Milan në garë për super-yllin e United

Milan është dorëzuar për shërbimet e mesfushorit spanjoll Gerard Deulofeu.

Periskopi.com Sporti

Sipas TuttoSport, rosonerët janë duke menduar të transferojnë yllin holandez të Manchester United, Memphis Depay.

Depay ka dështuar totalisht në ‘teatrin e ëndërrave’ dhe tashmë është e sigurtë se ai do të largohet nga United.

depay
Memphis Depay, Manchester United

Ai nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili nuk e ka më në planet e veta.

‘Rossonerët’, janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të holandezit me të drejtë blerje. /Periskopi/

 

Borini nën vëzhgimin e gjigandëve italian

Sipas Gianluca Di Marzios, Milani dhe Roma kërkojnë shërbimet e sulmuesit italian, Fabio Borini.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Chelseat, Liverpoolit dhe Romës tashmë është pjesë e skuadrës angleze Sunderland dhe mbrëm shënojë gol kundër Liverpoolit në disfatën prej 4-1. Të dyja klubet do të kërkojnë huazim me drejt blerje në fund të sezonit, raporton Di Marzio.

Suso afër rinovimit me Milan

Suso në një intervistë për Marca, ish-lojtari i Liverpoolit kujton emocionet e Superkupës së Italisë.

Periskopi.com Sporti

Për shkak të formës së tij, Milan po mendon për rinvomin, që mesfushori e pranon se janë në bisedime me skuadrën dhe beson se gjithçka do të përfundojë me hedhjen e firmës.

“Ndaj Juventus ishte një mundësi e artë për të fituar një trofe. Ne i mposhtëm dy herë këtë sezon, ndeshja në San Siro ishte më e ekuilibruar, por në Superkupë ne ishim më të mirë”, tha ai.

SUSO
Suso, Milan

 

“Jemi duke e diskutuar mundësinë e rinovimit prej dy javësh. Kemi edhe dy ose tre detaje për të zgjidhur, por besoj se nuk do të ketë asnjë problem”, tha Suso.

“Herën e fundit që e takova Berlusconin ishte pas derbit ndaj Interit ku shënova dy gola. Ai erdhi në dhomat e zhveshjes dhe më uroi, më tha që kisha luajtur shumë mirë”, tregoi Suso.

Ylli i United po transferohet te gjigandi italian (Foto)

Marouane Fellaini si duket është duke menduar të gjejë skuadrën e re.

Periskopi.com Sporti

Fellaini po flitet se do të largohet nga ‘djajët e kuq’ dhe besohet se dy skuadrat e qytetit të Milanos janë në garë për shërbimet e mesfushorit belg, siç raportuam edhe në mengjes.

Ai sot është parë në rrugët dhe kafenet e qytetit të Milanos me shokët e tij.

fellaini
Fellaini në qytetin e Milano-s

 

Inter dhe Milan janë të interesuara të transferojnë belgun edhe pse paga e tij është e lartë, rreth 120 mijë funta në javë, klubet e Milanos janë të gatshme të paguajnë pagën e tij.

29-vjeçari për Man Utd ëshë paraqitur në total 103 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola. /Periskopi/

Rivalët e përbetuar po mendojnë blerjen e Fellainit

Inter dhe Milan janë duke menduar të transferojnë mesfushorin belg të Manchester United, Maruoane Fellaini.

Periskopi.com Sporti

Fellaini ishte blerja e parë e ish trajnerit të ‘djajëve të kuq’ David Moyes në vitin 2014, për shumë e 32 milionë euro.

Mesfushori belg asnjëherë nuk arriti të përmbushë pritshëmritë nga fansat apo edhe trajnerët e tij. Van Gaal e shihte si lojtar të rëndësishëm, po ashtu edhe tani trajneri aktual Jose Mourinho, llogaritë në të.

fella
Marouane Fellaini, Manchester United

 

Inter dhe Milan janë të interesuara të transferojnë belgun edhe pse paga e tij është e lartë, rreth 120 mijë funta në javë, klubet e Milanos janë të gatshme të paguajnë pagën e tij.

