Mediat greke: Ministrja shqiptare ka qënë striptiste në Athinë

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun grek Panos Kammenos ku i bënte të qartë se “Ka ikur koha e satrapëve” vjen edhe hakmarrja e fqinjve.

Periskopi.com Lajme

Gazeta greke “makeleio. gr”, shkruan se 25 vite më parë Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në lokalet e natës në Athinë dhe se më pas iku në Amerikë për të përfunduar studimet.
Prandaj duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Dhe duhet të mbajë mend se nuk ka qenë Turqia që ka ndihmuar Shqipërinë por Greqia.
Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë“, shkruan ndër të tjera makeleio.gr ndërsa monton edhe këtë foto të turpshme.

Linku
Kammenos, deklaroi pranë pikës kufitare mes dy vendeve se Greqia do të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokative, ndërsa sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen çame.

Kodheli i kujtoi Kammenosit arsyen për të cilën u krijua NATO, organizata ushtarake ku të dyja vendet tona bëjnë pjesë. Kodheli u shpreh se e ka të vështirë të kuptojë pse Kammenso përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës, ndërsa theksoi se koha e satrapëve ka ikur.

Reklamë
Reklamë

Mimi Kodheli nesër në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli të shtunën do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovës, ku do ta takojë ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli.

Sipas një njoftimi për media të MFSK-së, pas këtij takimi do të vazhdohet me një takim bilateral në mes të dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat do t’i drejtohen medieve.

Reklamë
Reklamë