Talenti kosovar nënshkruanë kontratë me RedBull Salzburg

Mërgim Berisha po i hedh me shpejtësi hapat në karrierën e tij.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Kosova, vetëm 18 vjeç, ka shënuar 11 gola me Liferingun në divizionin e dytë austriak dhe 7 gola me Salcburgun në UEFA Youth League, në pak muaj këtë sezon.

Kjo ka bërë që Salcburgu t’i firmosë një kontratë profesionisti, deri në vitin 2020, ndërkohë që e ka marrë me vete në Dubai, për fazën përgatitore të janarit.

Gjithashtu, Berisha do të vazhdojë të jetë i regjistruar edhe te Liferingu, ndaj mund të aktivizohet aty sa herë të jetë e nevojshme.

Kristof Frojnd, drejtori sportiv i Red Bulls, thotë: “Mërgimi është zhvilluar jashtëzakonisht në muajt e fundit, ka potencial të madh dhe nëse punon shumë, ai mund të ndjekë rrugën e disa lojtarëve para tij, që janë rritur tek akademia jonë, kanë kaluar nga Liferingu dhe janë bërë të rëndësishëm në ekipin e parë”.

Vetë Berisha deklaron: “Luaj prej moshës 10 vjeç në këtë klub dhe jam shumë i kënaqur që kam firmosur kontratë profesionisti. Ndihem shumë mirë në këtë klub, ndaj ishte e thjeshtë për mua të merrja vendimin për të qëndruar këtu

Bomberi kosovar shënon pesë gola për RedBull Salzburg

Talenti kosovar Mërgim Berisha ka shkëlqyer për ekipin e të rinjve të Salzburgut në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Periskopi.com Sporti

Mërgimi këtë e bëri në ndeshjen ndaj Kairat Almatyt ku shënoi pesë gola, kjo ndeshje ishte e vlefshëme për Ligën e Kampionëve për të rinj.

Ekipi i Salzburgut U19 fitoi me rezultat 8 me 1 ndaj Kairat Almatyt. Berisha shënoi në minutat 24’, 70’, 80’, 87’ dhe 90’.

Takimi i kthimit zhvillohet më 23 nëntor. /Periskopi.com