Milovan Drecun

Edhe Drecun flet për “Trepçën”, shpresat i ka në Bruksel

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se problemi i “Trepçës “nuk mund të zgjidhet pa Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Ai për RTS ka deklaruar se  autoritetet e Prishtinës u përpoqën që “përmes dhunës ligjore ta imponojnë një vendim që populli serb nuk mund ta pranojë, në vend që ky ligj të shqyrtohet  në  një procedurë të veçantë, ku nuk do të mund të votohej”.

Drecun poashtu theksoi se Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë një sërë masash dhe se përfaqësuesit serbë u larguan nga parlamenti i Kosovës, gjë që sipas tij mund të ndikojë në stabilitetin politik në Kosovë, transmeton Klani.

Ai beson se Brukseli “herët a vonë do të duhet të përgjigjet, duke pasur parasysh se Qeveria ka dërguar një letër ku shpjegonte pasojat e dëmshme të vendimit për Trepçën”.