Chelsea-fans-main

ANALIZË: SI E SHKATËRRUAN FUTBOLLIN TIFOZËT SIPËRFAQËSOR?

Periskopi.com Sporti

Futbolli anglez ishte krejtësisht i ndryshëm kur ishte larg nga vëmendja dhe popullariteti ndërkombëtar. Skuadrat elitare si Liverpool, Manchester United ose Arsenal nuk ishin asnjëherë gjithaq elitare. Shpesh rrëshqitnin në pozitat e fundit dhe luftonin për mbijetesë. Apo mbesnin prapa ekipeve si Everton, Leeds, Sheffield e t j.

United-i i Fergusonit në gjashtë vitet e para, kishte pasur pozita inferiore ani pse kishte bërë investimet më të mëdha në ligë. Liverpooli i të shtatëdhjetave dhe gjashtëdhjetave poashtu rrëshqiste vazhdimisht. Për Arsenalin, as të mos flasim. Madje edhe në të nëntëdhjetat, pa ardhjen e Wenger, kjo skuadër kishte rezultate të tmerrshme.

Paramendojeni sesi reflektohej kjo në popullaritetin ndërkombëtar. Te një fans ndërkombëtar. Japonezi nga Tokjo, për shembull, bëhej me Arsenalin në të tetëdhjetat por klubi e zhgënjente vazhdimisht. Kështu ndodhte me secilin ekip.

Federata e Anglisë kishte nevojë emergjente për popullaritet ndërkombëtar. Aty ishin paratë. Prandaj, e shtroi nevojën për konsistencë në rezultate te klubet e mëdha prej të shtatëdhjetave e tutje. I fabrikoi ekipet e mëdha duke i favorizuar.

Që të ndiqej futbolli anglez duhej që klubet lokale të mundeshin. Por kjo strategji ishte kundër futbollit tradicional anglez. Komercializimi i hovshëm që ndodhi, i la shumë skuadra të mëdha angleze jashtë. U qendërzuan ekipe si United, Liverpool dhe me ardhjen e Wenger, Arsenal – por u dëmtuan ekipe tjera tradicionale si Leeds United, Sheffield Wednesday, Everton, West Bromwich Albion e të tjera.

Tifozët nuk ishin të interesuar të ndiqnin skuadrën e tyre që fundosej në tabelë. Prandaj, masës iu dhanë vazhdimisht vetëm tre-katër klube të cilat qëndronin në krye të paprekura.

Futbolli u ndryshua me rrënjë nga kërkesa e kësaj mase tifozësh ndërkombëtar për ekipe që kishin rezultate. Nuk ndiqej më futbolli, loja, aksionet, golat, nuk lëshonte kurrfarë ndjenje procesi i krijimit të suksesit, e vetmja gjë që kishte rëndësi ishte REZULTATI.

Kështu u prodhuan ekipe stërdominuese si Real Madrid, Barça, Bayern e Juventus dhe ekipe dominuese si City, United, Chelsea e të tjera. Ekipet e vogla nuk kanë asnjë shansë të ngriten nëse nuk shiten te ndonjë miliarder si puna e Glazer, Abramovich apo Al Khelaifi.

Ajo që mësojmë këto ditë është se paratë e bëjnë një ekip të madh. Më saktë, transferimet. Por pse i kushtohet kaq shumë vëmendje vetëm rezultateve? Sepse kjo është ajo që kërkohet. Tifozët e sotëm janë aq sipërfaqësor sa madje ashiqare e kanë postuluar idiotësinë e tyre: tifozi nuk mendon por bërtet.

Prandaj, tifozët e sotëm nuk merakosen sesi vjen Real Madridi, Barça, City, Juventusi apo ndonjë tjetër drejt suksesit. Ata duan rezultate. Dhe janë aq hipokritë saqë edhe në raste kur favorizohen nga referët e mohojnë. Edhe kur nuk ka asnjë element të gabimit të gjyqtarit, guxojnë ta fajësojnë atë.

Por kjo po e shkatërron futbollin. Dhe futbolli është thjesht argëtim. Mundohet të ndërtojë ndjenjë. Por cila është ndjenja që e ndërton suksesi i Real Madridit sot? Ose i Barcelonës?

Kërkimi i verbër i rezultateve po e çon futbollin, këtë lojë të bukur, drejt humnerës. Madje situata është bërë aq shqetësuese sa tifozë të shumtë nuk i ndjekin fare ndeshjet e ekipit të zemrës: thjesht i shohin rezultatet.

|Periskopi.com

nessu

Nuk u nominua nga UEFA, “shpërthen” Messi

Periskopi.com Sporti

Fillojnë talljet me Leo Messin në rrjetet sociale, pas injorimit që ia bëri UEFA.

 Kjo e fundit nuk e futi atë në treshen që do ta diskutojë epitetin e lojtarit më të mirë në Evropë.

Më pas kanë shpërthyer talljet në Twitter, në mesin e të cilave janë edhe dy postimet e mëposhtme, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndryshe, në “top-3” u futën Cristiano Ronaldo, Antoinne Griezmann dhe Gareth Bale.

View image on Twitter

Messi looking at UEFA be like…