Milaim Zeka tregon pse kurrë nuk shkoi te varri i Ibrahim Rugovës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga Nisma për Kovën, Milaim Zeka ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka vizituar varrin e Ibrahim Rugovës.

“Kurrë nuk kam shkuar të varri i Ibrahim Rugovës dhe këtë për një arsye të thjeshtë. Për faktin se Ibrahim Rugova kurrë nuk e ka vizituar Prekazin”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ky reagim i tij, vjen pas deklaratës së kandidatit për deputet nga LDK-ja, Driton Selamanaj, i cili tha se të gjithë e kanë sharë Ibrahim Rugovën, e sot po i shkojnë te varri.

Zeka ka thënë se Isa Mustafa duhet të tregoj se ku shkoj Fondi i 3 për qindshin.

Mësohen kandidatët e NISMA’s, Milaim Zeka ‘i fut hundët’

Periskopi.com Lajme

Partia Nisma për Kosovën tashmë ka përfunduar përpilimin e listës me emrat kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Indeksonline mëson ekskluzivisht se emrat kandidatë nga Nisma për Kosovën janë:

1)      Fatmir Limaj

2)      Bilall Sherifi

3)      Zafir Berisha

4)      Bajram Hasani

5)      Enver Hoti

6)      Haxhi Shala

7)      Muharrem Kuçi

8)      Milaim Zeka

9)    Isa Xhemajli

10)   Besim Shyti

11)   Valdete Bajrami

12)   Albulana Balaj

13)   Violeta Demaj

14)   Anita Mulolli

15)   Manuela Koni

Ndryshe duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të dorëzimit të listave kandiduese për zgjedhjet e 11 qershorit.

Milaim Zeka përfundon në krahët e ‘kalit të Balit Fekë në Llaushë’

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka, i cili të enjten zyrtarizoi aderimin tek Nisma për Kosovën, në të kaluarën nuk kursente akuzat në drejtim të kryetarit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Në shkurt të vitit 2016, duke komentuar protestën e partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ai e cilësonte me ironi Limajn si partizan të anti-korrupsionit.

Thoshte se Fatmiri “me company” e ka shkatërruar pronën publike dhe se po blente gazetarë.

“Krejt në fund të prononcimeve, fjalën e mori partizani antikorrupcion, dhe njeriu për “shtet ligjor”, Fatmir Lima. Nuk diti çka me folë pos që e leshoi një grusht miza, bash si kali i Balit Feke ne Llaushë, duke thëne që ‘ju te RTK se, keni problem me Derzhaven’!…Mirë e ka Fatmiri. RTK-në e ka si arat e babës. Saherë ka dashtë ka ardhë dhe vjen në RTK”, shkruante Zeka.

“Ama krejtë pronën publike e ka shkatërru bash Fatmiri me company.  Veç RTK-ja ka mbetë pa shkatërru përfundimisht. Shkatërrojeni edhe këtë. Të gjithë keni krijuar mediume private. Te gjithë keni ble e po bleni gazetarë. Veq përpara. Kopjoni piratet Ilir. Nisjani me kalle e me shkatërru si Kmeteret eKuq ne Kambogjia. Veç përpara drejte shkatërrimit. Ju fytyre s’keni. Prokurorit dhe Zotit nuk i frikoheni!”.

Milaim Zeka: Isa Mustafa ka milionat në bankat e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka sërish flet për miliona dhe tregon kush e la Ibrahim Rugovën rrugëve.

Ai i ka reaguar Bardhyl Metës, duke i thënë se kryetari i tij, Isa Mustafa ka vjedhur miliona veçanërisht nga ‘tre përqindëshi’ dhe se thuhet se ai ka miliona në bankat e Serbisë.

Zeka nuk ndalet me kaq. E fton Metën dhe disa deputetët të tjerë që të ndërtojnë një politik të re, transmeton Periskopi

SHkrimi i plotë:

Bardhyl meta, vajtueshem i shkruan Halil Matoshit

Drenicaku im, qe edhe nusen e ka marre nga Drenica, forte vajtueshem e ka lut Halil Matoshin, me lane AAK, e me shku ne LDK.

Sa per lutje, hallall, ama Bardhyl, duke qene djal i meqem, mos i pergjitheso gjanat. Mos i quaj te gjithe milioner. Fol me emra burr. Kjo i bjen,sikur une Ty me te qujte njeri te Rrahman Morines, pse kryetari yt ka qene minister i Rrahmanit, e bashke i kane vra studentat ne Prishtine, me 23 mars 1989!!! Ashte njesoj sikur une me te qujte njeri te Milloshevicit, pse dikush nga njerezit tuaj jane bishkat me vite me xhelatin serb!!!

Halil Matoshi ashte vet i meqem. Ai e tha: Vetem Rugoves dhe Ramushit i beson. Mos e nguc njerin, le ne bindjet e tija.

Edhe une po te ftoje publikisht Ty, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Cunin, Hafiz Gagicen, Donika Gervallen, e shume te tjere, hajdeni me mu, e te ndertojme nje politike te re! Nje mentalitet te ri politik! Nje kulture te re politike!

Bardhyl: Ju u bate bashke per interesa personale (jo ti), me ata qe i quajtet vrases. Kryetari yt Bardhyl, foli edhe per bazenin e Radoniqit, ne kohen kur bllokoi paret per lufte. Ne kohen kur ai, dhe Bujar Bukoshi, e lane neper rruget e botes Dr. Ibrahim Rugoven, pa ja pagu hotelin, biletate.

Bardhyl: Ish kryetari Yt, pra Isa Mustafa, ja nderpreu edhe telefonin Rugoves e Enver Malokut, per inate te asaj kohe.

Nese disa jane ba milioner kendej, shikoje ata andej, me paret e tre perqindeshit. Kush e ka shitur “Dardania bank” ne Tirane?! Ku jane paret e akcionit ta ndihmojme Drenicen?!

