sanchez ozil

Kërcënojnë Ozil dhe Sanchez: Duam këtë pagë ose largohemi

Dy yjet e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez kanë një kërkesë të jashtëzakonshme rreth rinovimit të kontratës.

Periskopi.com Sporti

Për të rinovuar kontratën, ata kërkojnë nga klubi londinez t’u ofrojë paga të lartë, të ngjashme sikur të Paul Pogbas të Manchester United.

Ky i fundit përfiton hiç më pak se 290 mijë funte në javë.

Ndërsa, Ozil përfiton 140 mijë, kurse Sanchez aktualisht vetëm 130 mijë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Arsenali është i gatshëm t’ua plotësojë kërkesat dy yjeve kryesor të skuadrës. /Periskopi.com

ozil

Ozil: As Barca as Reali, ky klub mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka folur rreth Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Gjermanisë shpreson të fitojë këtë trofe me skuadrën e tij.

“Unë mendoj se neve na ka munguar fati. Por, ne besojmë se tani mund të shkojmë tutje’, tha Ozil.

“Unë shpresoj që të fitojë Ligën e Kampionëve me Arsenalin, unë mendoj se ne kemi një ekip që mund të bëjë këtë. Ashtu si thashë, ne kemi nevojë për më shumë fat”, shtoi ai. /Periskopi.com

ozil

Ozil: Dua që kjo skuadër të fitojë El Clasicon

Ozil ka folur për triumfuesin në ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni e cila do të luhet nesër në orën 16:15 në ‘Camp Nou’.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori turko-gjerman uron të dyja skuadrat për këtë ndeshje, por shpreson se fitorja do t’i takojë ish-skuadrës së tij, Real Madrid.

“Të gjithë dëshirojnë të shohin këtë ndeshje pasi është një përballje gjigante që tërheq interes në mbarë botën. I uroj fat të dy skuadrave por logjikisht shkoj me shokët e mi te RealMadrid dhe uroj që ta fitojnë këtë betejë”, u shpreh Ozil. /Periskopi.com

mesut ozil

Konfirmohet, Ozil-Real Madrid

Mesut Ozil nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Arsenalit u largua nga madrilenët në vitin 2013 për rreth 50 milionë euro.

Ndërsa, kohëve të fundit nëpër media kanë qarkulluar shumë spekulime që e lidhnin atë me një rikthim në Bernabeu.

Por, ai i fryen edhe më shumë zjarrit, duke mos përjashtuar mundësinë e rikthimit te 11 herë kampioni i Europës.

“Rikthimi te Reali? Jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh si Arsenali, të cilët kanë tifozë të mahnitshëm dhe që tregojnë shumë dashuri”, tha Ozil.

“Jam duke shijuar jetën në Londër, por në futboll ju nuk e dini se çka do të ndodh. Do të shohim”, shtoi ai. /Periskopi.com

ozil

E pabesueshme, Ozil-Real Madrid

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, raportohet se dëshiron rikthimin te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori që u largua nga klubi spanjoll në drejtim të klubit londinez për 42.5 milionë funte, ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me Arsenalin, por ende nuk kanë përfunduar.

Sipas Marca, Ozili është penduar për largimin nga Madridi dhe është i hapur për një rikthim në Bernabeu, ku fitoi tre trofe, përfshirë edhe La Liga në sezonin 2011-12.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2018.

ozil

Super-befasi: Ozil lë Arsenalin për një skuadër tjetër angleze?

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali por jo edhe nga Premierliga.

Periskopi.com Sporti

Sipas informacioneve të “The Sun”, tri klube angleze janë në kërkim të mesfushorit turko-gjerman.

Pasi që Arsenali dështoi t’ia rinovojë kontratën fantazistit, në garë për të janë futur Manchester United, Manchester City dhe Chelsea, përcjellë “Lajmi.net”.

Ozil fiton momentalisht 140 mijë euro në javë, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2018.

Për të është i interesuar edhe klubi italian, Juventus.

ozil-mustafi

Shkodran Mustafi: Mendoj se mund të bëhem një shembull për lojtarët në Gjermani

Shkodran Mustafi beson se ai dhe Mesut Ozil mund të inspirojnë shumë gjenerata të reja, multi-etnike në futboll.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi ka lindur në Gjermani por prindërit e tij janë me prejardhje shqiptare kjo bënë që ai mund të luajë për të dy kombëtaret, ai deri më tani ka 15 paraqitje për kombëtaren gjermane ndërsa bashkëlojtari i tij në kombëtare dhe në Arsenal është me prejardhje turke.

