shqiperia3

E jashtëzakonshme, futbollisti shqiptar nga aeroplani drejt e në lojë

Migjen Basha ka përjetuar një gjë të pazakontë këtë vikend. Mesfushori kosovar i Kombëtares, ishte në bankën rezervë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Kombëtares u zhvillua të shtunën, mirëpo të dielën Basha ka udhëtuar direkt për në Itali.

Besoni ose jo, Bari ka zhvilluar ndeshje në ora 20:30 dhe Basha është grumbulluar me skuadrën e tij, shkruan Telegrafi.

Ishte minuta e 76-të e takimit kur trajnerit i Barit, Simone Colantuono vendosi ta aktivizoj Migjen Bashën në fushë.

Kjo dukej e çuditshme pasi lojtari luajti rreth 20 minuta me lojën shtesë pa pushuar asnjë moment.

Ndeshja mes Barit dhe Spezias përfundoi në barazim 1-1.

basha

Ndaj Maqedonisë jo lehtë, por duam fitore

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Migjen Basha beson se ndeshja ndaj Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018 nuk do të jetë aspak e lehtë.

Por, ai shton se skuadra e tij nuk do të jetë e kënaqur me barazim, por do të kërkojnë fitoren.

“Sot fillojmë të shohim kundërshtarin, e njohim dhe e dimë që është i vështirë dhe nuk do të jetë e lehtë. Nëse mendojmë se Maqedonia është kundërshtar i lehtë dhe duhet mundur atëhere gabojmë rëndë. Nëse futemi në fushë me Maqedoninë për barazim atëherë jemi të humbur”, deklaroi Basha.

Sfida ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Maqedonisë zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45. /Periskopi.com