lvv_2689

Haxhiu: Prokurorët që po hetojnë rastin e Deharit, nuk kanë kredibilitet profesional e moral

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me rastin e vdekjes së aktivisitit Astrit Dehari.

Deputetja e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV dhe familja Dehari kanë kërkuar që vdekja e Astritit të hetohet nga njerëz të pavarur dhe me kredibilitet.

“Ju kujtohet se si menjëherë pas vdekjes së Astritit, prokurori Sylë Hoxha tha se është angazhuar edhe një prokuror tjetër për hetimin e këtij rasti. Ai prokuror ishte Metush Biraj. Ky i fundit është njeri i afërt me Sylë Hoxhën që u bë prokuror nga klani Pronto”, ka thënë Haxhiu.

Deputetja Haxhiu ka thënë se për të argumentuar që Biraj nuk ka kredibilitet as professional e as moral, dëshmon fakti se ai është duke u hetuar për veprën penale të konfliktit të interesit, nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

“Pra, zbardhja e vdekjes së Astritit po udhëhiqet nga një prokuror pa kredibilitet dhe i cili është nën hetime. Këta prokurorë nuk do ta sjellin të vërtetën për vdekjen e dhunshme të Astrit Deharit”, është shprehur Haxhiu.