29-vjeçari për Man Utd ëshë paraqitur në total 103 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola. /Periskopi/

Zyrtare: Pensionohet ish ylli i Chelsea, Milan dhe PSG

Sipas korruspodentit të Sky Sport, Paulo Freitas, qendërmbrojtësi brazilian Alex, ka publikuar vendimin e tij se është pensionuar nga futbolli aktiv.

Periskopi.com Sporti

 

Alex së fundmi ishte lojtarë i Milanit por skuadra italiane nuk vendosi që t’ia vazhdojë kontratën.

Ai ishte njohur më së shumti gjatë kohës së tij në Stamford Bridge si lojtar i Chelsea, ku kishte shënuar 11 gola në 134 paraqitje për klubin londinez.

Alex, Chelsea

 

Alex me Chelsea kishte fituar dy FA Cup, nje Community Shield dhe një titull të Premier Ligës.

‘Unë do dalë në pension, vendosa së bashku me familjen time”, ka thënë Alex për Globoesporte.

“Do të duhet të kem një operacion dhe pastaj ajo do të marrë nëntë muaj për tu kthyer përsëri. Unë thjesht nuk mund ta durojë atë dhimbje”, përfundoi braziliani.

alex-milan
Alex, sa ishte anëtar i Milanit

 

Alex zhvilloi karrierë edhe me skuadra si Santos, PSV, Milan dhe Paris Saint-Germain me të cilen kishte fituar dy titull të kampionatit francez. /Periskopi/

 

Nasri transferohet në Serie A?

Mesfushori francez në pronësi të Manchester City, Samir Nasri ka rikthyer formën e tij më mirë.

Periskopi.com Sporti

Nasri është huazuar në skuadrën spanjolle Sevilla, ku ka rigjetur formën e tij më të mirë.

Kështu ai mund të largohet shpejtë nga elita e futbollit spanjoll për tu transferuar në Serie A.

Dy ekipet nga qyteti i modës, Milan dhe Inter janë duke kërkuar shërbimet e mesfushorit ofensivë.

Sipas medieve spanjolle, çmimi i Nasrit ka pasur rritje dhe tani lojtari kushton 25 milionë euro. /Periskopi/

 

Arsenali në bisedime për yllin e Milanit

Arsenali ka nisur bisedimet me Milanin për transferimin e sulmuesit Carlos Bacca.

Periskopi.com Sporti

Mediat europiane shkruajnë se londinezët do të dërgojnë ofertë në vlerë prej 20 milionë funte për kolumbianin.

Mbetet të shihet nëse ‘rosonerët’ do të pranojnë të shesin 30-vjeçarin, i cili kohëve të fundit duket se është i pakënaqur në San Siro. /Periskopi.com

Thiago Silva te rivali i Milanit? Lajm shumë i keq për ‘rosonerët’

Thiago Silva me shumë mundësi nuk do të rikthehet në “San Siro” por do të provojë një tjetëraventurë në një tjetër skuadër.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi brazilian është i gatshëm të transferohet te skuadra e Juventusit e cila pritet t’i ofrojë Silvas një kontratë e cila përllogaritet në rreth 6 milionë euro në sezon, shkruan Albeu.

Mësohet se braziliani ende nuk ka firmosur rinovimin e kontratës me PSG-në e cila i përfundon në verën e vitit 2017.

Juventusi ka rritur interesin për Silvan i cili me shumë mundësi nuk do të rikthehet te ish klubi i Milanit.

Milani e do yllin e Arsenalit

Milani është duke u interesuar për mesfushorin fantastik të Arsenalit, Santi Cazorla.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli është duke u përballur kohëve të fundit me një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të lojës, mirëpo ai është një ndër shtyllat kryesore të lojës së ‘topçinjve’.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e klubit nga San Siro e duan 31-vjeçarin në skuadër, tani kur ‘rosonerët’ besojnë se janë të gatshëm të garojnë edhe për titullin e Serie A. /Periskopi.com

De Sciglio në Barcelonë?