Bardhyl, rri shtremt e fol drejte: Kane vjedhe edhe do jarana te mi neper xhepa, ama Isa me shoke, ka vjedhe neper banka, bash miliona. Flitet, o Bardhyl, qe kane pare te deponuara edhe ne bankat e Serbise. Ishalla ashte rren, ama pyete pak Hafiz gagicen se pse e ka padite Isa Mustafen, e Bujar Buksohin?! Per hajni…

Milaim Zeka tregon kush ka faj për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka ka reaguar ndaj sulmit ndaj Arbana Xharrës, duke thënë se Kosova është shtet i turpit.

AI kërkon që të zbardhet rasti më shpejt, në të kundërtën faji bie mbi partitë në pushtet, ngase siç thotë ai, shumë prokurorë deri tek Kryeprokurori i kanë shndërruar në informator.

Postimi i tij i plotë:

Shteti i turpit

Ata qe e kane rrahur mbrame Arbana Xharren, ne radhe te pare e kane shtetin e turpit, te ndertuar nga PDK/ja dhe LDK-ja. Ne radhe te dyte, na kane rrahur ne te gjitheve qe guxojme me mendu ndryshe. Ne radhe te trete e kane rrahur nje nene, dhe nje njeri publik, qe askujte nuk ja ka zene hisen e diellit.

Nuk po du me hy ne teorite e konspiracionit se kush qenderon mbrapa kesaj vepre te turpit, por deshiroje te beje apel tek organet e rendit qe ta zbardhin kete rast, perndryshe faje u mbetet partive ne pushtet, te cilat shume prokuror, deri tek Kryeprokurori, i kane shenderruar ne informator, dhe dezinformator!!!

Edhe Milaim Zeka ia mësyn politikës

Periskopi.com Lajme

Sa më shumë që po afrohet 11 qershori, dita kur kosovarët do t’i hedhin votat e tyre, aq më shumë po rritet interesimi i pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe mediave, për të konkurruar në garën e ashpër politike. Një interesim të tillë e ka shfaqur edhe gazetari i njohur Milaim Zeka, ndonëse është shprehur i befasuar me rregullat që ka hasur.

Pas rrëzimit të Qeverisë e akuzave të partive qeverisëse ndaj njëra-tjetrës, bujë të madhe po bën inkuadrimi i gazetarëve në politikë, e sidomos atyre që kanë qenë shumë të zëshëm në profesionin e tyre. Njëri nga ta është Milaim Zeka, i cili po planifikon të kandidojë për deputet të pavarur, në zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor.

Zeka është njëri prej gazetarëve më të zëshëm në Kosovë. Një kohë të gjatë ai ishte cilësuar si i afërt me njerëzit e luftës, por viteve të fundit ai ishte njëri prej kritikëve më të ashpër të tyre.

Ai thotë se po e mendon seriozisht kandidimin e tij, si i pavarur, dhe zyrtarizimi i kësaj varet vetëm nga rregullat e Komisionit Qendror Zgjedhor për kandidatët e pavarur. Por, sipas KQZ-së, kandidatët e pavarur në momentin e certifikimit konsiderohen subjekte politike, me rregulla të njëjta për pragun zgjedhor, sikurse partitë politike.

Zeka thotë se do të kandidonte, jo për të fituar, por për të vetëdijesuar qytetarët për atë që servojnë partitë politike dhe programet e tyre.

“Në qoftë se futem në garë, mund të them për të vetmin qëllim që qytetarëve të Kosovës, pjesa dërrmuese e atyre, të cilët nuk dalin me votu, që s’kanë votu kurrë, por edhe këta që dalin e votojnë, me e kriju njëfarë shkalle të vetëdijesimit të qytetarëve në mënyrë që të dihet për kë të votohet, me i kuptu rrenat edhe premtimet boshe të partive politike. Ky do të ishte qëllimi im. A fitoj apo s’fitoj për mua ka pak rëndësi”, ka thënë Zeka për Gazetën Express.

Zeka në profilin e tij në “Facebook” i ka rreth 70 mijë miq dhe ndjekës. Ai është prej atyre gazetarëve që nuk kujdesen shumë për gjuhën e përdorur. Thënë më së buti, Zeka është shumë jokonvencional në fjalor, por kjo si duket e ka shndërruar atë në një personalitet të pëlqyer.

Të gjitha intervistat e tij, dhënë mediave të ndryshme televizive, shënojnë rekorde në “Youtube”, sa u përket ndjekjeve të tyre.

Zeka, i pyetur nga Express se ku mendon se do të kishte përkrahje, dhe se kush, sipas tij, do të ishte votuesi potencial, thotë se “popullariteti im është te gjeneratat e reja, te gjeneratat e studenteve dhe maturantëve. Aty është pikësynimi im”.

Ai ka thënë se ka ftesa nga partitë politike, dhe nëse do të vendoste ta pranonte ndonjërën prej atyre, atëherë ajo parti do të ishte opozitare.

“Kam ftesa. Po flas në mënyrë hipotetike, në qoftë se do i bashkohesha ndonjë partie politike, normal që do e përkrahja opozitën. Por, me çfarëdo partie politike që shkoj unë kisha me i zhgënjy simpatizantët e mi, fansat e mi. Sepse, kam qenë, dorën në zemër, kritik edhe shumë i madh ndaj opozitës dhe nuk du me vepru si shumë kolegë të mi, të cilët në fund të fundit përfunduan në parti politike”, ka bërë të ditur ai.

Zeka ka komentuar pritjet e qytetarëve dhe kritikat e tyre ndaj gazetarëve që po u bashkohen partive politike, duke thënë se nëse do t’i bashkohej ndonjë subjekti politik, do të ishte në kundërshtim me çdo gjë që ka shkruar deri më sot.

“Shumë ma shumë e preferoj humbjen e me dal i pavarur se sa fitoren e me iu bashku një partie politike. Nuk hyj në politikë me fitu diçka, por hyj në politikë me fitu qytetari i Kosovës. Qytetarët e Kosovës fitojnë me mua në qoftë se unë dal në fushatë edhe iu tregoj të vërtetën rreth partive politike edhe të vërtetën se qysh mund të ndërtohet një shtet. Këta nuk kanë pasur deri më sot kurrfarë koncepti të ndërtimit të shtetit”, thotë gazetari.

