mavraj

Mavraj me urim special për 28 nëntorin (Foto)

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ua ka uruar shqiptarëve Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një foto interesante.

Periskopi.com Sporti

Në rrjetet sociale ai ka shpërndarë foton dhe ka shkruar një mesazh.

“Shoh kuqezi, marr frymë shqip”, shkroi Mavraj. /Periskopi.com

mavraj-kuqezi

mavraj_7

Mavraj mbrojtësi më i mirë në Gjermani

Mërgim Mavraj vazhdon të jetë një ndër pikat më të forta të Kolnit në Bundesligë.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi ka fituar një tjetër “vlerësim”. Në bazë të statistikave të evidentuara nga “sportschau”, ai renditet në krye sa i përket saktësisë së ndërhyrjeve.

Në ndeshjen e javës së 11-të, Mavraj ka qenë i saktë në 91.7% të ndërhyrjeve të tij.

Me këtë saktësi, ai ka lënë pas Oczipka 85.7%, Diekmeier 84.6% dhe Kimmich 83.3%.

Koln ia doli të marrë një fitore të rëndësishme në fundjavë, duke mundur Borusian Monechegladbach si mysafir me rezultatin 2-1, shkuan panoramasport.

Aktualisht, skuadra e shqiptarit renditet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Dortmundin, 21 dhe me një diferencë prej vetëm tre të tillash nga Bayerni i vendit të dytë.

mavraj2

Lajm i madh për Mavrajn, a e keni pritur këtë? (Foto)

Paraqitjet e Mërgim Mavrajt në këtë edicion në Bundesligë kanë rënë në sy të të gjithë specialistëve të futbollit, pasi lojtari i përfaqësueses shqiptare po shkëlqen me fanellën e Koln.

Periskopi.com Sporti

Vlerësimeve të shumta që ka marrë gjatë këtyre muajve, u është shtuar edhe një shumë i veçantë nga vetë Bundesliga gjermane.

Ekspertët e futbollit të organizatorëve të kampionatit e kanë përzgjedhur shqiptarin në ekipin ideal të lojtarëve surprizë të këtij sezoni.

Në përshkrimin që i bëhet futbollistit shqiptar, në një formacion ku gjenden edhe emra si Marcel Shmelzer dhe Joshua Kimich, në faqen zyrtare të Bundesligës renditej si pritshmëria para nisjes së sezonit, ashtu edhe ajo që ka dhuruar që nga momenti kur filluan ndeshjet në muajin gusht, transmeton panorama/

“Lojtari i kombëtares shqiptare humbi 20 ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe u desh të shihte se si Dominik Maroh dhe Dominik Hainz formuan një dyshe të fortë në qendër. Pas vendit të 9 mjaft solid të vitit të kaluar, kishte një pikëpyetje të madhe rreth pozicionit të Mavrajt në formacionin titullar. Edhe nëse Këlni do të përsëriste një sezon pa rënie nga kategoria, nuk ishte e qartë nëse ai do të siguronte një vend në fillimin e sezonit”.

mavraj2

mavraj

Mavraj: A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka adresuar kritika ndaj organizatorëve të ndeshjes me Izraelin.

Periskopi.com Sporti

30-vjeçari e thotë këtë pas organizimit tejet të ngjeshur që bënë autoritetet shqiptare për sfidën e fundjavës.

Ky është postimi i plotë i Mavrajt në Facebook:

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?
Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!
Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!
A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.
Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!”, ka shkruar Mavraj.

mavraj

Mavraj-israelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri të tepruar kur dalim nga shtëpia (Foto)

Mërgim Mavraj i ka dëshiruar Izraelit mirëseardhje në Shqipëri.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj i ka dëshiruar mirëseardhje ekipit të Izraelit.

Por, ai e ka bërë në mënyrë ironike pas shqetësive të skuadrës mysafire për sigurinë në Shqipëri, përcjell “Lajmi.net”.

“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”, ka shkruar Mavraj në “Facebook”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet të shtunën nga ora 20:45 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

mavraj1

kombetarja

Dy futbollistë të Kombëtares në formacionin e javës në Bundesliga (Foto)

Mërgim Mavraj i Këlnit dhe Amir Abrashi i Freiburgut janë përfshirë në formacionin e javës në Bundesliga të Gjermanisë.

Periskopi.com Sporti

Formacioni i javës sipas Kicker:

Jarstein, Donati, Süle, Mavraj, Halstenberg, Abrashi, Robben, Sabitzer, Grifo, Leëandoëski, Modeste

mavraj-abrashi /Periskopi.com

mavraj1

Mavraj tregohet i madh me refugjatët sirianë (Foto)

Mbrojtësi kosovar i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ka treguar edhe një herë shpirtin human.

Periskopi.com Sporti

Ai iu ka dalë në krah refugjatëve nga Siria, përmes një postimi në Facebook.

“Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë̈, e mburracakët! Kuran 31:18”, ka cituar Kuranin Mavraj, përcjellë “Lajmi.net”.

