ibra

Ibra arrogant, por është lehtë ta ndalësh

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Watfordit, Miguel Britos thotë se është e lehtë ta ndalësh sulmuesin e Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Këtë të fundit ai e quan edhe arrogant, i cili nervozohet shpejt.

“Nuk ishte hera e parë që unë luajta kundër tij”, deklaroi Britos.

“Unë e bëra këtë edhe kur ai ishte në Inter dhe Milan. Ne ishim në gjendje ta kontrollonim atë, ashtu si edhe Rooneyn”.

“Ibrahimovic është pak arrogant dhe nervozohet shpejt. Por, ai mbetet një lojtar i madh dhe i kompletuar”.

Watford mposhti në funjavë Unitedin me rezultat 3:1. /Periskopi.com