Barcelona është duke monitoruar mbrojtësin italian të Milanit, Mattia De Sciglio.

Periskopi.com Sporti

Që nga largimi i Dani Alves ‘katalunasit’ janë duke pasur probleme me pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Barcelona ka përpiluar një listë të mbrojtësve të krahut të djathtë që mund t’i transferojë. Stephan Lichtsteiner (Juventus) dhe Branislav Ivanovic (Chelsea).

Sipas Mundo Deportivo, drejtori i blaugranëve, Robert Fernandez, ka vëzhguar mbrojtësin gjatë derbit Della Maddoninna, ndërmjet Milan-Inter.

De Siglio ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2018, ashtu që transferimi i tij mund të kushtojë më lirë, nëse refuzon ta vazhdojë kontratën me kuqezinjtë. /Periskopi.com/

Milani shet fanelat e yjeve për të prekurit nga tërmeti në Itali

Klubi futbollistik i Milanit ka marrë një iniciativë bamirëse pas derbit të fundjavës ndaj Interit.

Periskopi.com Sporti

Klubi nga San Siro ka vendosur që të shesë fanelat e portierit Gianluigi Donnarumma dhe dy futbollistëve tjerë, Suso dhe Bonaventura, për t’iu ndihmuar të prekurve nga tërmeti në Itali.

Gjithsesi, një veprim i jashtëzakonshëm ky i milanezëve. /Periskopi.com

Pas barazimit ndaj Milanit, lajm i tmerrshëm për Interin

Tifozët e Interit kanë marrë një lajm shumë të keq.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i kësaj skuadre, Gary Medel ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë për rreth dy muaj, shkruajnë mediat italiane.

Raportohet se ai ka ndrydhur ligamentet e gjurit, ndërsa thuhet se lëndimin e pësoi në sfidën ndaj Milanit. /Periskopi.com

Hiti i Era Istrefit u lëshua në derbin Milan-Inter (Video)

Hiti “Bon Bon” i këngëtares nga Prishtina, Era Istrefi është dëgjuar edhe në stadiumin San Siro përpara përballjes Milan-Inter.

Periskopi.com Sporti

Kjo ka ndodhur disa minuta para se të fillonte ndeshja.

Organizatorët vendosën në sfondë një prej hiteve më të suksesshëm në Shqipëri për kënaqësinë e tifozëve 80 mijë tifozëve, shkruan Albeu.

Kjo këngë është dëgjuar më parë edhe në stadiumin“Santiago Bernabeu” në ndeshjen Real Madrid–Sporting Lisbona.

Gjigandi italian nuk ndalet, e do yllin e Arsenalit

Milani është duke shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Jack Wilshere.

Periskopi.com Sporti

Anglezi është aktualisht i huazuar te skuadra tjetër angleze, Bournemouth.

24-vjeçari është përballur me shumë lëndime në sezonet e fundit dhe kjo ia ka pamundësuar përfshirjen në formacionin bazë të londinezëve.

Edhe pse pritet rikthimi i tij në Emirates Stadium nga huazimi, ai mund të largohet sërish në rast se nuk arrinë të sigurojë një vend në formacionin e parë, dhe Milani është i gatshëm që në një rast të tillë ta shfrytëzojë situatën për ta transferuar atë. /Periskopi.com

Montella tallet me Interin: Festuan barazimin si fitore

"Presidenti Berlusconi ka mbetur disi i zemëruar nga barazimit, por u ka bërë komplimente djemve për lojën që dhuruar në fushën e lojës, pasi meritonin të fitonin", kështu është shprehur Montella për mediat italiane.

Periskopi.com Sporti

Ai nuk është i lumtur për barazimin 2-2 në derbin kundër Interit dhe deklaroi se kuqezinjtë e meritonin fitoren.
” Interi, i ndërtuar për të fituar kampionatin, feston barazimin si të ishte fitore, kjo tregon shumë për atë që kemi bërë. Barazimi erdhi pas një goditjeje këndi në fund, me Handanovic te zona jonë. Më pëlqeu personaliteti i skuadrës”.