Ish anëtari i Valencias i cili u transferua këtë verë në Arsenal për 35 milionë euro, beson se kanë mundësi të shkëlqyeshme për të inspiruar futbollistë të ri, kjo pas fluksit të madh të azilantëve sirian në Gjermani.

“Ndoshta për ata është e çuditshme, por për neve është normale. Njerëzit si unë dhe Ozil e të tjerët në kombëtare të gjithë kemi lindur në Gjermani, jemi rritur këtu, jemi shkolluar në shkollat gjermane, familjet tona jetojnë ende në Gjermani, pra gjithqka është normale” , tha Mustafi për faqen zyrtare të klubit londinez.

“Ju duheni të indetifikoni vetën se për cilin vend do të luash poashtu edhe për klubin, kjo është e tëra, kur isha 14-vjeçar mendoja për gjyshin tim dhe kisha shumë respekt për të, për atë që kishte arritur. Pra për një djalosh nga Siria, tashmë në Gjermani, ndoshta mund të jem një shembull për të, që mund t’i jap besimin dhe forcën për të vazhduar ëndrrën e tij”, përfundoi Mustafi.

Mustafi ka formuar një partnership të fortë me Luarent Koscienly në mbrojtje të Arsenalit, ku në 16 ndeshje nuk kanë pranuar golë.

Vlen të theksohet se Mustafi dhe Ozil ishin pjesë e kombëtares gjermane në botërorin e Brazilit 2014, ku u shpallen kampion të botës. /Periskopi.com/

sanchez ozil

Ozil: Jemi të pandalshëm

Mesut Ozil ka deklaruar se skuadra e tij, Arsenal, mund të mposhtë këdo.

Periskopi.com Sporti

Gjermani me prejardhje turke, është në sezonin e tij më të mirë dhe është shprehur se ekipi i tij mund të përballet me këdo.

Ekipi i Arsenalit është 6 pikë para Manchester United dhe gjendet në vendin 4-të.

“Arsenali ka kualitetin për të mposhtur këdo. Këtë sezon duhet të fitojmë sa më shumë pikë për të fituar ligën. Këtë vit kemi fituar ndeshjen ndaj Chelsea që është një ekip i madh dhe ne duhet të vazhdojmë kështu edhe ndaj Manchester United.”

Arsenali nuk e ka mposhtur Manchester United në Old Trafford që nga Shtatori i vitit 2006 me një gol të Adebayor.

Manchester United dhe Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30 në OldTrafford. /Periskopi.com/

premier-league-football-arsenal-mesut-ozil-celebrating_3793538

Super-lajm për Arsenalin

Tifozët e Arsenalit kanë marrë një lajm shumë të mirë.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i kësaj skuadre, Mesut Ozil është pranë rinovimit të kontratës me klubin, shkruajnë mediat angleze.

Raportohet se reprezentuesi gjerman do të nënshkruajë kontratën e re në ditët në vijim, ndërsa do të përfitojë plot 200 mijë funte në javë.

Me kontratën e deritanishme, Ozil përfitonte 140 mijë funte në javë.

28-vjeçari ka qenë në formë tejet të lartë te londinezët në dy sezonet e fundit. /Periskopi.com

ozil

Ozil refuzon Arsenalin, i thotë lamtumirë londinezëve?

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka refuzar rinovimin e kontratës me londinezët.

Periskopi.com Sporti

Ylli i 28-vjeçar nuk po arrinë të gjejë gjuhë të përbashkët me klubin rreth rinovimit të kontratës.

Dhe, kjo ka shumë gjasa ta shtyejë atë drejt largimit nga Emirates Stadium në afatet kalimtare të ardhshme.

Raportohet se trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po tenton të përfitojë nga kjo situatë, në mënyrë që të bindë ish-lojtarin e tij të transferohet në Old Trafford. /Periskopi.com

ozil

Lajm i mirë për Arsenal, Ozil blen shtëpi të re në Londër (Foto)

Mesut Ozil ka qetësuar tifozët e Arsenalit, pasi ka blerë shtëpi në Londër në vlerë prej 10 milionë euro, për të lënë të kuptohet se ka edhe shumë vite në ‘Emirates Stadium’.

