Milaim Zeka: Isa Mustafa ka milionat në bankat e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka sërish flet për miliona dhe tregon kush e la Ibrahim Rugovën rrugëve.

Ai i ka reaguar Bardhyl Metës, duke i thënë se kryetari i tij, Isa Mustafa ka vjedhur miliona veçanërisht nga ‘tre përqindëshi’ dhe se thuhet se ai ka miliona në bankat e Serbisë.

Zeka nuk ndalet me kaq. E fton Metën dhe disa deputetët të tjerë që të ndërtojnë një politik të re, transmeton Periskopi

SHkrimi i plotë:

Bardhyl meta, vajtueshem i shkruan Halil Matoshit

Drenicaku im, qe edhe nusen e ka marre nga Drenica, forte vajtueshem e ka lut Halil Matoshin, me lane AAK, e me shku ne LDK.

Sa per lutje, hallall, ama Bardhyl, duke qene djal i meqem, mos i pergjitheso gjanat. Mos i quaj te gjithe milioner. Fol me emra burr. Kjo i bjen,sikur une Ty me te qujte njeri te Rrahman Morines, pse kryetari yt ka qene minister i Rrahmanit, e bashke i kane vra studentat ne Prishtine, me 23 mars 1989!!! Ashte njesoj sikur une me te qujte njeri te Milloshevicit, pse dikush nga njerezit tuaj jane bishkat me vite me xhelatin serb!!!

Halil Matoshi ashte vet i meqem. Ai e tha: Vetem Rugoves dhe Ramushit i beson. Mos e nguc njerin, le ne bindjet e tija.

Edhe une po te ftoje publikisht Ty, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Cunin, Hafiz Gagicen, Donika Gervallen, e shume te tjere, hajdeni me mu, e te ndertojme nje politike te re! Nje mentalitet te ri politik! Nje kulture te re politike!

Bardhyl: Ju u bate bashke per interesa personale (jo ti), me ata qe i quajtet vrases. Kryetari yt Bardhyl, foli edhe per bazenin e Radoniqit, ne kohen kur bllokoi paret per lufte. Ne kohen kur ai, dhe Bujar Bukoshi, e lane neper rruget e botes Dr. Ibrahim Rugoven, pa ja pagu hotelin, biletate.

Bardhyl: Ish kryetari Yt, pra Isa Mustafa, ja nderpreu edhe telefonin Rugoves e Enver Malokut, per inate te asaj kohe.

Nese disa jane ba milioner kendej, shikoje ata andej, me paret e tre perqindeshit. Kush e ka shitur “Dardania bank” ne Tirane?! Ku jane paret e akcionit ta ndihmojme Drenicen?!

Bardhyl, rri shtremt e fol drejte: Kane vjedhe edhe do jarana te mi neper xhepa, ama Isa me shoke, ka vjedhe neper banka, bash miliona. Flitet, o Bardhyl, qe kane pare te deponuara edhe ne bankat e Serbise. Ishalla ashte rren, ama pyete pak Hafiz gagicen se pse e ka padite Isa Mustafen, e Bujar Buksohin?! Per hajni…

4 mësime se si të bëni miliona

Punoni shumë, fokusohuni në qëllimet e juaja dhe bëni gjëra për komunitetin tuaj kur të arrini sukses.

Periskopi.com Lajme

Duke mësuar të tjerët dhe duke mësuar truqet e tregtisë, kam kuptuar se kam mësuar shumë duke iu dhënë mësime studentëve të mi për të qenë të suksesshëm. Lexoni pesë mësimet të cilat i kam mbledhur me ndihmën e studentit tim më të mirë, Tim Grittani, se si të bëni milionat duke qëndruar të fokusuar, dhe duke shtruar rrugën e juaj drejt suksesit.

  1. Suksesi merr kohë

Në çdo profesion, arritja në maja nuk ndodh gjatë natës. Ajo do këmbëngulje, dhe më e rëndësishmja durim. Studenti im më i mirë Tim Grittani ka arritur rekordin më të mirë të shitjeve në biznes. Gjatë pesë viteve të kaluara, ai nuk përfitonte vazhdimisht gjatë nëntë muajve të parë të studimeve të tij, por ai nuk ndaloi. Duhet të pranoni humbjen, dhe të mirëmbani durimin nëse dëshironi të jeni të suksesshëm.