Postimi i tij është shoqëruar me pëlqime dhe përgëzime të shumta nga fansat.

mavraj

mavraj

Mavraj: Ky yll i Spanjës më kërkoi numrin e telefonit, por nuk ia dhashë

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka zbuluar disa detaje interesante të ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën nga ‘furia e kuqe’ me rezultat 0:2 në Shkodër.

Ndërsa Mavraj kishte mosmarrëveshje me sulmuesin problematik, Diego Costa.

Madje, 30-vjeçari thotë se braziliani me pasaportë spanjolle i kërkoi atij numrin e telefonit, por që ai nuk ia dha atë.

“Më kërkoi numrin e telefonit, dhe nuk ja dhashë”, ka thënë duke qeshur Mavraj. “I thash edhe se ne në Shqipëri nuk i respektojmë brazilianët që luajnë për Spanjën”, ka thënë Mavraj duke qeshur. /Periskopi.com

mavraj

Mavraj: Kjo nuk duhej të na ndodhte

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur pas humbjes nga Spanja me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se Kuqezinjtë luajtën mirë deri në momentin kur pësuan golin e parë.

Tutje, ai shton se skuadra e tij humbi shpresat menjëherë pas pësimit të golit të parë, gjë e cila nuk duhet të ndodhë kurrsesi.

Luajtëm mirë deri te goli i parë, pasi e dinim se Spanja krijon raste, por pas golit të parë i humbëm shpresat dhe ajo nuk duhet të ndodhë, pasi kemi dëshmuar në të kaluarën se mund të kthehemi”, tha Mavraj. /Periskopi.com

mavraj

Mavraj: Nuk frikësohemi nga asnjë skuadër

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka folur para ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.

Periskopi.com Sporti

30-vjeçari thotë se Kuqezinjtë nuk frikësohen nga asnjë skuadër.

“Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin, por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tanë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta, por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë. Në këtë ndeshje nuk testohet vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi dhe bashkë me tifozët, pasi siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë mund ta humbim dhe ne kontrollin e ndeshjes. Gjithsesi jam optimist se do ia dalim”, është shprehur Mavraj. /Periskopi.com

mavraj

Mavraj: Ndaj Spanjës mund ta pësojmë si Kosova

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj thotë se Kuqezinjtë mund të pësojnë debakël nga Spanja, njëjtë sikurse Kosova që pësoi nga Kroacia mbrëmë 0:6.

Periskopi.com Sporti

Por, Mavraj thotë se Kombëtarja Shqiptare nuk frikësohet nga asnjë skuadër.

“Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tonë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë. Në këtë ndeshje nuk testohet vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi dhe bashkë me tifozët, pasi siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë mund ta humbim dhe ne kontrollin e ndeshjes. Gjithsesi jam optimist se do ia dalim”, u shpreh ai.

Kombëtarja Shqiptare renditet e para në grupin G me gjashtë pikë, para dy gjigandëve të futbollit botëror, Spanja dhe Italia që kanë nga katër pikë. /Periskopi.com

ancelotti

Ancelotti provokon Mavrajn me birra

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti e ka provokuar në mënyrë idirekte mbrojtësin shqiptar që luan për Këlnin, Mërgim Mavraj.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e trajnerit italian dhe ajo e mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare takohen sot me fillim nga ora 15:30.

Ancelotti thotë se për çdo pikë të fituar në këtë takim do të konsumojë nga një birrë.

“Do të përpiqem të pi tri birra, nëse marrim tre pikët ndaj Këlnit”, deklaroi Ancelotti.

“Pra, për çdo pikë të marrë do të konsumoj një birrë. Ndoshta i bëj edhe katër”, shtoi ai.

Mavraj kishte refuzuar kohë më parë të bartte fanelën e kombëtares në stërvitje ku reklamohej birra e Pejës.

mavraj/Periskopi.com

mavraj-hysaj

Kombëtarja shqiptare zgjedh kapitenin e ri

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të ketë së shpejti një kapiten të ri.

Pensionimi nga Kombëtarja i Lorik Canës do të rezultojë me një emër të ri, i cili do ta bartë këtë përgjegjësi.

Sipas ‘Albeu.com’, katër kandidatët për kapiten janë: Ansi Agolli, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj dhe Mërgim Mavraj. /Periskopi.com

COLOGNE, GERMANY - JULY 06:  Mergim Mavraj poses during 1. FC Koeln Team Presentation at RheinEnergieStadion on July 6, 2015 in Cologne, Germany.  (Photo by Simon Hofmann/Bongarts/Getty Images)

Sampdoria kërkon Mavrajn

Periskopi.com Sporti

Klubi i njohur italian, Sampdoria është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj.

Mediat italiane raportojnë se dëshira e Presidentit të kësaj skuadre është transferimi i 30-vjeçarit shqiptar, i cili është pjesë e Këlnit.

Mavraj zhvilloi paraqitje mjaft të mira me ‘Kuqezinjtë’ në Kampionatin Europian 2016. /Periskopi.com