brahimi

Brahimi nuk lejohet te luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Federata Botërore e Futbollit e njohur shkurt si FIFA, thuhet të ketë marrë vendim negativ sa i përket paraqitjes së futbollistit Mërgim Brahimi me Përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e konfirmon për ‘Telegrafin’ një burim i afërt me lojtarin, ndërsa arsyeja kryesore e moslejimit për të luajtur për Kosovën thuhet të jenë paraqitjet e lojtarit për Zvicrën dhe Kombëtaren Shqiptare në të kaluarën.

“Për arsyeje që Mërgim Brahimi ka luajtur me Zvicrën, Shqipërinë dhe përsëri Zvicrën iu është pamundësuar të luaj në ndeshje zyrtare me Kosovën. Jemi në dijeni që FFK po mundohet në të gjitha mënyrat për ta bërë të mundur aktivizimin e Mërgimit por kjo gjë ka pak shanse të ndodhë”, thotë ky burim i Telegrafit.

24-vjeçari ka qenë shpeshëherë lojtari kyç te Përfaqësuesja e Kosovës. /Periskopi.com