  1. Duhet të filloni me pak.

 

Nuk ka gjasa që ju do të gjeni sukses të mirë financiar në fillim. Duke filluar me pak dhe duke punuar janë pjesë të procesit. Tim kishte vetëm 1,500 dollarë në emrin e tij pesë vite më parë kur filloi. Nuk do të keni përfitime të mëdha në fillim, prandaj është mirë të testoni strategji dhe modele të ndryshme në fillim për të parë se çfarë ka më shumë sukses për ju gjatë rrugës tuaj profesionale. Mendojeni veten si shkencëtar dhe vazhdimisht testoni dhe përmirësoni strategjitë dhe idetë deri sa të gjeni diçka të suksesshme.

  1. Mos provoni të imitoni suksesin e dikujt.

Inspirohuni nga ato se çfarë njerëzit e suksesshëm të profesionit tuaj po bëjnë, dhe përdorni ato për strategjinë tuaj. Suksesi i Tim ka inspiruar me qindëra njerëz për të vazhduar, varësisht pengesave. Mos imitoni suksesin e të mirëve, por përdorni strategjitë e tyre për rrugëtimin tuaj. Gjithashtu, mbani në mend se ka mundësi se ju nuk mund të shndërroni nga 1,500 dollarë në 4 milion dollarë brenda pesë viteve. Nga shumë studentë, Tim Grittani është person i veçuar. Sigurohuni që keni pikëpamjen e duhur dhe gjithmonë qëndroni të fokusuar në rrugën tuaj.

  1. Bëhuni shembull për komunitetin tuaj.

Aq e rëndësishme sa është të punoni shumë dhe të fokusoheni në qëllimet tuaja, është e rëndësishme të bëni gjëra edhe për komunitetin tuaj. Tim Grittani është shembull jo vetëm në tregti, por gjithashtu në komunitet. Ai ndante strategjitë dhe sukseset e tij me të tjerët, edhe pse ai nuk ka pse të bëjë këto gjëra. Ai do të mund të ishte shumë lehtë tregtar multi milioner egoist, për shkak se ka shumë njerëz të cilët mbajnë në vete sekretet e tyre të suksesit.

 

 

Mësohet sa milionë euro do t’i ndahen Ushtrisë së Kosovës

Komandanti Suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hashim Thaçi e ka zbuluar se sa para do t’i ndahen Ushtrisë së re të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“200-300 milionë euro do të ndahen për Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai tha se kjo ushtri nuk duhet ta frikësojë askënd.

“Ne po e bëjmë këtë ushtri që të mbrohemi për vete”, tha ai.

Selimi nuk flet për humbjen e milionave të MCC-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i treguan Kosovës edhe me vepër, se korrupsioni nuk është vetëm perceptim.

Periskopi.com Lajme

Miliona dollarë që Kosova pritej të përfitonte nga programi “Sfidat e mijëvjeçarit”, mund të zënë vend në shtetet e tjera në zhvillim, raporton KTV.

Zyrtarët e lartë shtetërorë prej muajsh këtë fond e kishin llogaritur si të sigurt, por nuk doli kështu.

KTV-ja ka kontaktuar edhe vetë Petrit Selimin, që është koordinator nacional i MCC-së, por ai nuk ka pranuar të flasë. Madje, nëpërmjet telefonit, tha se KTV-së nuk i beson, andaj nuk do që të flasë për këtë çështje.

Organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë punën e institucioneve dhe alarmojnë për nivelin e korrupsionit, kanë shprehur keqardhje që Kosova nuk arriti t’i fitonte qindra miliona euro nga ky program.

10 milionë euro në Fondin për veriun

Dhjetë milionë euro është shuma totale e depozituar në llogarinë e fondit për Zhvillim të Veriut në Mitrovicë. Ky është rezultat i taksave të mbledhura në pikat doganore në veri të Kosovës, përkatësisht, dy pikat kufitare, Jarinje dhe Bernjak.

Periskopi.com Lajme

Nga zyra e BE-së në Kosovë për Televizionin kanë bërë të ditur se që kur Fondi i zhvillimit u bë operativ, gjithsej 10 milionë euro janë depozituar në llogarinë e këtij fondit.

Fondi do të mbulojnë projektet për të cilat kanë aplikuar komunat në veri të vendit, si Zvecan, Zubin Potok, Mitrovicë veriore, dhe Leposaviç. Mirëpo, ky fond funksionon i pavarur nga buxheti  i Kosovës dhe është i destinuar vetëm për veriun.