rashica

Super-lajm për Milot Rashicën (Foto)

Pas një pauze disa javëshe, Milot Rashica rikthehet në formacionin e javës në Holandë.

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës dhe Vitesses, asistoi në fitoren 3:1 ndaj Zwolles, duke u rikthyer furishëm në formacionin titullar, pas një mungese disajavëshe, shkruan Gazeta Olle.

Ai u vlerësua me notën 8, të cilën e morën vetëm edhe tre lojtarë tjerë këtë javë në Holandë, shkruan “Adl.nl”.

holande

rashica

Edhe Milot Rashica uron Ditën e Flamurit

Ylli i Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka uruar Ditën e Flamurit.

Periskopi.com Sporti

Anëtari i Vitesses në Facebook ka postuar një fotografi në të cilën shihet flamuri kombëtare me mbiemrin Rashica të shtypur mbi shqiponjë.

“Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve”, ka shkruar talenti kosovar.

20161128175947925

rashica

Rashica vendimtar për Vittesen (Video)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosoës, Milot Rashica, ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Vittesse në humbjen ndaj Excelsior.

Periskopi.com Sporti

Vittese u ndal në barazim 2-2 në shtëpi edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave 0-2.

Miloti nuk e filloi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në të dytën trajneri i vendasve e inkuadroi në lojë Rashicën.

Në minutën e 73-të, vushtrriasi jep një asistim për Tighadouini që barazon shifrat, duke bërë që Vitesse të marrë një pikë në një ndeshje që dukej totalisht e humbur.

Asistimi ndaj Excelsiorit ishte i treti në këtë kampionat për reprezentuesin e Kosovës. /Periskopi/

milot-rashica

Rashica me super-dhuratë për babain (Foto)

Ylli i Kosovës, Milot Rashica i ka bërë një dhuratë të madhe babait të tij, Nexhmedin Rashicës.

Periskopi.com Sporti

Anësori 20-vjeçar, i cili luan për Vitessen në Holandë, i ka blerë babait një veturë të tipit BWM X6. /Periskopi.com

rashica

 

rashica2

Dardanët kanë një kërkesë për Rashicën (Foto)

Kosova luan sonte si mysafire e Turqisë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Periskopi.com Sporti

Ndërsa, tifozët e Kosovës ‘Dardanët’ nuk do të mungojnë në stadiumin e Antalyas, për t’i dhënë përkrahje Përfaqësueses së shtëtit të tyre.

Së fundmi, ata kanë dalë edhe me një kërkesë për talentin Milot Rashica, prej të cilit presin të shënojë gol në sfidën e sotme.

“Forca Milot Rashica, duam golin e parë në fanellën e Kosovës sot nga ti”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale. /Periskopi.com

rashica

milot-rashica

Rashica ka një porosi për ‘Dardanët’

Anësori i Vittese, Milot Rashica, ka deklaruar se kërkon përkrahje maksimale nga ‘Dardanët’,

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Kosova Vushtrrisë, është shprehur se Kosovën e pret një sfidë e madhe ndaj Turqisë dhe pret në mbështetje nga tifozët e Kosovës.

“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Turqia është një kundërshtar i fortë. Ishte në kampionatin evropian”.

“Turqia luan para adhuruesve të vet, por besojë që edhe nga Kosova do të vijnë adhurues dhe shpresoj në një rezultat të mirë”, deklaroi Rashica. /Periskopi.com

miloti

Rashicën e kishin kërkuar gjigandët europian

Skuadra holandeze ka refuzuar oferta të mëdha për anësorin kosovar, Milot Rashica.

Periskopi.com Sporti

Rashica është duke kaluar në formën më të mirë të karrireës së tij, ai është shëndërruar në lojtarët kyç të skuadrës. Drejtori i skuadrës ka treguar se kanë refuzuar oferta të mëdha për Milotin dhe Nakamban.

“Gjatë verës ne kemi refuzuar disa oferta për Rashicën dhe Nakamban. Kishte shumë interes për ta. Kjo ishte një zgjedhje që ne e bëmë me dëshirë, pasi jemi ambiciozë dhe dëshironim të ruanim forcën e ekipit. Objektivi ynë është të sigurojmë futbollin evropian”.

“Nëse shkojmë në fazën në grupe, vetëm kjo na siguron 2,5 milionë euro. Ndaj për një klub si Vitesse, kjo zgjedhje që bëmë është e një rëndësie të veçante”, tregoi drejtuesi i klubit holandez. /Periskopi.com

rashica

Rashica në finalen e Ligës së Kampionëve

Altin Lala beson se Milot Rashica mund të luajë në të ardhmen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare beson se 20-vjeçari ka një talent të madh.

