Djali i Sami Lushtakut e merr seriozisht garën për deputet, shikoni çfarë ka bërë sot (Foto)

Periskopi.com Lajme

 

Djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, do jetë në listën e PDK-së për zgjedhjet nacionale që do mbahen me 11 qershor.

Edhe pse përfshirja e emrit të tij në listë per deputet nuk është tamam zyrtare, Mërgim Lushtaku, tashmë ka nisë fushatën para-elektorale, shkruan Magazina.al

Kohëve të fundit Mërgimi është parë duke realizuar takime me elektorat, sidomos me moshat e reja.

Kurse sot, djali i komandantit të UÇK-së, ka realizuar edhe një set me fotografi që do t’i përdor gjatë fushatës.

Mërgimi ishte në Skenderaj, aty ku realizoi fotografi profesionale tek fotografi, Sefer Aliqkaj.

Ky i fundit ka postuar një fotografi në Facebook bashkë me kandidatin për deputet me mbishkrimin “Fotoshooting me Mergim Lushtakun”.

Padyshim se fotot do dalin të mira, duke parë një kujdesje të veçantë që Mërgimi i kushtuar vetës para se të dal përballë aparatit, shkruan Magazina.al

PDK ende nuk ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë, por kurdo që bëhet Mergimi do jetë në të.

Reklamë
Reklamë

Djali i Sami Lushtakut thotë se njerëz brenda PDK-së kanë dorë në dënimin e babait të tij

Gjykata e Apelit vendosi që kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, të dënohet me shtatë vite burg, por me këtë assesi të pajtohet djali i tij, Mërgimi, që thotë se “këto janë lojëra politike” dhe se do t’i drejtohen Gjykatës Supreme nga e cila presin që së paku ta kthejnë rastin në rigjykim.

Periskopi.com Lajme

Këto komente ai i bëri në InfoBox të RTV Dukagjinit, ku akuzoi edhe bashkëpartiakë të babait të tij se e duan Samiun në burgje.

“Unë besoj se drejtpërdrejt nuk kanë pasë si t’ia bëjnë, por tërthorazi ka mundësi që disa njerëz edhe kanë fol te ndërkombëtarët, duke vepruar vet antiligjshëm dhe duke i thënë se Sami Lushtaku është pengesë për këtë çështje. Në këtë rast po flasim për PDK-në. I dimë kush janë këta njerëz, por nuk është me rëndësi t’i identifikojmë”, ka thënë ai.

Lidhur me akuzat e fundit nga një gjyqtar ndërkombëtar në Prokurorinë Speciale, ku pos tij janë të përfshirë edhe 23 të akuzuar të tjerë, Mërgimi thotë se nuk është në dijeni për këtë dhe se nuk i njeh gjyqtarët e EULEX-it.

“Unë nuk i pranoj gjyqtarët e EULEX-it, sepse po tregohen shumë qartë se janë antishqiptar dhe nuk i duan njerëzit e luftës”, u shpreh ai.

Lushtaku thotë se nuk kanë lëvizë nga QKUK-ja në datën e 20-22 majit të vitit 2014. Ai madje hedh poshtë çdo mundësi se kanë paguar dëshmitarët për të ndryshuar dëshmitë e tyre.

“Asnjëherë unë nuk jam marr me dëshmitarë. Nuk kam pas kohë unë të merrem me dëshmitarë”, tha ai

Reklamë
Reklamë