adriano-galliani-milan-udinese-serie-a-25042015_1wrvcepk5fs9r10qj0wijbkuy2

Galliani drejtori i ri i Real Madridit?

Adriano Galliani mund të bëhët drejtor i Real Madridit pas ofertës nga Florentino Perez.

Periskopi.com Sporti

La Gazzetta” raporton se 72-vjeçari mund të detyrohet që të ndërrojë pozitën e tij shkaku i shitjes së klubit te Sina Europe Sports Investment.

Shkaku i situatës së paqartë, gazeta italiane raporton se Galliani mund të largohet nga Milani nëse nuk mbetet në pozitën e drejtorit ekzekutiv. Ky post mund t’i ofrohet Marco Fassones, shef i Napolit.

Gazeta gjithashtu raporton se presidenti i Madridit, Florentino Perez, ka kontaktuar me Gallianin që t’i ofrojë një rol në Santiago Bernabeu. Perezi këtë ofertë ia ka bërë për hir të marrëdhënieve që ka pasur dyshja gjatë këtyre viteve.

Përveç ofertës së Realit, ekziston mundësia që Galliani të kandidojë për kryetar të Federatës së Futbollit të Italisë. /Periskopi.com