Në fund, gazetari bën të ditur se gjasat për kandidimin e tij janë shumë të mëdha. “Në qoftë se, në KQZ për me u bë deputet nevojiten 10 mijë vota si i pavarur, futem në politikë, në qoftë se pragu është pesë për qind, unë nuk jam parti politike… akoma nuk i di rregullat, por nëse është me 10 mijë vota, 90 për qind do të futem si kandidat i pavarur”, përfundon Zeka.

Mirëpo, edhe pse gazetari thotë se nuk është parti politike, që pragu zgjedhor të jetë pesë për qind, sipas rregullave të Komisionit Zgjedhor, kushtet e kandidimit janë të njëjta për partitë dhe kandidatët e pavarur.

Miradie Mavriqi, drejtuese e zyrës për subjektet politike në KQZ, për Gazetës Express, ka thënë se për kandidatët e pavarur vlejnë të njëjtat rregulla sikurse për subjektet politike, dhe pragu zgjedhor, sipas rregullores së KQZ-së, për të hyrë në Kuvend është pesë për qind.

“Me ligj kandidati, partia janë njëjtë. Njësoj janë. Subjekt politik është edhe kandidati në momentin që certifikohet, ai e ka emrin subjekt politik”, ka thënë Mavriqi.

Befason Milaim Zeka: Ja çka thotë për fjalimin e Anton Qunit

Periskopi.com Lajme

Gazetari i njohur, Milaim Zeka në rrjetin social Facebook ka komentuar rënien e Qeverisë dhe fjalimin e Anton Qunit.

Milaim Zeka ka shkruar që mocioni i Nismës ka heqe koren e m… 17 vjeçar.

Zeka ka thënë se fjalimi i Anton Qunit ishte interesant e akoma më interesante ishte përgjigjja e Kadri Veselit.

Ky është postimi i plotë i Milaim Zekës në Facebook:

Mocioni i Nismes, ka heqe koren e mutit 17-vjeçarQe 17 vite, qytetari i Kosoves i ka besuar mutit per ravani. Strukturat politike, me ndihmen absolute te gazetareve, e kishin lulisur kete mut politik, ne forme te nja ravanije, ose torte te bukur, me mbishkrimin: “Merri ere o popull, po mos e çprushe, se e sheh mutin brenda”!

Kete ravani-torte muti, te gjithe e kane gatuar, kush me shume, e kush me pak, varesisht nga materiali. Gazetaret i kane dhene formen perfundimtare, qe populli te mos kuptoje asgje.Fjalimi i Anton Çunit ishte teper interesant. Akoma me interesante ishte pergjigjeja e Kadri Veselit: “Po te kishim organe te drejtesise, disa nuk kishin guxu me fole keshtu”!!!A thu more Zot, ku ka jetu gjithe keto vite Kadri Veseli?! A thu more Zot, a tek sot e paska marre vesh qe nuk kemi organe te drejtesise a?!

Po t i kishim ato, nuk do te formohej Gjykata Speciale, dhe pikerisht hallakama e kesaj Gjykate, na ka sjellur ne kete situate!!!

Per ate ka mbete ajo shpreheja: Luaje mace kryet e bullit!!!

Milaim Zeka tregon se cili politikan e ndihmoi të hynte në punë në RTK

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka thotë se Isa Mustafa i ka fituar krejt votat duke thënë që vrasjet e pasluftës i ka bërë SHIK-u.

Sipas tij, me akuzu njeriun për vrasës e me ardh në koalicion me të, ndodh vetëm te ne.

Ka folur për një fotografi të Haradinajt me vëllezërit Geci, e që sipas Zekës ndoshta është shenjë me i dërgu Isa Mustafës edhe LDK-së sinjale  ‘që ne mundemi me u ba edhe me Ramushin’.

Nëse Ramushi mundet me kanalizua energjinë dhe atë që ka ndodhur gjatë katër muajve sa ishte në Francë, Zeka thotë se AAK mund të rritet goxha shumë.

“Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj duhet të krijojnë një ekip të ekspertëve që nuk ua bëjnë rrafsh, i kanë përreth asi të odave që ja bëjnë rrafsh”, ka thënë Zeka.

“Ramush Haradinaj më ka shti në punë në RTK”, ka pranuar Zeka mes tjerash teksa ka folur për të.

Ai ka folur rreth Gjykatës Speciale, gazetarinë në Kosovë, si dhe për disa politikanë në veçanti.

Milaim Zeka tregon se si një ish- ministër i Qeverisë Thaçi, bleu 8 mijë euro dhurata të dashurave!

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka ka zbuluar një super skandal. Ai në emisionin “Monitor” në RTK duke folur për transparencën e institucioneve në raport me mediat, ka zbuluar një skandal të një ish- ministri në kabinetin qeveritar Thaçi.

Sipas tij, ky ish- ministër, të cilit emrin nuk ia ka përmendur, për faktin se nuk ia kanë dhënë faturat e shpenzimeve, kishte blerë dhurata për të dashurat e tij, në vlerë hiq më pak se 8 mijë euro, me para të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka bërë të ditur se informatat i ka të sigurta, mirëpo që ministria në fjalë nuk i ka dhënë qasje në këto shpenzime.

Milaim Zeka e krahason klasën politike të Kosovës me ISIS-in!

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka përmes një shkrimi ka thënë se sikurse ISIS që në radhë të parë është kundër popujve arabë dhe fesë islame, ashtu edhe  klasa politike në Kosovë së pari janë kundër interesave kombëtare, e pastaj edhe kundër interesave shtetërore.

Zeka e ka shprehur një lutje për ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie që të dalë dhe t’ju tregojë qyetarëve të vendit se nuk ka rrezik prej kërcënimeve terroriste që panikuan dje gjithë vendin, transmeton Periskopi.