“I kam thënë: Me talentin që ke, mund të luash në finalen e Ligës së Kampionëve. Unë vet nuk munda, sepse nuk kisha talentin e mjaftueshëm. Por, ty mund të ta tregoj rrugën për të shkuar deri aty”, ka thënë Lala.

Rashica është pjesë e skuadrës holandeze Vitesse. /Periskopi.com

rashica2

Trajneri i Shqipërisë me fjalë të mëdha për Rashicën

Trajneri i grupmoshave nën 21-vjeç të Shqipërisë, Redi Jupi ka folur për Milot Rashicën, i cili vendosi të largohej nga Kombetarja Shqiptare për të luajtur për Kosovën.

Periskopi.com Sporti

Jupi thotë se lojtarët si Rashica do t’i mungojnë Kuqezinjve për një kohë të gjatë dhe shton se është e vështirë të zëvendësohen lojtarët e tillë.

Tutje, ai thotë se të gjithë duhet të kënaqemi me faktin se ku luan ai tani, pra te Kosova.

“Lojtarë si Rashica janë lojtarë që do të na mungojnë gjatë. Nuk janë lojtarë që mund t’i zëvendësojmë me thjeshtësi. Megjithatë, ai ka bërë një zgjedhje personale dhe ne do të kënaqemi ta shohim atje ku luan ai”, tha Jupi. /Periskopi.com

rashica2

Rashica ka një kërkesë për bashkëlojtarët te Kosova

Milot Rashica ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të harrojnë humbjen e mbrëmshme nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Kroacia mposhti mbrëmë Kosovën me rezultat të thellë prej 0:6 si mysafir, por vushtrriasi thotë se skuadra duhet të harrojë këtë humbje dhe të fokusohet në ndeshjen e radhës ndaj Ukrainës.

“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtar i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, deklaroi Rashica.

“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për kampionatin e ardhshëm”, shtoi ai. /Periskopi.com

rashica2

Rashica tregon fanelën me të cilën do të luajë sonte (Foto)

Milot Rashica ka shpërndar në rrjetet sociale në fotografi ku shihet fanela e tij, të cilën do ta veshë në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova do të luajë me fanelat e bardha më këtë sfidë.

rashica /Periskopi.com

rashica

Diçka speciale për Rashicën para ndeshjes me Kroacinë

Klubi i Milot Rashicës, Vitesse i ka uruar sukses atij në ndeshjen e sotme përballë Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Kosova përballet sonte me Kroacinë në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2018.

Dhe, klubi holandez i ka uruar suksese Rashicës në këtë përballje.  /Periskopi.com

rashica

Napoli insiston për Rashicën

Napoli duket se nuk është i gatshëm të heq dorë nga transferimi i mundshëm i Milot Rashicës.

Periskopi.com Sporti

Anësori nga Kosova, i cili aktivizohet te skuadra holandeze Vitesse, është i preferuar i drejtuesve të klubit të njohur italian.

Është drejtori i Napolit, Christian Guintoli, ai i cili po merret me transferimin e vushtrriasit.

“Guintoli duket se ka krijuar ndjenja të veçanta me kampionatin holandez. Ai po përgatit disa operacione për në verë. Milot Rashica, 20-vjeçari nga Kosova, që luan me Vitesse, pritet të jetë njëri nga transferet e mundshme”, shkruan “ultimecalcionapoli.it. /Periskopi.com

memushaj

Kemi shumë talentë si Rashica

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj nuk shprehet i brengosur për largimin e Milot Rashicës nga Kuqezinjtë, pasi ditë më parë ky i fundit vendosi të luante për Përfaqësuesen e Kosovës.

Anëtari i Pescara’s thotë se në Kombëtaren Shqiptare ka shumë talentë si Rashica.

“Kemi shumë si Rashica”, deklaroi Memushaj për ‘Panorama Sport’.

“Rey Manaj do të shkëlqejë”, shtoi tutje ai. /Periskopi.com

rashica

Rashica do të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Super-talenti nga Vushtrria i cili luan për Vitessen në Holandë, Milot Rashica do të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në Eliminatoret për Kupën e Botës ‘Rusi 2018’.

Lajmi është dhënë nga mediat vendore, në të cilat është publikuar edhe mesazhi që Rashica i ka dërguar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, letër në të cilën 20-vjeçari zbulon se do të luajë për Kosovën..

“Iu falënderoj për mbështetjen disavjeçare që më keni dhënë. Jam i Lumtur që kam bashkëpunuar me ju, por unë do të luaj për Kosovën”, shkruan në letrën e Rashicës drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit.

Talenti i madh ishte lënë jashtë listës grumbulluese të Kombëtares Shqiptare për Euro 2016. /Periskopi.com