mëparshme, Aleanca për Kosovë të Re (AKR) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV), paralajmëruan se shumë shpejt do të dalin më emrin e subjektit të ri politik.

Pavarësisht se tetori ishte muaji kur u tha se kjo parti do të dalë zyrtarisht në skenën politike, kjo ende nuk ka ndodhur. E vetmja gjë që ndodhi në tetor ishte lëvizja e disa asamblistëve të Komunës së Gjakovës në subjektin të cilin pritet ta themelojë e para e kësaj komune. /Telegrafi/

Mimoza Kusari - Lila

Kusari-Lila sërish do jetë kandidate për të parën e Gjakovës

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për synimet e saj në skenën politike me partinë e re, si njëra ndër themelueset e saj.

Periskopi.com Lajme

Ajo, në TV Dukagjini ka thënë se partia e re nuk ka caktuar udhëheqësit e saj, më qellim që këta të përcaktohen pas zgjedhjeve, dhe rrjedhimisht edhe pozita e saj politike lokale apo qendrore, por ajo po e mendon seriozisht rikandidimin për kryetare të Gjakovës.

Kusari-Lila, si femra e vetme kryetare e një komune, ka shtuar se është mishëruar me punën si kryetare e komunës dhe planifikon vazhdimin e projekteve që zhvillojnë Gjakovën.

Kryetarja e Gjakovës ka potencuar në “Komiteti” se pozita që ajo aktualisht mban nuk do të ndikojë që në partinë e re të ketë frymë të ndarjeve rajonale, dhe se kjo alternativë ka për qëllim përgjithësimin e progresit në të gjithë Kosovën.

Bajram Gecaj

Gecaj nuk ndryshon mendim, Mimoza Kusarin se sheh alternativë në politikë

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka folur për debatin që ai ka pasur me njërën nga themelueset e Alternativës së Re, Mimoza Kusari-Lilën.

Periskopi.com Lajme

Ai, në një intervistë në Tv Dukagjini, ka thënë se ironinë që ai e ka përdorur për drejtuesit e Alternativës së Re, për ndërrimin e shpeshtë të partive, e ka bërë me humor, por sipas tij, pas kësaj qëndron vërtetësia  e dështimeve të partive të mëparshme, të ORA-s dhe Frymës së Re.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa ka thënë se reagimi i tij ka ardhur pas deklaratës së Kusarit-Lilës, e cila ka thënë se drejtuesit e Alternatives së Re kanë mundur të anëtarësohen në secilën parti, por ata kanë dëshiruar një lëvizje të re politike.

Gecaj ka shtuar se vendi ndihmohet duke thënë kontribut në partitë e mëdha, ashtu siç ndodh në vendet evropiane, ku tradicionalisht ndikim politik kanë partitë e mëdha.

Gecaj ka thënë në “Komiteti” se nuk e ka ofenduar personalisht Mimoza Kusari-Lilën, por sipas tij, Alternativa e Re nuk mund të ketë sukses, bazuar në partitë e mëparshme të drejtuesve të saj.

Vjen në treg Partia e Re e Mimoza Kusarit

Periskopi.com Lajme

Kusari-Lila e funksionalizon Partinë e Re, normalisht e fillon me Gjakovën

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila debuton me Partinë e Re.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asambleistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Kusari bënë të ditur se gjashtë asambleist nga AKR dhe dy asambleistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është Kryetarja e Komunës së Gjakovës.

” Hasan Krasniqi, Dr. Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Dr. Jeton Vorfi dhe RinaDomi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, znj. Mirdita Ademaj dhe z. Xhevat Zenelaj. këta janë asamleistët që u rreshtuan. Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës. Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim”, thotë ajo. / Periskopi