Lexojeni shkrimin e plotë të Zekës:

”E kam nje lutje per ambasadorin amerikan

Kosova, rralle ka pasur ambasador me te mire, ma korrekt, e ma direkt, se sa Delaëi. Imagjinojeni Kristofer Dellin cfare banditi ka pas qene. Nuk ka pas lane bire qenefi pa i fute hundet. U perzi te Bechtel/enka. Te tenderi per Pallatin e Drejtesise. U perzi ne perzgjedhjen e ambasadoreve, deri te caktimi se kush ka me i udheheqe debatet ne RTK.

Ambasadori i ri, e din fare mire qe qysh eshte politika, jane edhe senet tjera. Dje me pelqeu pa mase deklarata e tije permes nje video, por ka nevoje hala ma direkt me fole, sepse keta baloshat tone nuk dine çka eshte fjalori diplomatik.

Ambasador, Ju e dini qe nje paraardhese e juaja, duke vjedhur nje shprehje nga une, ju pati thene politikaneve: “E keni dhi fare”! Aman del bre tregoju qytetareve te Kosoves se ato kercenimet per te cilat foli qeveria, edhe ai “keshilli i sigurise”, nuk kane te bejne as me rrezikimin e jetes se tyre, as me rrezikimin e Kosoves. Kercenimet kane ardhur pikerisht nga grupacione politike, kunder disa amerikaneve, dhe do te huajeve te tjere, te cilet po mundohen me luftu krimin e organizuar ne Kosove, edhe korrupcionin.

Sikurse ISISi qe ne radhe te pare eshte kunder popujeve arab dhe fese Islame, edhe klasa jone politike jane ne radhe te pare kunder interesave kombetare, pastaj edhe shteterore te Kosoves!!!”/Periskopi/

 

Milaim Zeka: Mimoza Kusari është brumi dhe tlyni i PDK-së

Periskopi.com Lajme

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas vendimit të Komunës së Gjakovës, për ngritjen e permëndores së ish- udhëheqësit komunist, Fadil Hoxha.

Ai në një shënim në Facebook thotë se pos Kusari- Lilës edhe PDK është ajo e cila e frymëzoi kryetaren e Gjakovës për një vendim të tillë, raporton Gazeta Blic.

Shënimi i plotë:

Nja dy fjale per Mimoza Kusarin, Fadil Hoxhen, dhe disa te luftes

Edhe per Pacollin, Kreret e PDK se, etj

Mimoza Kusari, paska vendosur me ja ngrite nje permendore Fadil Hoxhes. Mu per kete, nje miku im, anetar e Keshillit Drejtues te PdK se, gjakovar, me tha sot: a e sheh po poshte kemi ra.

Sinqerisht e kam, nuk guxoje me shkru, as me fole per Fadil Hoxhen para vitit 1981. Pas atije viti, e dime te gjithe, qe bajagi u kane çkulave para presionit serb, edhe u kane ba kaps prej grave serbe, qe u paten qu araz per me hjeke edhe shokun Fadil.

Me pyet Veton Surroin, Fadili del alamet burri, ndersa Shaban Polluzha del shpijun i Oznes. Po nejse, po ndalem tek Mimoza hanmi.

Kjo Mimoza eshte brumi, dhe tlyni i PDK se. E mesuar per zedhenese te Bajram Rexhepi, ajo ne PDK e mesoi edhe artin e te rruajturit e parave. E ka rru Behgjet Pacollin, bash rjepe e ka. Edhe partine karashmak ja ka ba. Pacollin kurr hesap per njeri nuk e ka ba. Pacolli ka qene veq bankomati i saje.

Sa per Fadil Hoxhen, krejte frumezimet i ka nga PDK ja. Keta te PDK se, me nderime ushtarake e paten vorrosur. Tash nuk ban mu anku.

Prej qe u formu kjo parti, e deri me sot, lidershipi i saje, pa fajin e elektoratit te ndershem, gjitmone ka tentu me ba tulla prej m. Ama nuk bahen…

PS: Kisha dashte qe kesaj permendoreje, me ja lane nje gisht perpjete, qe kur lodhet Mimoza me disa, tuj e shiku, ulen edhe pushojne pak!!!

Flet Ramë Maraj, i përgjigjet Milaim Zekës i cili e quan shef të shërbimit sekret të LDK-së

Përderisa Milaim Zeka ka ngritur pikëpyetje se çfarë do të ndodh nëse në vrasjet e pasluftës del të jetë i përfshirë shërbimi sekret i LDK-së, ka reaguar personi që Zeka e quan shef të atij shërbimi, Ramë Maraj.

Periskopi.com Lajme

 

Ky i fundit ka disa fjalë për Mialim Zekën, madje tregon cilat kanë qenë postet e tij nëpër vite.

Flet për Gjykatën Speciale, për institucionet paralele, jep detaje të kohës së Rugovës dhe thotë se edhe jetën ishte i gatshëm ta ipte për të.

“Isha këshilltarë special e jo tjetër detyrë siç pretendojnë tash e mbi një dekadë ta plasojnë në opinion disa që para lufte ishin publikisht që Kosova të mbetët në Serbi”, thotë ndër të tjera Maraj, raporton Periskopi

Milaim Zeka: Çka nëse shërbimi sekret i LDK’së ka kryer vrasjet e pasluftës?

 

Shkrimi i plotë i Ramë Marajt

Një reflektim parimorë mbi një shkrim të gazetarit Milaim Zeka postuar në fb

Publikun dhe miqt e mi dua ti njohtoi se para këtij shkrimi pata një bisedë telefonike me z.Milaim Zeka sepse për njerëz me kalibër, edhe tradita shqiptare na mëson se nuk ban zarar një bisedë sqaruese e cila na thotë se punët e shtëpisë më së miri është që të zgjidhën në shtëpi para se ato të dalin në qarshi çofshin të bazuara,pjesërisht apo të sajuara.

Milaim Zeka është një profesionist kalibër e drejtimin secili e zgjedh vetë dhe ai drejtim secilit ia jep epilogun e finalës së karierës.

