hargreaves

Hargreaves: Carrick është Pirlo i Manchester United

Owen Hargreaves mendon se ish partneri i tij duhet të startojë për ekipin e Jose Mourinhos dhe të jetë partneri i Paul Pogbas.

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori anglez ka dhënë mendimin e tij për Miachel Carrick se a duhet të startojë si dyshe me francezin, Paul Pogba. Jose Mourinho ende nuk e ka gjetur partnerin ideal për francezin.

“Carrick është lojtari më i ngjashëm nga mënyra e lojës që luan Pirlo. Carrick duhet të startojë që Pogba të jep më të mirën nga vetja” tha Owen Hargreaves për BT Sport.

“Unë mendoj se Mourinho është duke u munduar që  të gjejë partneri më të mirë për Pogban dhe sipas meje Carrick duhet të startojë në çdo ndeshje”, përfundoi ish mesfushori i Bayern Munich dhe Manchester United.

Carrick dhe Pogba zhvilluan një ndeshje shumë të mirë si dyshe ndaj Fenerbahces dhe kjo mund të shtyjë teknikun portugez për të startuar edhe në kampionatë me këtë dyshe. /Periskopi.com