Suso premtoi: Do të ecë 44 kilometra nëse i shënoj dy gola Interit

Talenti i madh i Milanit, Suso shënoi mbrëmë dy gola ndaj Interit në derbin e madh të Serie A.

Periskopi.com Sporti

Spanjolli kishte dhënë një premtim të jashtëzakonshëm para sfidës ndaj zikaltërve.

Ai kishte thënë se do të ecte 44 kilometra nëse do të shënonte dy gola ndaj Interit.

“Kthehem në shtëpi në këmbë nëse shënoj dy gola në derbi”, ka qenë premtimi i Suso’s para tre ditësh.

Mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë këtë premtim të madh. /Periskopi.com

Milani gjen super-sulmues, Bacca drejt largimit

Carlos Bacca po përjeton momentin e tij më të keq të karrierës së tij.

Periskopi.com Sporti

Shifrat nuk janë kundër kolumbianit sepse deri në këtë fazë të sezonit edhe vitin e kaluar ai kishte realizuar vetëm 6 gola por mungesa e vazhdimësisë nga ana e tij në ndeshjet e fundit është ajo që shqetëson më shumë trajnerin Montella dhe që bën të bien këmbanat e alarmit.

Bacca ka 5 ndeshje që nuk shënon dhe ndaj Palermos trajneri i Milanit i besoi Lapadulas në vend të tij. Kjo situatë ka bërë që Milani tashmë të hidhet në sulm në kërkim të një tjetër bomberi, teksa po përflitet shumë për një afrim te Sturridge. Sulmuesi i Liverpooli nuk është shumë i preferuar nga Klopp.

Trajneri i Interit paralajmëron Milanin para derbit

Trajneri i Interit, Stefano Pioli e ka paralajmëruar Milanin para derbit të nesërm.

Periskopi.com Sporti

Dy skuadrat në fjalë takohen nesër mbrëma për të zhvilluar kryendeshjen e javës në Serie A.

Ndërsa, Pioli thotë se skuadra e tij do ta kërkojë fitoren në këtë sfidë, përballë skuadrës në formë.

“Kam parë ndërgjegje të madhe në skuadër. Të gjithë janë të sigurt. Ne nuk jemi në një situatë të mirë dhe derbi ndaj Milanit mund të na jap energjinë e duhur. Ne duam që kjo lojë të jenë e jona, pavarësisht kohërave jo të mira”, ka deklaruar Pioli. /Periskopi.com

Milani do që t’ia marrë Interit këtë yll

Derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit duket se do të luhet edhe në merkato. Përveç interesit për Badelj, mes dy klubeve milaneze është vënë edhe emri i Stevan Jovetic. Futbollisti malazez pëlqehet shumë nga Montella, i cili ka punuar me të edhe gjatë kohës që ka qenë trajner i Fiorentinës, shkruan Top Channel.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfitojnë nga situata që po përjeton Jovetic, i cili nuk po gjen hapësira te zikaltrit, për të tentuar blerjen e tij në merkaton e muajit janar.

Trajnerit italian të Milanit i lindi ideja per Jovetic në një takim krejtësisht të rastësishëm me të në një restorant në Milano, me futbollistin që duket se e sheh me sy të mirë një transferim në Milanello. Ajo që duhet të bëjë tani Jovetic është të kuptojë nëse Pioli do të bëjë të njëjtën gjë si De Boer dhe do ta lërë atë në harresë, apo do të fillojë të besojë tek ai, një dilemë që pritet të zgjidhet në javët në vazhdim.

Ndërkohë, te Milani së fundmi është shfaqur interesi edhe për mesfushorin gjerman Sebastian Rudy. Futbollisti 26-vjeçar është në përfundim të kontratës me Hoffenheim dhe mund të bëhet pjesë e kuqezinjve që në merkaton e muajit janar.