Babai i Memli Krasniqit, e quan “kuçkë” zyrtaren e lartë të BE-së

Profesori i njohur universitar, Milazim Krasniqi i është kundërpërgjigjur ashpër zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic.

Periskopi.com Lajme

Ajo gjatë ditës së sotme deklaroi se muri ndarës i Mitrovicës së Veriut do të jetë njëlloj shkalle që lidhë unazën e këmbësorëve dhe se nuk do të jetë mur.

Krasniqi ka reaguar duke thënë se Maja po tenton të na mësojë në se çka është muri dhe çka janë shkallët. Madje ai e ka përmbyllur statusin e tij në Facebook me një shprehje ofenduese ndaj saj.

“Ky muri pranë Urës së Ibrit nuk është mur, sepse do t’i shtohen shkallët, po thotë Maja. E kuptoj, që kështu u flitet njerëzve që janë të parafundit në listën e PISA-s! Por, nuk kemi qenë gjithmonë kështu. Para ekzistimit të BE-së, mbaj mend se në fshat e kemi pasur një mur të lartë e të gjatë ndanë rrugës. Në atë mur ka qenë porta për hyrje-dalje, me do gur-shkallë. Hynim e dilnim lirshëm – kur porta nuk ishte e mbyllur. Kur ishte e mbyllur, duhej trokitur e pritur. Brenda murit ka pasur dollapa, ku linin rraqe. Madje edhe jashtë ka qenë një dollap, ku axha nxirrte një kënatë me ujë dhe një taz, për kalimtarët, “që lëviznin lirshëm.” Por, atij muri, me shkallë, me portë e me dollape, të gjithë i thonin mur. Tash Maja dhe BE-ja po na e mësojnë ngjashmërinë e murit dhe shkallëve, ashtu si e meritojmë. Hvala, bre, Kucka” shkruan Krasniqi në Facebook.

Babai i Teuta dhe Memli Krasniqit thotë se ekstremizmi fetar është dështim i shtetit të Kosovës

​Shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për rritjen e bindjeve fetare të islamit deri në ekstremizëm.

Periskopi.com Lajme

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ekstremizmi fetar i pranishëm në Kosovë është si pasojë e mungesës së bashkësive fetare dhe shtetit në tërësi për të vetëdijesuar të rinjtë.

Sipas tij, pas luftës ka pasur rritje të ushtrimit të fesë islame nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë shkuar shumë më lartë se kaq, duke e kthyer besimin në ekstremizëm.

Krasniqi ka shtuar se ky ndryshim social nuk është menaxhuar drejtë as nga Bashkësia Islame e Kosovës e as nga shteti, dhe kjo ka çuar në kalimin e besimit në ekstremizëm.

Shkrimtari ka shtuar se arritja e individëve deri në bindje ekstremiste fetare është përgjegjësi e shtetit, e BIK’ut dhe e vetë familjeve të tyre.