Fillimi I tijë kishte shumë të dhëna të bazuara sepse tani e 17 vite për shumë probleme ashtë dashtë të bëjmë edhe më shumë përpjekje ti parandalojmë apo ti zgjidhim në shtëpi e jo në qarshi si dhe më së paku kjo plagë duhet të përmendet në fushata sepse është lëndim për viktimat,familjaret,popullin dhe traditen tonë.I kanë dhjetë muaj në vit dhe shtrohet pyetja pse këto raste mbesin për prag zgjedhjesh.Ky ka qenë edhe qëndrim I imi public të dashur miq që shumica e dini. Për çka është fjala:

Kur ishim në okupim kishim këshilla pajtuese por ato ishin edhe parandaluese.Sikur sot të kishin funksionue shumë probleme do të ishin të zgjidhura.Megjithatë vullnetarët e këtij segmenti nuk kanë pushuar por nuk kanë patur mbështetje kompetente.

Sikur edhe sot të funksiononin disa gjëra nuk do të ndodhnin,e disa të natyrave përkatëse do të kalonin me pajtime dhe kur pajtimet bahen të vërteta dhe ligji I ka hapsirat e veta sikurse edhe qëllimet.

Këtu Milaim Zeka ka të drejtë kur thekson se këto dukuri po aktualizohen kur ka fushata elektorale.Ky është një abuzim I vërtetë me gjakun e familjarve tanë,po edhe më popullin se para se me qenë votues jemi popull-qytetarë me familje edhe por shumë të fuqishëm veq deri sa ta gjejmë rrugën.

Këtë po e them se shpesh politikan e … deklarojnë jemi vend I vogël si në Kosovë edhe jashtë.Për modesti Shën Tereza besoj se e dini por po e përdori se ne një vend mik kishte deklaruar… se vjen nga një vend I vogël Shqipëria… dhe mikpritësi I kishte thënë se si mund të jetë një vend I vogël një vend që botës I ka dhënë një nënë kaq të madhe.Këta jemi ne po ende nuk jemi kompensue meritueshëm në përfaqësim në shumë segmente.

Mos te harrojmë të vrarët janë shqiptarë, nuk kanë lindur nga partitë por nga nënat shqiptare,bile disa parti pas luftës edhe skan ekzistuar këtë po e theksoi se disa në emisione I përgjithësojnë gjërat.Krimi është krim dhe vetëm si I tillë duhet të trajtohet e zhdukët.Të mallkuar do të jenë ata që këpërdorin këtë plagë për votë apo për ndonjë të zezë tjetër.

Një gjë në çka besoj është se në Kosovë do të zbardhën të gjitha krimet Brenda etnike e besoj dhe tjerat por këta politikaj disa më shumë të djersitën për të identifikuar me sistem institucional vrasësit sërb tjërë jashta Kosove.

Kur shkrihet apo shuhet një parti si ti ngjitët emri të vrarit.Dritëro Agolli ka thënë” ..dy vetë u vranë për një fjalë” fjala ende ekziston.

Edhe këtu I jep të drejtë Milaim Zekës kur qorton nga pozita e tijë aktualizimin e kësaj plage nacionale vetëm kur janë fushatat po çka bajnë muajt tjerë populli po e di.

Me luejt me ndjenja të familjeve njëherë të vramë prej Sërbie të plagosur,arrestuar,dhunuar,shpronsuar,shpërngulur dhe tani në vend se tani e 17 vite me I pasë dhënë fund këtyre plagve çka është më e keqja le që pos në disa dalje sporadike në mediume nuk është se ka në sipërfaqe punë konkrete.Nëse ka unë se di dhe nëse ka një sherbim që e di ashtë punë tjetër.

Çka duhet me ju thanë familjeve.Nëse punon pernjëmend fort për shtet ky është fati I Juej.Këtë e di që para lufte ja u ka thënë e bërë veprimtarve Sërbia.

Eshtë çudi qe mu disa nga këta inicues profitabil te temave te zbulimit te krimeve ma me zell ne prag fushatash nuk e bëjnë këtë punë kur jane me pushtet në dorë dhe nuk reagojne veprueshëm.Rrijnë ne pushtet e punen ua kerkojne te menjanuarve padrejtesisht por jo pa qellim.

Gjithsesi se në këtë shkrim nuk ka përgjithsime

Z.Milaim Zeka si gazetarë I karierës pas bisedës që patëm ishte korrekt dhe ajo bisedë mbetët mes nesh por nga ai pres që edhe më tutje ta nxejë këtë temë deri në shterrosje se peshkun kuçeder ja duhet neutralizuar që është më lehtë ose me ia hjek ujin e këtë që dikush po pret se po shterret deti e po ngordhë ky peshku sipas meje janë përfituesit politik që në këtë rast I ka apostrofue si fenomen gazetari Milaim Zeka,

Kur vjen puna te stigmatizimi i sherbimeve unë besoj se Zoti Milaim Zeka ka me reflektue duke u bazue në disa vlera të tijë dhe ato në çka pres dhe çfarë fakte do të konsultoi ai në vijim.

Është në të drejtën e çdo personi në këtë rast gazetari që të kontribuoj në profesionin e tijë për popull e shtet.Disa vakume na ndodhin nga moskomunikimi dhe këtu nuk është një palë por dy gabim.

Nuk ashtë çudi qe intrigat funksionojnë e kanë me funksionue plasime te rrejshme,deklarata e deshmitarë që paguhen për ineresa anti Kosovë

Detyrë e jona është ti përballojmë.Fuqi për se drejti se nga populli e Zoti plus aleatet nuk na duhet.

Dikur para lufte në sistem mediet e Kosovës disa lajme ishin të detyruara që të thonin sipas tanjugut.Por pas lufte me Amerikë,NATO,OKB e BE me Shqipëri plurale ashtu siq është atdheu jonë është kush po I detyron disa medie vendore që ta citojnë gazetën serbe “SVEDOK” si burim te vetëm për të ashtuquajturin shërbimin SIA per me damkosë veprimtarë.

Bashkëqytetarë të mijë okupimi ka lënë pasoja po edhe relikte.Ata të padijshëm e shpirtshitur nuk dijnë tjetër pos punës së tyre.