Periskopi.com Sporti

Mesut Ozil ka vendosur të shpërblejë veten duke blerë shtëpi lukzose në vlera prej 10 milionë euro. /Periskopi.com

ozil

home

shti

presheva

swansea-vs-arsenal

Manchester United shokon Arsenalin, me një super ofertë për yllin e tyre

Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me Mesut Ozil.

Periskopi.com Sporti

Besohet se Manchester United është duke shqyrtuar mundësinë për të transferuar gjermanin e Arseanlit.

Ish mesfushori i Real Madridit është në formën jetësore me ‘topqinjtë’ në këtë dy sezonet e fundit, ‘djajët e kuqë’ do të shfrytëzojnë faktin se Ozil ende nuk e ka vazhduar kontratën me londinezët e cila i skadon në vitin 2018.

Sipas mediave britanike United do t’i ofrojë pagë prej 12.8 milionë euro në rast se Ozil vendosë të transferohet në skuadrën e Jose Mourinho. Vlen të theksohet se Ozil ishte nën urdhërat e portugezit sa ishte pjesë e klubit mbretëror. /Periskopi.com

ozil

mesut ozil

Ozil zbulon pikën e dobët të tij

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka zbuluar pikën e dobët të tij në futboll.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Gjermanisë thotë se e ka pikë të dobët këmbën e tij të djathtë, pasi me të nuk arrinë të luajë aq saktë sikurse me të majtën.

“Nëse dëshironi të zhvilloheni si futbollist, ju duhet të punoni çdo ditë në dobësitë e juaja”, deklaroi Ozil.

“Për shembull, unë punoj tek këmba ime e djathtë”, shtoi ai. /Periskopi.com

ozil

Man Utd-Ozil, a mund të ndodhë kjo?

Manchester United është duke shfaqur interesim për superyllin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Periskopi.com Sporti

Bisedimet për rinovimin e kontratës së gjermanit me londinezët kanë ngecur dhe klubi nga Old Trafford shpreson të përfitojë nga kjo situatë.

Kontrata aktuale e tij me klubin skadon në vitin 2018.

Megjithatë, vështirë se ‘topçinjtë’ do të lejojnë largimin e 28-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer me këtë skuadër në dy sezonet e fundit. /Periskopi.com

mustafi

Mustafi flet për Ozil

Mbrojtësi gjerman, Shkodran Mustafi, ka folur për bashkëlojtarin e tij te Arsenal, Mesut Ozil.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Everton dhe Valencias, është një nga shokët më të mirë të Ozil edhe në kombëtaren gjermane.

Sipas Mustafit, mesfushori gjerman është futbollist i madh, i cili ka cilësi, inteligjencë, cilësi dhe me këmbën e majtë mund të bëj çdo gjë.

“Ai ka aftësi, vizion, inteligjencë dhe cilësia”, ka thënë Mustafi për mediat angleze.

“Këmba e majtë e Mesut mund të bëjë çdo pasim që ai dëshiron”, përfundoi mbrojtësi me prejardhje shqiptare. /Periskopi.com

Mesut Ozil

Më shumë presion te Reali apo Arsenali? Përgjigjet Ozil

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka folur për kohën e tij si lojtar i Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Ylli i Arsenalit ka folur për presionin e madh që ishte te ‘los blancos’ sa ishte pjesw e klubit mbretëror.

Edhe pse ekipi madrilen ishte prej një serie prej 10 fitoresh radhazi, në momentin që barazonim presioni ishte i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe mediat spanjolle.

“Nëse fitoni 10 ndeshje radhazi dhe barazoni në shtëpi ndaj një ekipi të vogël… presioni është aty mënjeherë, idoli im ishte gjithmonë Zidane dhe ai ka luajtur për një klub të madhë siç është Real Madridi”, ka thënë Ozil

“Ata më dëshironin, veçanërisht Jose Mourinho. Unë kam folur me të në telefon dhe ai më ka folur për idetë e tij dhe se çfarë mendimi kishte për mua”, përfundoi mesfushori i Arsenalit.

