download

E JASHTËZAKONSHME: Kompania Microsoft thotë se do ta shërojë kancerin brenda 10 vitesh duke e trajtuar si virus kompjuteri

Periskopi.com Lajme

Ekspertë që punojnë për kompaninë Microsoft kanë thënë se trupi i njeriut ka mundësi që të riprogramohet për t’u kthyer në gjendje të shëndetshme përsëri, si një kompjuter.

Për 10 vjet ata mendojnë se problemi i kancerit do të zgjidhet.
Kompania në fjalë po punon duke e trajtuar sëmundjen si një virus kompjuterik, që përhapet dhe i prishë qelizat trupore. Nëse e arrin këtë, do t’ia dalë t’i monitorojë ato dhe eventualisht edhe t’i riprogramojë për t’u shëruar sërish, kanë thënë këta ekspertë
Kompania e ka ndërtuar një njësi kompjuterike biologjike, qëllimi i së cilës është të krijojë qeliza brenda kompjuterëve të gjallë. Si të tillë, ata do të ishin në gjendje të programoheshin dhe riprogramoheshin vazhdimisht për të trajtuar çdo sëmundje, ndër tjera edhe kancerin.
Kjo njësi po i përdorë hulumtimet e avancuara kompjuterike për t’i shtyrë kompjuterët që të mësojnë për ilaçin dhe sëmundjen – në mënyrë që të gjenden tratmane të reja për të ndihmuar të sëmurët me kancer.
Ekipi i Microsoft shpreson se do t’i aftësojë këta kompjuterë që të mendojnë dhe të mësojnë si njerëzit – në mënyrë që të lexojnë gjithë ato hulumtime rreth kancerit për të kuptuar sëmundjen dhe për të gjetur ilaçet që e kurojnë atë.
Për momentin, janë publikuar aq shumë hulumtime për kancerin sa është shumë e zorshme, për të mos thënë e pamundur, për një doktor që t’i lexojë të gjitha. Por kur kompiuterët të mund të lexojnë dhe të mësojnë shumë më shpejtë sesa mëson njeriu, sistemet do të jenë të aftë të lexojnë gjithçka nga të dhënat ekzistuese dhe t’i fusin ato në punë për situata të caktuara.
Kjo bëhet e mundur duke i bashkëngjitur dijet nga biologjia, matematika dhe kompjuterika. Këto fusha janë trajtuar për një kohë të gjatë si gjëra të ndryshme, por në vitet e fundit po lidhen shumë me njëra tjetrën nga studime të ndryshme, siç është ky investim i Microsoftit.
“Fusha e biologjisë dhe ajo e kompjuterikës duken si shkumësi me djathin,” tha kreu i këtij hulumtimi Chris Bishop. “Por proceset komplekse që ndodhin në qeliza kanë ngjashmëri me ato që ndodhin në kompjuterët standardë.”
Nëse kjo bëhet e mundur, atëherë kompiuterët jo vetëm që do të kuptonin se pse qelizat sillen ashtu siç sillen dhe pse ato bëhen kanceroze. Por edhe do t’ia dilnin t’i riprogramonin ato duke i bërë të shëndetshme përsëri.
Microsofti ka thënë që zgjidhjen e këtij problemi do ta gjejnë për 10 vjet.
Andrew Philips, i cili e udhëheqë grupin e kompjuterikës biologjike, i tha The Telegraphit, se në më pak se pesë vite shpreson ta zhvillojë sistemin për detektimin e problemeve.
|The Telegraph | Përktheu: Periskopi.com