Merreni me mend në vitin 2003 gazeta sërbe e ilustruar “ SVEDOK”e gjetur nga disa gazetarë të Kosovës kishte botuar një shkrim me titull

” Rugova.Agim Çeku,Thaqi dhe Haradinaj po përgaditen për luftë civile” këtë do ua postoj për me qenë më I bësueshëm citimi në përmbajtje.Djathtas nje komunikatë me shqiponjë serbe.

Del Koha ditore në vitin 2004 afërsisht dhe e boton lajmin për një shërbim SIA pa e cituar gazetën serbe SVEDOK dhe plus kësaj në gazetën serbe shkruan shërbimi SIA po duket se gabimin e sërbve e përmirëson dikush te gazeta Koha Ditore që bëhet ndrikull se ja ngjet emrin e pronarit këtij SIA

.Pra Sërbia shkruan për një plasim të saj që e quan shërbim që se përjashtoj se edhe mund të jetë po Koha Ditore bëhet ndrikull dhe ja vendosë pronarin po me një burim dhe atë vetëm serb pra merr burim SVEDOK-un.

Edhe disa medie kanë rënë në këtë kurth.Pas demanteve që I kam bërë në Klan Kosova,Rrokum Tv,Rubikon,Tribuna Chanell ka edhe antarë kryesishë partie që në disa emisione prap e kanë përmend emrin tim,mos të thellohem se disa nga gazetarë që kanë shpifur për mua kanë arritur edhe në pozita zv ministra dhe pas demanteve prap thonin SIA publikisht .

Këtyre njerëzve po ju them se dështimin do ta kenë epik sikurse dhe pasojat që do tu vijnë nga gjykimi qytetarë ,me dhimbsen fëmijët e tyre që nuk duhet anatemuar unë do ti kursej dhe mbrojë se janë djem të Kosovës vllazën e motra të mijë e ata me Zotin u lafshin.

E kuptoj Z.Zeka se këta kanë plasuar edhe të ndërkombtarët por edhe atje do ta marrin epilogun.

Në fund unë isha në ministrinë e mbrojtjës gjer sa Peterseni dhe lideret e Kosovës në vitin 2000 u dakorduan që nga ajo ditë ska më institucione paralele dhe ashtu kam vepruar.Kemi patur një institut po në vitin 2000,isha këshilltarë special e jo tjetër detyrë siq pretendojnë tash e mbi një dekadë ta plasojnë në opinion disa që para lufte ishin publikisht që Kosova të mbetët në Sërbi.

Isha keshilltare special I Presidentit historic Dr.Ibrahim Rugova dhe përveq punës e përkushtimit për të edhe njëqind jetë do ti jepja ,po edhe për secilin president meritorë e këtë mundësi e kanë të gjithë se historia është si gjithsia,isha këshilltarë I presidentit dhe është çudi për dikend që aty kam patur zyrë?

I çmoj shumë gazetarët ua di hallin dhe shumica janë në vijë kombi por disave po ju them bane profilin e shefit të gazetës ku jeni dhe banu burra e publikojeni-ok këtë po e thëm për logjikë se edhe me dashtë nuk ju lejojnë po fjalën e kam për lojalët.

Sju ka mbetur këtyre të pa dijshmëve veq edhe një ditë të thojnë apo japin lajm : Rama po hante buke,po merrte frymë,kish familje, nuk ish në punë…..

Unë nuk kam qenë për Gjykatë Speciale një etnike po kush I ka ndjekur postimet e mia qysh kur ka dalë deklarata e Dick Marty kamë dalë publikisht dhe kamë qenë që vetë ta formojmë.Ok rrethanat….siq po thuhet,ok po ajo sot është formue.

E marr me mend se këta shpirtmosmirnjohës as ndaj Zotit, I kanë pre në besë edhe disa miq ndërkombtarë, ka fakte.Po nëse janë vijnë me prejardhje fatkeqësie zanati.Nuk habitëm nëse kanë bërë efekte me metoda si thoshte populli dikur : dy pa shpirtë një pa krye, kurse sot ashtë dy pa shpirtë një dam afatshkurtër ,veq ruejna Zot popullin

Për shumë gjana edhe kur kemi dashur me reague kompetencat kanë qenë të transferuara dhe këta specialca zullumçarë vendor si te padijshem apo urdherzbatues jo rrallherë atdhetarët I kanë shitur te miqt si radikal.

Pra qe i bie se nese ata atdhetarë disa pranohen nderkombtarisht ne funkcionim ska shance per pajtim apo veprim nderetnik.Po kjo ska ndodhur me disa etni!

Këtu përjashto djemt e vërtetë të Kosovës.

Por mrekullia do të ndodhë nga qytetarët-populli ynë i shenjtë./ Periskopi

 

 

Gani Geci ka një porosi për Milaim Zekën: O nipi i Llaushës, mos të ha ….

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-pjesëtar i UÇK-së, Gani Geci, përmes një postimi në facebook ka komentuar deklaratën e fundit të Zekës rreth AKI-së.

Periskopi.com Lajme

Geci ia ka kujtuar Zekës komunikatën e numër 59 të lëshuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Jam i vetmi o Milaim nipi që ktyre sherbimeve famkeqe ju kam shpetuar ani pse kanë shkruar ni Komunikat me ne .59 kunder meje dhe familjes time ne emer te shtabit te përgjithshëm te UÇK -ës rren fund e krye rrenë besa edhe me vranë po zoti nuk me vrau . Po quditem qe atëhere Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikaten nr.59 dhe nuk e shkruajti asni fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo kumunikat ka qenë rrenë”, ka shkruar Geci.

Ja postimi i plotë:

Pak si vonë e ka kuptua nipi i ktaunit Llaushë Milaim Zeka se sherbimet informative nji herë te Popagandojnë e rrejnë qka nuk rrejnë te bajnë tradhtarë e tê vrasin moralishtë e përgadisin terenin për vrasje e e pastaj te vrasin.