28-vjeçari në 159 paraqitje kishte shënuar 27 gola gjatë  kohës së tij në Santiago Bernabeu. / Periskopi.com

ozil

Ozil është tifoz i kësaj skuadre gjermane

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil thotë se është ende një tifoz i madh i ish-skuadrës së tij, Werder Bremen.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari është pjesë e londinezëve nga viti 2013, ndërsa ka mbrojtur ngjyrat e Werderit para se të kalonte te Real Madridi në vitin 2010.

“E kam shijuar kohën kur kam luajtur tre Werder.  Jam një fans i madh, shumë i madh i Ëerderit”.

“Kemi pasur nj skuadër shumë të mirë në atë më kohë me Diegon, Claudio Pizarron, Torsten Fringsin, Tim Wiesen”.

Ozil ka zhvilluar 108 ndeshje me Werderin, para se të kalonte te Real Madridi. /Periskopi.com

ozil-wenger

Ozil: Gjithmonë Arsenali ka qenë opisioni i parë pas Real Madrid

Ozil ka zbuluar se skuadra e tij momentale ishte opisioni i parë pas aventurës në Real Madrid.

Periskopi.com Sporti

Kam folur me Wenger dhe më donte në Arsenal. Unë i thashë “në qoftë se unë kam mundësi për të ndryshuar klubin, ju do të jeni zgjedhja ime e parë”, ka thënë Ozil për kanalin e Arsenalit në YouTube.

“Pra, ne kemi folur dhe unë vendosa për të ardhur. Më kujtohet Thierry Henry, Dennis Bergkamp, Robert Pires, lojtarë të tillë të mëdhenj – dhe kam kërkuar që të jem pjesë e tyre”.

“Vitin tim të parë dhe të dytë kemi fituar Kupën FA. Unë me të vërtetë gëzohem që luajë për një klub të tillë të madh si Arsenali”, ka përfunduar mesfushori gjerman. /Periskopi.com

mesut ozil

Mesut Ozil flet për të ardhmën e tij

Mesut Ozil është në dy vitet e fundit të kontratës së tij me klubin londinez, Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Turku-gjermani është duke kaluar në një super formë këtë javët e fundit në fanelën e Arsenalit. Mesfushori ende nuk ka arritur akordin me klubin për kontratën e re, ku paga e tij besohet se do te jetë rreth 160 mijë funte në javë në kontratën pesë vjeçare  të cilën do të ia ofrojë Arsenal, palët janë pothuajse në përfundim të bisedimeve dhe Ozil thuhet se ka pranuar kontratën, sipas the Mirror.

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, e ka këshilluar që të vazhdojë me klubin dhe të bëhët si legjenda holandeze, Dennis Bergkamp. Tekniku francez këtë e ka bërë para derbit me rivalët lokal, Tottenham.

“Ata kanë ngjashmëri. Unë mendoj se mund të bëhët legjend, nëse i përkushtohet klubit dhe vazhdon të qëndroj” , tha Wenger.

ozil

“Dennis Bergkamp ka luajtur për shumë kohë, deri në moshën 38-vjeçare. Unë dëshirojë që të kemi edhe 10 vite të Ozilit, kjo varet. Për t’u bërë një legjendë duhet të qëndrosh për shumë vite dhe jo dy vite e të ikësh” përfundoi trajneri francez. bergkamp

Ozil kohët e fundit është lidhur me një rikthim tek Real Madridi por si duket klubi madrilen duhet të fokusohet në objektiva tjera, pasi që Ozil besohet se do të vazhdojë kontratën me ‘topqinjtë’. /Periskopi.com

ozil

E pabesueshme kjo që ndodhi me Ozil

Mesfushori në top-formë i Arsenalit, Mesut Ozil është lënë jashtë për dy sfidat që Kombëtarja Gjermane zhvillon në këtë muaj.

Periskopi.com Sporti

28-vjeçari nuk është ftuar fare për sfidat e nëntorit ndaj San Marinos dhe Italisë.

Ozil, i cili po kalon nëpër një formë tejet të lartë edhe në këtë sezon, është lënë qëllimisht jashtë skuadrës nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë, i cili i ka preferuar lojtarit që të pushojë nga obligimet me Kombëtaren. /Periskopi.com