Mrekulli në Mesdhe, rojet italiane shpëtojnë 10 mijë refugjatë brenda 4 ditësh

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 3.400 migrantë u shpëtuan ndërsa 10 të tjerë u gjetën të pajetë gjatë operacioneve delikate të së premtes në brigjet e Libisë, që çojnë në total numrin e të shpëtuarve në rreth 10.000 persona në katër ditë, sipas rojeve bregdetare italiane dhe libianëve.

Asnjë anije nuk është sinjalizuar sot në mëngjes.

Të premten, më shumë se 1.230 persona u shpëtuan nga anije libiane dhe u shoqëruan më pas drejt Tripolit apo në Sawiya, rreth 50 kilometra në perëndim, ndërsa 2.200 të tjerë u shpëtuan nga anije ushtarake apo tregtare të koordinuara nga rojet bregdetare italiane dhe priten të dërgohen në Itali.

Rojet bregdetare italiane konfirmuan se kanë gjetur 10 persona të vdekur gjatë këtyre operacioneve, pa saktësuar se në çfarë rrethanash.

Reklamë
Reklamë

Mbytet anija me refugjatë në Mesdhe

Njoftohet se nga një anije me emigrantë që është mbytur në rajonin e njohur si Kanali i Siçilisë në Mesdhe janë shpëtuar 27 persona si dhe dhjetëra të tjera janë të humbur.

Periskopi.com Lajme

Vazhdojnë të vijnë lajme të reja të tragjedive nga rajoni i njohur si Kanali i Siçilisë mes Libisë dhe Italinë, i cili është edhe destinacioni ku ndodhin shpeshherë kalimet e emigrantëve në Mesdhe, raporton AA.

Në një deklaratë të bërë nga profili Twitter i Organizatës Mjekët Pa Kufij (MSF) i degës së Italisë bëhet e ditur se anija Argos e MSF-së që patrullon për emigrantët në Mesdhe sot ka ndihmuar një anije me emigrantë e cila ishte duke u mbytur.

Në operacion janë shpëtuar 27 persona si dhe janë gjetur trupat e pajetë të 7 personave. Ndërsa sipas deklaratave të dëshmitarëve bëhet e ditur se në anijen ku ndodheshin 130 persona kanë humbur 96 persona.

Ndërsa Ministria e Brendshme e Italisë një ditë më parë kishte njoftuar se që nga fillimi i viteve e deri tani numri i refugjatëve të mbërritur në vend nëpërmjet Mesdheut është 166.686 person.

Sipas raporteve të institucioneve ndërkombëtare theksohet se 2016-ta ka qenë viti në të cilin një numër rekord i njerëzve kanë humbur jetën. Vetëm këtë vit deri tani kanë humbur jetën afërsisht 4.000 refugjatë duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun.

Reklamë
Reklamë