Jam i vetmi o Milaim nipi që ktyre sherbimeve famkeqe ju kam shpetuar ani pse kanë shkruar ni Komunikat me ne .59 kunder meje dhe familjes time ne emer te shtabit te përgjithshëm te UÇK -ës rren fund e krye rrenë besa edhe me vranë po zoti nuk me vrau .

Po quditem qe atëhere Milaim Zeka nuk e ka lexue komunikaten nr.59 dhe nuk e shkruajti asni fjalë edhe pse logjikisht e ka ditë se ajo kumunikat ka qenë rrenë.

Nese mua personalishtë nuk me ka njofte Milaim Zeka , Milaimi e ka njoftë baban tim edhe familjen timie babgjyshi i dajve te tina kurre se ka lanë pa i folë për babgjyshin timë ,por Milaimi i ka pasë shokë ata te shtabit atehere veqë i livdojke .

Sqarimi i Milaim Zekës se ju ka BESUE e justifikonë deri dikun Milaim Zekën .

E tashë po i themë Milaim Zekës se mosë te han leshi për rapordhtet e KGB-es as për rapordhtet e UDB-es as për raporrdhtet e SHIK-ut as për rapodhtet e AKI l-is .

Çudia ështe se AKI -a e ka mandatin nga Kuvendu dhe e ka formua Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka nji ligjë qe e rregullon punen e AKI-së edhe Gjykaten Speciale e ka formuar Kuvendi i Republikês së Kosovës bile Gjykata speciale ka marre ma shumë vota 84 kur është formue shumë ma shumë se AKI -a

Ne rrethana te nji shteti normalë AKI -a do te duhej te mblidhte informata për ta mbrojtur Gjykaten Speciale sepse zakunishte te gjitha Sherbimet i mbledhin informatat i klasifikojnë i dergojnë organeve Kompetente dhe nese ka rasrte për gjygjsorin keto te dhena i ndajn me organet e ndjekjes te atij Shteti e organet e njekjes i paraqesin si aktakuza para Gjykatave te ati Shteti dhe Gjykata Speciale ështe organ i shtetit te Republikës së Kosovës edhe ne rastin ma te këqë AKI do duhej ta mbronte Milaim Zekën e jo ta shantazhonë.

Nese kjo qe po thote Miilaim Zeka êshte e verrtetë atëhere qe sotë do duhej te shkarkohej Drejtori i AKI-së dhe te gjith ata qe e kan ne dore ate raportë te japin Dorëheqje .

Ne te gjitha shtetet demokratike po te ndodhte diqka e till? ne raportë me ndoni gazetarë do te bëhej ALARMË. Vetem ne Rusi ne Korenë e Jugut e ne Kinë ndodhin kso raste.

Sërish Milaim Zeka: Thotë se prapa familjes së Shaban Shalës është PDK-ja

Gazetari Milaim Zeka, ka reaguar ndaj një komunikate të familjes së Shaban Shalës, e cila sipas Zekës është e rrejshme, e lëshuar nga krerët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se Shaban Shalën, e ka pasur shok dhe ka treguar se për dy vjet, ai ia ka lëshuar shtëpinë e tij në Komoran, familjes së komandatit Shaban Shala.

Gazetari Zeka, duke iu drejtuar kreut të PDK’së, Kadri Veseli, i ka thënë atij se i janë harxhuar “zinxhirët e qeneve që po lehin nëpër portale”.

Ky është reagimi i plotë i Mialim Zekës:

Kreret e PDK-se, me komunikate te rrejshme,ne emrin e Gjeneral Shaban Shales

Shaban Shala ka qene shok i imi i ilegales. Kete e deshmojne dy te burgosur politik, per fat te gjalle, Ilmi Zeka, dhe Idriz Hyseni.

Ne kete komunikate, te leshuar nga zyra e partise ne Prishtine, thuhet, se gjoja une e kam anashkalu Shaban Shalen?!

Pse nuk e besoje qe familja e tije e ka leshu kete komunikate?! Sepse kur te gjithe ja kane mbylle deren pas luftes, une ja kam dorezu qelesat e shtepise time ne Komoran, ne Lagjen e Re, ku ka qenderu 2 vite, me gru e me femi.

Hallall atije ne varr, hallall gruas dhe femijeve te tije, haram atyre qe edhe te vdekurit po i trazojne.

Kadri Veseli, i ke pas thane Bajram Rexhepit, se tu kan sose (hargju) karamelat. Si duket tu kane hargju edhe zingjiret e qeneve qe po lehine neper portale!!!

Nuk te bejne ndere. As ata qe nuk dine dallimin ne mes fjales gazetar-gazetaruc, shtepi-shtepi publike!!!

Edhe Milaim Zeka flet për zgjedhjet në Drenas

Gazetari Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook tha se krejt këta bosat e mëdhenj të PDK-së se, azganat e Prishtinës, që kurr një kafe nuk e kanë pirë në Drenas, vetëm kur vjen koha e fushatave, besoni që veq sa po e damtojnë kandidatin e tyre: Ramiz Lladrovcin, përcjell Gazeta Blic.

Periskopi.com Lajme

Zeka theksoi se PDK-ja është kundër PDK-së.

Postimi i plotë:

PDK ja kundër PDK se në Drenas
krejt këta bosat e meëhaje të PDK se, azganat e Prishtinës, që kurrë një kafe pi nuk e kanë në Drenas, vetëm kur vjen koha e fushatave, besoni që veq sa po e damtojnë kandidatin e tyre: Ramiz Lladrovcin.
Ma mirë u kanë bre hiq mos me shku nëpër ata njerëz të lodhur, sepse, saherë po folni, burrat e mençur të Drenicës po thojnë: Sa mirë do ishte me kanë qashtu!!! Demek po rreni.
Ej Zot kthejllja trurin kombit tim…!

Edhe diçka për fushatën nëpër odat drenicase

Nuk mund të të mos bie në sy një kabinet i tërë ministrash që kanë zbarkuar në Drenas, të cilët në Prishtinë të lënë përshtypjen që nuk kanë ndonjë njohuri si dathet këpuca, e në odat drenicase po na qëndrojnë këmbëkryq.

Dafina Demaku Opinione

Debatin që ka hapur Vullnet Krasniqi në shkrimin me titull “Këmbëkryq në odën e marrëzisë”, e kanë vazhduar Milaim Zeka dhe Ganimete Musliu. I njoh personalisht që të tre. Mili s’do duhej ta shndërronte këtë shkrim në sulm kundër kolegëve të tij, Ganja s’do duhej të tingëllonte mosduruese ndaj kritikave dhe kritikat e Vullnetit janë me vend.

Odat nuk i fyen askush si objekte se do të ishte absurde. Është njësoj si ta fyesh objektin e ahurit si të odës. Ato marohen prej të njëjtit material por të destinuara për qëllime të ndryshme. Kështu që nuk ka problem askush me ‘objektin odë’. Problemi qëndron te trajtimi që i bëhet Drenicës përmes odave. Të marrëzisë, sic do të thoshte Vullneti. Pse duhet të njëjtit njerëz ta identifikojnë Drenicën me oda, e të njëjtit ta identifikojnë ‘PDK-në e Drenicës’ në Prishtinë me zyre e salla moderne. Nëse bash i kryen punë ‘oda’ si objekt për të qenë më i suksesshëm, pse Enver Hoxhaj nuk e shndërron objektin e Ministrisë së Jashtme për shembull në një pamje ode?

Problemi ka të bëjë me trajtimin e ‘mentalitetit drenicas’ i cili, me sa kam kuptuar te Vullneti dhe nëse nuk gaboj, kështu mendoj edhe unë, oda është një identifikim me Drenicën (Shota, Xheva, Zahidja…nana ime Zymrija, apo?!). Nëse nuk e përdorë këtë objekt në fushatë, fushata jote do të dështojë. Po të kishte zgjedhje në Prishtinë ose Gjilan, pra do të shihnim një fushatë nëpër restorante, hotileri…Por jo. Këta, që kanë zbarkuar në Drenicë, janë dyfytrësh të mentalitetit. Pra, fyejnë mentalitetin. Këta, po i thonë Drenicës se ju jeni për oda ndërkaq po sa ta kalojmë kryqin e Komoranit, ne i ndërrojmë qorapet me të cilat kemi shkelur në odat tuaja.

Dhe po. Ashtu sic thotë Vullneti. Ganja, nuk duhet të ndihet keq nëse dikush ia bën pyetjen se ku janë gratë e atyre burrave që janë nëpër oda, derisa po kuvendojnë se si do të zhvillojnë Drenasin (e shkretë…). Ku janë ato gra? Duke pjekur kingjat në helli për kuvendarët në oda? Duke i ‘vënë fëmijët në gjumë’ derisa në odat e burrave të tyre po vendoset e ardhmja e tyre?

Pavarësisht a ke vendosur të zhvillosh fushatë në odë apo në restoran, këtyre pyetjeve s’do të duhej t’u ikje dhe të mos i duroje.

Gjeneratat e reja nuk mund t’i duan odat. Milaimi, Ganja…edhe gjithë familja ime, mund të kenë kujtime të mira nga odat, për një kohë, por neve nuk mund të na imponohet dashuria ndaj këtij objekti ku femra ka pasur rolin: ‘ta shtrojë bukën”, ‘ta sjellë legenin për burrat’, etj.

Tash, mos më flisni për një Shotë, një Xhevë, një Zahide dhe ta zëmë sikur nëna ime të ishte një heroinë si ato, një Zymrie.

Fatin e Shotës, Xhevës, Zahides…nuk e kanë pasur shumë femra në Drenicë.

Ndoshta, duhet të kërkojmë edhe shumë heroina. Ndoshta, ato mund t’i gjejmë edhe jashtë odave…

Ndoshta janë ato gratë që pjekin kingja në helli. Ato që i kanë dërguar fëmijët të flenë derisa në odë po bëhet fushata.

A mund ta imagjinoni se mund ta kenë një rrëfim për jetën edhe ato? Ndoshta ka pak heroizëm edhe në jetën e tyre…Pse s’po e kërkojmë?

 

‘Anton Quni e ka pa listën me emrat e atyre që do likuidoheshin, aty edhe Rugova’

Gazetari Mialim Zeka, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Anton Qunit, i cili tha se presidenti Hashim Thaçi ka informacione për vrasjet e pasluftës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka shkruar se është i habitur më Antonin dhe disa të tjerë që nuk flasin për informacionet që ata i kanë, jo Thaçi.

“Unë po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci. Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se”, ka shkruar Zeka.

Ja postimi i plotë:

Nja dy fjale per Anton Cunin dhe do tjere

A ka pas lista per ekzekutime gjate luftes

Ashte ba e po behet zhurme e madhe rreth letrave te Presidentit Thaci, i cili kohe me pare iu drejtu prokuroririse per zbardhjen e vrasjeve gjate, dhe pas luftes.

Anton Cuni, nje luftetare shembullor gjate luftes, i cili ka qene edhe komandant i Njesitit Special te UCK se ne Koshare, bashke me disa deputet tjere, thane qe “Thaci ka informacione shume per keto gjera”?!

Mirepo une po habitem pse Antoni bashke me disa te tjere nuk po flasin per informacionet qe ata i kane, jo Thaci.

Psh, Antoni, jam shume i bindur qe e din, edhe e ka pa nje liste me emra te atyre te cilet do te likuidoheshin. Ne mesin e tyre ka qene edhe ish presidenti Rugova, po edhe Halil Bicaj. Letra ekziston, edhe ka nenshkrim te nje ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te UCK se.

Krejte kete shkrim e bera per nje porosi: Nese nuk keni bythe me fole te verteten, mos shkepni miza veq sa per me fole e me thane dicka. Per dezinformata, shkepje te mizave, per devijime te fakteve, boll ashte punu ne kete drejtim qe 16 vite…

Nuk mundet asnje deputet, asnje person publik me paragjyku dikend, nese nuk ka fakte…